13.5 C
Priština
More

    Hera e parë tek gjinekologu…

    spot_imgspot_img

    Vizitat e shpeshta tek gjinekologu, edhe para kontaktit seksual, duhet të bëhen pjesë e juaja e jetës. Ndoshta ju duket që është e komplikuar të shkoni tek gjinekologu, por nuk është ashtu. Më së miri do të ishte që në këtë t’ju udhëzojë nëna,  apo edhe ndonjë person i juaj i afërt në të cilin keni besim. Nga kontroll nuk duhet të frikoheni apo edhe të keni turp, edhe pse në fillim mund t’ju duket si diçka e turpshme. Mund të pyesësh edhe shoqet të cilat e kanë provuar. Ato mund të tregojnë përvojën e tyre.

    E rëndësishme është që me kohë të fillosh të kesh parasysh shëndetin reproduktiv, të mësosh që të mbrohesh nga sëmundjet që barten seksualisht dhe nga shtatzënia e padëshiruar.

    SI DUKET VIZITA

    Kontrolli përbëhet prej:

    • Inspektimi
    • kontroll me duar
    • marrja e brisit (për shkak të analizave citologjike dhe mikrobiologjike)
    • kontroll koloposkopike
    • kontroll citologjike
    • kontroll me ultra zë dhe e brendshme në organe gjenitale.

    Kontrolli Koloposkopik

    Duhet bërë një herë në vit pas moshës 18.

    Koloposkopija është kontrollë jo e dhimbshme. Nëse është e lidhur me kontroll citologjike, në 98 për qind të rasteve me siguri zbulohet ndryshimet kancerogjene dhe kanceri i qafës së mitrës. Lyerja me uthull është e domosdoshme, sepse ajo të çon deri tek ënjtja e qafës , dhe bën që më vështirë të shihen ndryshimet, dhe nëse ka, uthulla i bën më të dukshme. Jodi e lyen qafën e mitrës në ngjyrë më të errët dhe kështu analiza është e mirë. Nëse disa qeliza mbesin më të hapura apo të pangjyrosura, ato kërkojnë shërim dhe përkujdesje më të madhe.

    Marrja e brisit

    Brisi merret nga qafa e mitrës me një shkopth të gjatë të mbështjellur me pambuk në njërën anë. Nga mostra bëhet një njollë në xham dhe në këtë mënyrë bëhen analizat e bakterieve, viruseve dhe infeksioneve të mundshme këpurdhore. Kështu zbulohen infeksionet e ndryshme. Marrja e brisit gjithashtu është jo e dhimbshme gjatë kontrollit.

    Kontroll citologjike

    Kjo kontrollë është e njohur me emrin Papanikolau (PAPA) test. Ky është kontroll mikroskopik i cili shikon qelizat që fitohen nga brisi e që janë marrë nga qafa e mitrës por edhe nga kanali i saj. Përdoret për të zbuluar kalljen e qafës dhe ndryshimet e ndryshme në qafë (paramalinje dhe malinje, ku kjo e fundit është keqbërëse) dhe është shumë e rëndësishme për vlerësimin e gjendjes shëndetësore. Dy ditë para kontrollës nuk guxoni të lani brendinë e vagjinës, apo të përdorni krema spermicide, apo edhe ilaçe  të cilat mund të fshehin apo ndërrojnë qelizat. Kontrolli citologjik duhet bërë të paktën një herë në vit.

    Në legen të vogël

    Kjo metodë diagnostifikimi është treguar jo e dhimbshme, e rëndësishme dhe shumë e sigurt. Për ultra zë gjinekologjik përdoret sonda vagjinale, për këtë nuk është e nevojshme asnjë përgatitje, dhe mund të përsëritet pa asnjë efekt anësor, sa herë që të doni. Me kontroll tregohet, forma e brendshme e organeve femërore, si dhe ndryshimet e mundshme në te.

    Çka është inspekcioni

    Kjo është kontrollë që cila bëhet me sy, nën psekulum. Kjo kontrollë bëhet për të parë ndryshimet gjenitale të jashtme, si e skuqura, lythat etj.

    Ndryshimet parakancerogjene

    Ndryshimet parakancerogjene, apo displazioni është gjendje në të cilët qelizat në qafën e mitrës me shikim dallohen nga qelizat normale, por ende nuk janë malinje, por që me kohë mund të bëhen karcinom (kancer) i qafës së mitrës.

    Kanceri i qafës së mitrës

    Edhe pse ndoshta mendoni se kjo nuk ka të bëj me ju, është e rëndësishme të dini që deri tek kjo sëmundje më së shpeshti vjen nga infeksionet e bartura seksualisht (HPV) dhe  faktorë të mëdhenj të rrezikut janë të evidentueshëm që nga koha e kontaktit seksual (edhe para moshës 18). Koontakti seksual pa mbrojtës, ndërrimi i partnerëve, kontrollet e rralla nëpër gjinekolog, sëmundjet tjera dhe duhani janë ndër faktorët kryesor.
    /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...