13 C
Priština
More

    Pyetjet që duhet t’i shmangni në takimin e parë

    spot_imgspot_img

    Në takimet e para me dikë që ke vendosur t’i japësh një mundësi njohjeje, përveç sikleteve paraprake, të tipit “çfarë do vesh/cilin parfum të hedh sot”, shpesh herë e gjeni veten duke folur para pasqyrës ose duke krijuar skenare për mënyrën si do të shkojë biseda dhe duke menduar se si do e prezantoni veten sa më mirë te personi tjetër.

    Këtu më poshtë i keni disa pyetje dhe tema që disa ekspertë lidhjesh thonë që është më mirë të mos i bëni në takimin e parë:Si është marrëdhënia jote me prindërit?

    Kjo është një pyetje shumë personale dhe nuk do doje të dukeshe sikur po interesohesh më tepër seç duhet për jetën e tij familjare.

    Pse u ndave nga e dashura/i dashuri i fundit?

    Të sjellësh në bisedë një histori të shkuar është një nga gjërat që mund të prishë takimin, pa përjashtuar faktin që personi tjetër nuk do tregohet i sinqertë në përgjigje.

    Si ia del të punosh në këtë lloj pune?

    Shmang totalisht komentet paragjykuese, aq më tepër për punën dhe mënyrën e jetesës.

    Pse nuk bëre…? – pasi ju tregon një histori që ka ndodhur

    Mos komento ngjarje dhe vendime të tij me tone negative apo pyetje moraliste. Kujtoni që ai ju besoi një histori dhe në takim jeni për të kaluar mirë jo për të paragjykuar jetën e secilit.

    A je në kërkim të një lidhjeje?

    Nëse kjo pyetje bëhet që në takim të parë, edhe nëse personi tjetër vërtet është në kërkim të një lidhjeje serioze, do trembet dhe nuk do e pranojë këtë gjë; fundja, njësoj si në një intervistë pune ku ti nuk e di nëse je kandidati i duhur.

    Çdo gjë ka kohën e vet, mjafton të shijoni bisedën, të shijoni momentin pa u menduar shumë gjatë se si do shkojë nesër

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...