DASHI (20 Mars- 20 Prill)

Puna: Kjo javë do të jetë e suksesshme për ju; do të varet nga puna në të cilën do të jeni të angazhuar. Edhe pse për momentin keni një karrierë pune, do të ishte mirë edhe të ndryshoni ndonjë gjë në aspektin profesional – në mënyrë që t’i shmangeni monotonisë. Madje, ndoshta do të ishte mirë të filloni të merreni me diçka krejt tjetër nga ajo çfarë keni bërë deri më sot. Ide të reja mund t’ju lindin nëse kontaktoni kolegët tuaj, me të cilët nuk keni pasur kohë të diskutoni plane biznesi. Në këtë mënyrë mund të arrini motivim për punë dhe sukses në karrierë.

Shëndeti: Kaloni më shumë kohë në natyrë.

Dashuria: Do t’ju nevojitet pak më shumë përkushtim që lidhja juaj të funksionojë asht siç duhet. Përpiquni që të angazhoheni më shumë, ndërsa freski në jetën tuaj bashkëshortore mund të sjellin pushimet në vendet ku nuk keni qenë bashkë më parë, të bisedoni për tema që deri vonë i keni konsideruar tabu, apo edhe ndonjë ndryshim në shtrat. Thjesht, kërkohet ndonjë ndryshim që jeta juaj e përbashkët të mos bëhet monotone. Personat e lirë do të kenë mundësi të takojnë ndonjë person shumë interesant, vetëm se kërkohet të jenë më aktivë.

DEMI (20 Prill – 21 Maj)

Puna: Nëse keni diçka për të prezantuar këtë javë, atëherë do të jeni në elementin tuaj më të mirë – pa marrë parasysh se për çka bëhet fjalë. Qoftë një ide, një produkt, apo edhe ndonjë bashkë-investim, ju do të dini të gjeni çelësin e suksesit. Po ashtu kjo javë j është e përkryer edhe nëse jeni në kërkim të punës – sidomos për personat që kanë lindur në dekadën e parë të kësaj shenje. Megjithatë, suksesi në aspektin profesional nuk do të mungojë as për personat e lindur në dy dekadat tjera të kësaj shenje. Drejt suksesit do të mund t’ju çojnë kontaktet profesionale, respektivisht bashkëpunimi. Në fundjavë do të mund ta merrni edhe një ndihmë të çmuar nga një i afërm ose mik/shok, që do t’ju ndihmojë të përfitoni në aspektin financiar.

Shëndeti: Prirja ndaj lëndimeve të ekstremiteteve.

Dashuria: Gjatë kësaj jave duhet të jeni më të sinqertë me partnerin, në mënyrë që lidhja juaj të forcohet edhe më shumë. Në këtë mënyrë do të mund të arrini që dyshimet për të kaluarën të zhduken. Historia e pastër është ajo që lidhjen tuaj do ta bëjë edhe më të ndritshme, respektivisht që i siguron jetë të gjatë. Personat e lirë të kësaj shenje duhet të jenë të hapur në komunikim, dhe në këtë mënyrë të pushtojnë shpirtin e partnerit eventual.

BINJAKËT (21 Maj- 21 Qershor)

Puna: Jo vetëm në profesion, por edhe në jetën private do të jeni shumë të motivuar këto ditë. Angazhimi juaj në punë do t’iu bie në sy eprorëve tuaj, por kujdes të mos rraskapiteni nga obligimet e shumta që do t’ju pushtojnë. Koncentrohuni në ato pika që mund t’ju sjellin përfitime në karrierën tuaj. Pra, ju duhet një plan për përcaktimin e prioriteteve në aspektin profesional. Personat e lindur në dekadën e dytë dhe të tretë të kësaj shenje do të mund të kenë probleme me harresë – që mund t’iu sjellë telashe në aspektin profesional. Megjithatë, një organizim më i mirë, respektivisht nëse mbajnë shënime – edhe ky problem mund të kalojë pa u vërejtur.

Shëndeti: Pagjumësia.

Dashuria: Merrni pak kohë të lirë për të menduar se çka dëshironi të ndryshoni tek partneri juaj. Pra, keni nevojë për plane, për të kuptuar se si mund të kaloni një javë të hareshme në sferën e dashurisë. Pozitive është se energjia nuk do t’ju mungojë, pa marrë parasysh se çfarë vendosni të bëni. Personat e lirë të kësaj shenje kanë mundësi të mirë që ta ndryshojnë statusin e tyre “single” – por natyrisht, duhet të heqin dorë nga flirtimet e shumta që bëjnë.

GAFORRJA (21 Qershor- 23 Korrik)

Puna: Fillimjava nuk do t’ju bëjë një person të karrierës. Thjesht, nuk do të jeni të gatshëm të ballafaqoheni me konkurrencën – ndërsa nuk do të jeni të interesuar as për punë të pista. Megjithatë, duhet të kujdeseni që mos t’ju shfrytëzojnë – prandaj, nganjëherë përgatituni të thoni “Jo”. Kokëçarje këtë muaj mund t’ju sjellin financat, kur do të keni nevojë për më shumë para. Sidoqoftë, yjet na bëjnë me dije se javën tjetër, gjendja juaj financiare do të fillojë të stabilizohet.

Shëndeti: Kaloni më shumë kohë në natyrë.

Dashuria: Jeta juaj sentimentale do të jetë e mbushur me harmoni – dhe kjo vjen si pasojë e kohës së mjaftueshme që do ta keni për partnerin tuaj. Me një fjalë, java do të sjellë për ju mjaft lumturi, ndërsa partneri do t’ju lejojë të jeni gjithnjë e më afër tij. Personat e lirë do ta kenë në dispozicion një kohë të përkryer për ta gjetur partnerin e jetës. Megjithatë, yjet porosisin që të jenë më aktivë, dhe të mos mbyllen brenda vetes.

LUANI (23 Korrik – 23 Gusht)

Puna: Këtë javë askush nuk do të duhej të merrte guxim të matet me ju në aspektin profesional. Me mbështetjen që keni nga yjet, duket sikur Puna juaj fillon nga tani. Megjithatë, në një gjë duhet të keni kujdes, dhe ajo është në përzgjedhjen e partnerit në biznes. Sidoqoftë, egoja e fortë dhe angazhimi i sinqertë do t’ju bëjë fitues – dhe prijës në punën që mund ta bëni bashkërisht me të tjerët. Thënë ndryshe, java është e përkryer që ju të tregoni gjithë ato që i dini, dhe të tregoni fuqinë tuaj intelektuale dhe kreative. Edhe në aspektin financiar keni mbështetjen e yjeve – vetëm kërkohet që të jeni pak më aktivë.

Shëndeti: Keni nevojë për pushim.

Dashuria: Edhe në aspektin sentimental ju pret një periudhë e suksesshme po që se arrini t’i kushtoni pak më shumë kohë partnerit tuaj. Personat e lirë të kësaj shenje kanë po ashtu një periudhë të frytshme para tyre, ndërsa njoftimi me një person, rreth fundjavës, do t’ju sjellë një lidhje të paharrueshme, që te disa persona mund të kurorëzohet edhe me dashuri të përjetshme.

VIRGJËRESHA (23 Gusht – 23 Shtator)

Puna: Gjatë kësaj periudhe kohore do ta keni mbështetjen e yjeve në sferën profesionale. Pra, mund të përfitoni njohuri të reja, por edhe duke u ngritur në karrierë apo edhe në sytë e eprorëve tuaj. Periudhë e suksesshme do të jetë kjo edhe për personat që janë në kërkim të punës – ngase, përmbajtja e yjeve ju siguron sukses në çdo punë të re apo projekt të ri. Fatkeqësisht, kjo periudhë nuk është gjithaq e favorshme në aspektin financiar, kur shpenzimet do të jenë shumë të mëdha sesa të hyrat që do t’i realizoni. Pra, kujdesuni të kurseni, që më lehtë ta kaloni problemin që mund të paraqitet në fund të javës.

Shëndeti: Shmangni ushqimin djegës dhe me erëza.

Dashuria: Për të pasur një jetë të lumtur në sferën emocionale kërkohet të keni më shumë kohë për partnerin. Duhet të largoheni nga stresi dhe obligimet e shumta, sepse ato mund t’ju prishin punë. Me qetësi duhet shkuar drejt lumturisë dhe dashurisë aq të nevojshme për ju. Personat e lirë, do të mund të tregohen dashnorë të vërtetë gjatë kësaj kohe, por vetëm nëse ketë punë e marrin me seriozitet.

PESHORJA (23 Shtator – 23 Tetor)

Puna: Duket sikur juve ju ndjek suksesi. Aftësia juaj për t’i analizuar gjërat në mënyrë të duhur, dhe për të prezantuar idetë kreative që keni ndikojnë që ju çdoherë të jeni në radhët e ekipit fitues, qoftë në aspektin profesional, qoftë edhe në atë financiar. Koncentrimi i energjisë në drejtim të duhur do të bëjë që ju sërish të jeni në anën e fituesve – e ndoshta edhe të përfitoni një shumë të majme parash. Gjithsesi, përfitim financiar do të keni këto ditë. Thënë ndryshe, shfrytëzojeni këtë mbështetje që keni nga yjet, sepse nuk përsëriten shpesh në jetë.

Shëndeti: Kaloni më shumë kohë në natyrë.

Dashuria: Gjatë kësaj periudhe kohore do të kërkoni më shumë përkushtim nga partneri – dhe nëse fitoni atë që kërkoni, pra vëmendjen e tij, atëherë nuk do të përtoni që të dhuroni puthje, komplimente, dhe dhurata të ndryshme. Personat e lirë duhet të shoqërohen më shumë, të jenë pjesë aktive e shoqërisë, sepse aty i pret befasia dhe mundësia për ta ndryshuar jetën e tyre.

AKREPI (23 Tetor – 22 Nëntor)

Puna: Duket qartë së në vendin tuaj të punës çdo gjë ecën për mrekulli. Angazhimi juaj s’ka si të kalojë pa u vërejtur, mirëpo problemet e vogla mund të shfaqen gjatë komunikimit me bashkëpunëtorët tuaj. Ju thjesht nuk pëlqeni të ndalni temperamentin tuaj aktiv, dhe kjo nganjëherë edhe mund t’iu pengojë njerëzve. Pra, sukseset nuk do të mungojnë në karrierë, vetëm kujdesoni që të mos shkëmbeni fjalë të panevojshme me eprorët, apo bashkëpunëtorët tuaj. Edhe financiarisht do të keni sukses gjatë kësaj periudhe kohore, vetëm se duhet t’i shfrytëzoni rastet që ju vijnë.

Shëndeti: Kontrolloni pasqyrën e gjakut.

Dashuria: Gjatë këtyre ditëve do të ketë momente kur jeta juaj bashkëshortore do të vihet në sprovë. Për ta kthyer gjendjen në normale, nevojitet më shumë përkushtim, humor, por edhe buzëqeshje. Në këtë mënyrë mund t’i evitoni mosmarrëveshjet eventuale që mund të lindin. Personat e lirë nuk duhet të kërkojnë partnerin ideal të jetës, sepse do të jenë të tradhtuar – por kanë gjasa për argëtim.

SHIGJETARI (22 Nëntor – 22 Dhjetor)

Puna: Në aspektin profesional do të kenë fat vetëm shigjetarët e lindur në pjesën e parë të kësaj shenje. Këta persona thjesht do të rrezatojnë dije dhe kreativitet, ndërsa personat e lindur në dy dekada të tjera të kësaj shenje, duhet të punojnë më zell në mënyrë që të tregojnë sa dinë dhe sa vlejnë. Gjithashtu, këta persona duhet të heqin dorë edhe nga puna grupore dhe të orientohen në iniciativa dhe ide personale – sepse vetëm kështu mund të dëshmohen. Një rrëfim i ngjashëm i pret edhe në aspektin financiar, ku vetë duhet të bëjnë përllogaritje të sakta, se ku dhe si duhet investuar.

Shëndeti: Probleme me reumatizmin.

Dashuria: Nuk do të jeni shumë të dhënë pas sferës emocionale – por në një mënyrë, dikush edhe mund të përfitojë nga kjo, sepse në vend të dashurisë do të falni mbështetje dhe kjo do të jetë e mirëseardhur për partnerin tuaj. Këtë do ta kuptoni kur si shenjë falënderimi do të merrni buzëqeshjen e partnerit. Personat e lirë i pret një lidhje goxha e mirë, por që nuk do të zhvillohet menjëherë, por me kalimin e kohës.

BRICJAPI (22 Dhjetor – 20 Janar)

Puna: Në aspektin profesional do të jeni shumë të kujdesshëm dhe të saktë sikur ora e Zvicrës. Po ashtu nuk do t’ju mungojë as përkushtimi dhe kreativiteti – ndërsa do ta keni mbështetjen e yjeve për të zhvilluar karrierën tuaj në drejtim të duhur. Në përgjithësi, ju pret një javë e favorshme në aspektin profesional – kur edhe mund të shpalosni ndonjë projekt të lënë pas dore, i cili do të mund të zhvillohet hovshëm dhe kështu ëndrra juaj të bëhet realitet. Mos hezitoni të tregoni sa dini dhe sa mund të kontribuoni qoftë në vendin ku punoni, qoftë edhe të ndonjë investitor i mundshëm.

Shëndeti: Shmangni alkoolin.

Dashuria: Yjet ju bëjnë me dije se është kohë të sprovoni diçka të re në dashuri. Pra, mos hezitoni të bëni ndryshime bashkë me partnerin, sepse në këtë mënyrë mund të arrini lumturinë e kërkuar. Edhe personat e lirë kanë një javë shumë të favorshme për të gjetur partnerin e jetës. Mirëpo, për të arritur këtë duhet të jenë më të vëmendshëm, të marrin vesh se kush interesohet për ta, dhe të mos ngurrojnë të shfaqin ndjenjat para personave për të cilët janë të interesuar.

UJORI (20 Janar- 18 Shkurt)

Puna: Jo vetëm planifikimi dhe organizimi i duhur do të jenë çelësi i suksesit tuaj në aspektin profesional. Që të arrini t’i përmbushni synimet që ua keni parashtruar vetes, do t’ju duhet më shumë durim dhe përqendrim në punë. Përkundër faktit se mund të mos jeni gjithaq të vullnetshëm për t’i përmbyllur punët që ju presin, me përkushtim të shtuar mund ta mposhtni konkurrencën dhe më vonë të korrni suksesin që keni ëndërruar. Qëndrueshmëria profesionale gjatë kësaj periudhe mund t’ju shpaguhet goxha shumë në aspektin financiar pakëz më vonë – andaj, mos hiqni dorë nga suksesi.

Shëndeti: Gjeni një sport për veten.

Dashuria: Java është një periudhë e përkryer që bashkë me partnerin të planifikoni jetën tuaj bashkëshortore. Natyrisht, sharmin lidhjes tuaj i jep sinqeriteti që e tregoni gjithherë ndaj partnerit. Megjithatë, duhet të përpiqeni të gjeni më shumë kohë të lirë për të kaluar së bashku me partnerin, dhe për të planifikuar të ardhmen tuaj, që gjithsesi merr premisa të një lumturie të gjatë. Personat e lirë, duhet të jenë më të zellshëm dhe të mos presin që dashuria t’ju pikë prej qielli, por duhet të hidhen në kërkim të saj.

PESHQIT (18 Shkurt – 20 Mars)

Puna: Shpesh jeni të mbuluar me ide të reja, mirëpo ju mungon kuraja – respektivisht guximi për t’i prezantuar këto ide. Madje, shpesh dëshpëroheni kur shikoni se si përfitojnë të tjerët nga gjërat për të cilat ju keni ide të kristalizuara. Është momenti i fundit të mblidhni guxim – në këtë javë keni mundësi të mira që ëndrrat tuaja t’i bëni realitet. Mos ngurroni të dëshmoni sa dini dhe sa vleni, sepse kjo mund të jetë një hap i madh në karrierën tuaj. Natyrisht, lëvizje të tilla do të sjellin edhe përfitime të dukshme, dhe përmirësime në sferën tuaj financiare.

Shëndeti: Kontrolloni pasqyrën e gjakut.

Dashuria: Si peshk që jeni, sigurisht se keni pengesa për të shprehur ndjenjat dhe dëshirat tuaja para partnerit. Kjo mund të ketë zgjatur që një kohë të gjatë – mirëpo kjo javë është ideale që ju të tregoni se çka në fakt ndjeni. Po ashtu, kjo periudhë është e favorshme për t’i sqaruar dhe zgjidhur problemet që mund të jenë akumuluar. Nëse gjeni kurajë për t’i shprehur ndjenjat tuaja, ky veprim vetëm sa mund të forcojë lidhjen tuaj edhe më shumë dhe t’ju bëjë edhe më të lumtur. Personat e lirë të kësaj shenje, duhet t’i shprehin ndjenjat e tyre ndaj personit që e mbajnë të fshehur në zemrën e tyre.