Puna: Plaanet tuaja do të realizohen nëse bazohen në një analizë të projekteve dhe aktiviteteve të mëparshme. Ka disa ndryshime përpara, të cilat do t’ju bëjnë të lumtur, dhe do të jetë veçanërisht e dobishme për ju që të investoni pak kohë dhe energji për të ushqyer kontaktet e biznesit.

Shëndeti: Dhimbje koke të mundshme. Humori juaj varet shumë nga sasia e dritës, ndaj përpiquni të merrni pak ajër të pastër çdo ditë.

Dashuria: Kohëve të fundit jenë shumë të preokupuar me partnerin dhe gjendjen e marrëdhënies suaj. Xhelozia ngadalë ka zënë vend edhe në lidhjen tuaj dhe ndiheni sikur dëshironi t’i kontrolloni edhe ndjenjat e të tjerëve. Mundoheni që kontrollin ta përvetësoni me ndihmën e disa kërkesave ndaj vetive materiale ose psikologjike të personave tjerë. Lidhja nënkupton ndarjen e emocioneve dhe besimit me njëri-tjetrin. Mundohuni t’i shmangeni kurthit të kontrollit përmes shkëmbimit të mendimeve tua dhe partnerit.

DEMI (20 prill – 20 maj)

Puna: Në këtë javë kryesisht do të merrni me kënaqësitë tuaja, do të jeni shumë të qetë dhe të lumtur. Më pak do të koncentroheni në punë, e më tepër në ndenja dhe sport. Nëse te ju mbizotëron kujdesi dhe serioziteti tradicional, puna e përditshme mund ju mundësojë më tepër kënaqësi se zakonisht.

Shëndeti: Do të jeni plot energji, ndaj do hidheni në të gjitha aktivitetet e mundshme, të cilat do të jenë jashtëzakonisht të këndshme për ju. Kujdes me ushqimin, mund ta mbingarkoni stomakun.

Dashuria: Dashuria dhe ndjenjat romantike bëhen pjesë tepër intensive e jetës suaj. Disponimi romantik ju shpie larg obligimeve të përditshme në disa fusha më të dëshiruara. Kënaqësia për një kohë mund të zbusë brengat e jetës së përditshme. Kjo nuk do të thotë se nuk do të vazhdoni me betejat e jetës së përditshme, por përmes tyre mund të arrini kënaqësinë dhe ndjenjën e krenarisë.

BINJAKËT (21 maj – 21 qershor)

Puna: Ju më së miri mund ta shfrytëzoni situatën në planin financiar. Përparimi gjithmonë ka qenë rezultat i rrëzimit të së vjetrës, në mënyrë që të mbetet vend për atë që është e re. Ajo “e re” mund të plotësohet me fuqinë e imagjinatës suaj dhe ideve vizionare. Rëndësi e posaçme duhet t’i kushtohet fjalimit, fjalës, të folurit, udhëtimit. Nëse u jepet mundësi të udhëtoni, gjithsesi duhet ta pranoni.

Shëndeti: Nuk keni probleme shëndetësore, por mund të mbingarkoni tretjen, të shtoni pak peshë dhe më pas të nervozoheni për këtë.

Dashuria: Leni teket anash dhe planifikoni kohën me partnerin tuaj. Kjo periudhë është potenciale edhe për binjakët e lirë të njoftojnë dikë, që qysh në fillim do të kuptohet se mund të shndërrohet në lidhje fantastike – që do të zhvillohet me kalimin e kohës

GAFORRJA (22 qershor – 22 korrik)

Puna: Jeni të kthyer në anën tjetër të gjërave personale dhe kujdeseni për disa brenga kolektive. Ju merrni një dozë të madhe të energjisë pozitive, frymëzim dhe qasje serioze. Tani mund të korrni suksesin e mundit tuaj, të përparoni në karrierë ose të materializoni meritat tuaja për përkushtimin në profesion.

Shëndeti: Ju vetë duhet të kujdeseni për shëndetin kur të jetë e mundur, mbani kondicionin dhe largohuni nga shprehitë e dëmshme.

Dashuria: Nëse gjatë periudhës së kaluar e keni kërkuar me zell partnerin, këto ditë ju do të jeni ai që do të ketë nevojë të thotë – stop. Me një fjalë, do të refuzoni mjaft oferta sepse kënaqeni me lirinë të cilën e keni. Shikoni mirë të gjitha aspektet dhe vlerësoni me mençuri situatën në mënyrë që të merrni vendimin e duhur.

LUANI (23 korrik – 22 gusht)

Puna: Edhe vetë e ndjeni se jeni të pjekur dhe se jeni të gatshëm të merrni disa vendime të reja në jetën tuaj, sidomos ato vendime që kanë të bëjnë me lidhjet tuaja të partneritetit dhe jetën në shtëpi. Kjo nënkupton se është koha për t’u dashuruar, dhe për të ngjallur pasionin në lidhjen tuaj.

Shëndetësi: Problemet kalimtare shëndetësore, dhimbje koke dhe rënie e vogël e energjisë. Relaksohuni dhe pushoni, do të kalojë.

Dashuria: Juve është vështirë t’ju ndryshohet mendimi nga bindjet tuaja. Tërë ajo sipas të cilës keni bërë përcaktime se sa vleni në shoqëri dhe sa dëshironi të posedoni çdo gjë në mënyrë që të forconi atë ndjenjë, është bërë më pak e rëndësishme. Personat e lirë, me diplomacinë që kanë do të jenë në gjendje të ofrojnë gjininë e kundërt, por nuk është e thënë se edhe do të mund ta mbajnë atë lidhje.

VIRGJËRESHA (23 gusht – 22 shtator)

Puna: Ju jeni krenar me statusin e një personi modern, origjinal dhe të veçantë. Bile edhe ju vetë e mbani hapin me ndryshimet dhe filloni të lëvizni me stabilitet pak më të theksuar. Një ofertë e papritur është e mundur, dhe kur ta merrni, jini të hapur – shprehni dyshimet, si dhe pritshmëritë tuaja.

Shëndeti: Mos harroni shëtitjet dhe vitaminat, gjumin e rregullt dhe vaktet e moderuara, kështu që nuk do të keni asnjë problem.

Dashuria: Këto ditët çdo gjë do të keni nën kontroll – mirëpo mos harroni se kontrolli nuk e zëvendëson besimin në dashuri. Ndoshta mund të mendoni se kjo është një siguri në lidhjen tuaj, por në një perspektivë afatgjate kjo mund të ketë pasoja dhe t’i lë përshtypje negative partnerit. Nëse kësaj radhe i keni “tejkaluar” ato aventura, me siguri se keni luftuar për më shumë hapësirë rreth vetvetes dhe ende jeni të vendosur të ruani atë që për ju është private.

PESHORJA (23 shtator – 23 tetor)

Puna: Ju nuk jeni dashamirës i ndryshimeve, i adhuroni shtigjet e drejta dhe vlerat tradicionale. Planetët u japin shpresë dhe frymëzim që në mënyrë të re t’i vendosni gjërat në vend të vetin. Mirëpo, pasi që ky është proces që zgjatë shumë, disa gjëra janë ende të paqarta për ju dhe të gjitha ndryshimet janë të vështira.

Shëndeti: Ka mundësi që të paraqiten disa çrregullime të vogla kronike, të cilat ndoshta lidhen me disiplinën (ushqimi, pijet, gjumi i rregullt).

Dashuria: Mendoni mirë se çfarë u karakterizon si të veçantë, si person të vlefshëm. Personat e lirë të kësaj shenje do të kenë mundësi t’ia falin zemrën e tyre ndonjë personi. ose ndoshta një lidhje tashmë e filluar do të zhvillohet edhe më shumë.

AKREPI (24 tetor – 21 nëntor)

Puna: Ngjarjet e këtyre ditëve në hapësirën qiellore fuqimisht do të ndikojnë në punën tuaj, karrierën, pozitën në shoqëri. Java është mjaft e përshtatshme për projekte të reja. Këto projekte mund të jenë mirë të përgatitur për një kohë të gjatë, mirëpo gjithmonë ekziston edhe një pjesë e rrezikut dhe kthesave të paparashikueshme.

Shëndeti: Fluksi i energjisë dhe emocionalitetit do t’ju zgjojë dhe do ndiheni më të gjallë se më parë, ndaj shfrytëzojeni për të filluar menjëherë ushtrimet dhe zbatoni këtë strategji për një mënyrë jetese më të shëndetshme, të cilën e keni planifikuar prej kohësh.

Dashuria: Dëshironi të planifikoni gjëra të reja, mirëpo do t’ju mungojë siguria Askush nuk është i përkryer – andaj mos i humbisni rastet. Është periudhë potenciale që akrepat të njoftojnë dikë, që qysh në fillim do të kuptohet se mund të shndërrohet në lidhje fantastike – që do të zhvillohet me kalimin e kohës.

SHIGJETARI (22 nëntor – 21 dhjetor)

Puna: Është e mundur që për një kohë e duroni edhe stresin nën të cilin gjendeni. Për shkak të ndjenjës së pasigurisë mund të punoni më tepër në mënyrë që të merrni më tepër mirënjohje për punën tuaj dhe në bazë të asaj të ndiheni më mirë. Mirëpo, pikërisht për shkak të ndjenjës së njëjtë të pasigurisë, mund të ndodh edhe e kundërta, që brengosja e vazhdueshme të dëmtojë shëndetin tuaj. Më në fund duhet të pranoni se ka ardhur koha për ndryshime.

Shëndeti: Edhe vetë jeni të vetëdijshëm se shumica e ngarkesave tuaja vjen nga stresi dhe nervoza e vazhdueshme.

Dashuria: Në përgjithësi duhet të tregoni fair-play edhe në lidhjen tuaj dhe t’ua jepni partnerit të drejtat që i takojnë, ose që i kërkoni për veten tuaj. Shigjetarët e lirë mund të takojnë dikë shumë interesant përmes punës, ndaj kushtojini vëmendje atyre që lëvizin rreth jush.

BRICJAPI (22 dhjetor – 19 janar)

Puna: Gjendeni në kohën kur jeni duke e forcuar mendjemprehtësinë tuaj të brendshme, në të cilën jeni duke hulumtuar dhe shfrytëzuar qasje të ndryshme ndaj situatave të jetës së përditshme. Në çdo aspekt, theksi bie mbi financat të cilat i shihni nga një këndvështrim tjetër nga ai i personit të pjekur që mund të ballafaqohet me çfarëdo sfide.

Shëndeti: Koncentrimi i theksuar i energjisë mund të reflektohet edhe përmes udhëtimeve të shumta, nevojës për të lexuar, mësuar etj.

Dashuri: Disponimi do të përcjellë gjendjen tuaj stabile edhe në dashuri. Ju tashmë e keni kuptuar se sinqeriteti është ajo pikë ku duhet të keni kujdes. Do të gjeni forcë dhe stabilitet të ri emocional, kështu që do të jeni më të qetë kur vjen puna për të gjetur partnerin e duhur.

UJORI (20 janar – 18 shkurt)

Puna: Ndihma juve u vjen vetëm nga Marsi, i cili këto ditë hyn në shenjën tuaj dhe u jep një dozë të energjisë, mirëpo edhe mundësi të pakujdesisë dhe lëndimit. Për shkak të ndikimit të madh të planetëve, ju nuk jeni sa duhet në formë. Jeni tepër të ndjeshëm, të preokupuar dhe të kthyer kah vetvetja. Ju dëgjoni se çfarë po ndodhë me ju dhe me siguri se ëndërroni intensivisht dhe me anë të ëndrrave mundoheni të gjeni gjurmët e fshehura.

Shëndeti: Një rënie e vogël e energjisë në mes të javës mund të rezultojë në një rënie të imunitetit. Rrisni marrjen e vitaminave, pushoni dhe relaksohuni sa më shumë që të jetë e mundur.

Dashuria: Jeni të preokupuar me të kaluarën dhe ndjeni pikëllim. Ndjeshmëria e tepërt ju shpie kah ndarja e ndjenjave me të tjerët, të cilët për një moment mund të gjenden në pozitën tuaj sa që do të dëshironit të largoheni diku larg dhe të fshiheni.

PESHQIT (19 shkurt – 20 mars)

Puna: Jeni të vetëdijshëm për disa kufizime në situatën e tashme. Edhe pse dëshironi të keni bazë të fortë nën këmbë, ndjeni se jeni të “mëdhenj” për disa gjëra dhe jeni i gatshëm të zbuloni diçka të re që është jashtë përvojës suaj ekzistuese.

Shëndeti: Jeni plot energji dhe ndiheni mirë. Mund të pushoni dhe të relaksoheni në mënyrën që ju pëlqen më shumë, vetëm mos u bëni shumë dembel.

Dashuria: Nuk jeni të qetë dhe gjithmonë kërkoni diçka të re. Të hapesh ndaj diçkaje të re nuk do të thotë edhe pranosh atë të re. Juve gjithmonë u janë nevojitur përgjigjet dhe jeni mjaft përzgjedhës para se të pranoni diçka të re. Ajo që partnerin ka kuptim, për ju mund të mos ketë vlerë. Megjithatë, duhet të tregoheni të kujdesshëm – mos i jepni vetes liri, për të cilën të tjerët do t’i kishit kritikuar.