6 mënyra të thjeshta për ta jetuar më gjatë kënaqësinë seksuale

spot_imgspot_img

Gjithçka ju duhet për të arritur kënqësinë maksimale në një marrëdhënie është ta njihni mirë trupin e njëri-tjetrit, ta lini veten të lirë, por edhe të jeni të hapur për gjërat që doni të arrini gjatë një akti. Më poshtë, janë renditur 6 mënyra të cilat do t’ju ndihmojë për ta jetuar më gjatë kënaqësinë seksuale.

1. Kaloni kohë të zhveshur pranë njëri-tjetrit! Të jesh e qetë me lakuriqësinë – tënden dhe të partnerit – është hapi i parë për të arritur seksin e dëshiruar. Nuk ka arsye të jesh e turpshme dhe modeste, kur je duke u kënaqur me disa lojëra intime. Është pothuaj e njëjta gjë si me strucin, që përpiqet për të fshehur kokën, ndërkohë që të pasmet i ka jashtë.

2. Gëzohu me gjithçka që e gëzon atë! Në mënyrë të pandërgjegjshme, ti kërkon ndaj partnerit atë që do të doje të bënte ai për ty. Në vend që të përqendrohesh në dhënien e atij sinjali për gjërat që dëshiron në shtrat, kushtoji vëmendje asaj që ai bën për ty ose, të paktën përpiqu. Dhe lëri atij një shije të ëmbël. Kjo vetëm do të rrisë kënaqësinë e lojës jep e merr.

3. Bisedoni … pas seksit! Nëse ka diçka në veçanti që kërkon të ndryshojë në lidhje me dhomën e gjumit, ose thjesht dëshiron të shtosh disa lojëra të vogla për të rritur eksitimin, nxirre të fshehtën! Por jo gjatë marrëdhënies. Pas aktit, është zakonisht një kohë e mirë për disa biseda intime.

4. Bëj gjithmonë surpriza! A nuk të është mërzitur marrëdhënia gjithmonë në të njëjtin pozicion? Dil nga e zakonshmja duke e habitur partnerin. Fut disa elementë gjatë procesit të joshjes, qofshin thjesht teknika të vogla, diçka që do ai, edhe pse ty nuk të bën të çmendesh. Ndoshta ky është fillimi për ta bërë partnerin të të adhurojë në shtrat.

5. Le të vazhdojë! Kur ai përpiqet të eksplorojë “territore” të panjohura, në vend të kontrollit dhe shtyrjes së natyrshme për ta refuzuar, bëj diçka tjetër! Besoje dhe lëre veten të lirë të vazhdojë! Mos harro, kjo është gjithçka në lidhje me të qenit mendjehapur për atë që është e pranueshme në një dhomë gjumi. Nuk ka asnjë tabu dhe asgjë jashtë limiteve, ndaj vazhdo!

6. Mos u shtir asnjëherë! Në momentin që fillon të shtiresh duke bërtitur apo ulëritur për të treguar që je në gjysmë apo në fund të aktit – është thjesht betejë e humbur. Ai do të marrë vetëm sinjale të gabuara dhe do të besojë se është pikërisht ai që po bën punën më të madhe. Kështu që nuk ke asnjë zgjidhje, vetëm të vazhdosh në rrethin vicioz me dredhi dhe gënjeshtra. Ufff!

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Si të lexoni etiketat e rrobave për fëmijë: materiali, kujdesi dhe çfarë të shmangni

Udhëzues praktik për të kuptuar etiketat e rrobave të fëmijëve: si të lexoni përbërjen, udhëzimet e kujdesit dhe cilat informacione duhet t'ju shqetësojnë për sigurinë dhe qëndrueshmërinë.

Trend: Veshje praktike për mot të ndryshueshëm Kosovë–Zvicër — udhëzime për gra dhe familje

Udhëzime praktike për gra dhe familje që jetojnë ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës: si të ndërtoni një garderobë fleksibël dhe më të qëndrueshme, duke marrë parasysh ndikimin ambiental të tekstileve dhe mjetet e reja që do të sjellë tregu.

Pilaf shtëpie me aromë moderne: receta tradicionale shqiptare për drekë familjare

Recetë e përditësuar e pilafit shtëpiak që kombinon shijen tradicionale shqiptare me zgjedhje më të shëndetshme: drithëra integralë, perime stinore dhe këshilla për higjienën dhe ruajtjen e vakteve.

Parashikim argëtues për 12 shenjat — 30 gusht 2026 (dashuri, punë, mirëqenie)

Parashikim argëtues për 12 shenjat më 30 gusht 2026: një lexim i lehtë për dashuri, punë dhe mirëqenie që synon vetëm argëtimin e ditës suaj.