Hedhja me litar; loja e fëmijërisë që ju dobëson 3-4 kg në muaj

spot_imgspot_img

Me siguri titulli i mësipërm ju risolli në mendje kujtimet e bukura të fëmijërisë dhe lojërat që luanit me fëmijët e lagjes. Ndër lojërat më të preferuara për vajzat, por ndonjëherë edhe për djemtë ishte hedhja me litar. Një lojë që ju bënte për vete, pavarësisht moshës që kishit. Nëse më parë nuk i kishit çuar ndërmend dobitë e kësaj loje, dijeni që ky është momenti më i mirë për ta bërë. Kërkoni në të gjithë cepat e shtëpisë për litarin tuaj ose blini një të ri pasi hedhja me litar është ushtrimi ideal për të humbur peshë.

Hedhja me litar është një ndër ushtrimet kardiovaskulare më të mira që ekzistojnë. Ky lloj ushtrimi, i barazvlefshëm nga pikëpamja fizike me vrapin, ecjen dhe ngjitjen e shkallëve, i lejon trupit të përdorë në mënyrë efektive oksigjenin dhe sjell përftime për zemrën, mushkëritë dhe sistemin e qarkullimit të gjakut. Është llogaritur që gjysmë orë hedhje me litar djeg deri në 400 kalori. Ky ushtrim intensiv përfshin pothuajse të gjithë gjymtyrët e trupit, si ata të poshtëm e të sipërm. Këto janë 6 përfitimet kryesore që do të fitojë trupi nga hedhja e përditshme me litar:

1.Tonifikoni muskujt: Gjatë hedhjes me litar përfshihen të gjithë muskujt, duke nisur nga shpatullat, bicepshi, tricepshi, muskujt abdominalë (të barkut) dhe deri tek gjymtyrët e poshtme siç janë pulpat. Ky lloj ushtrimi ju ndihmon të digjni kalori dhe të formësoni trupin tuaj.

2.Përmirësoni qarkullimin e gjakut: Hedhja me litar e shtyn zemrën të pompojë gjak drejt arterieve dhe më pas në të gjithë pjesën tjetër të trupit. Studimet e ndryshme kanë provuar se personat që hidhen me litar rrezikojnë më pak të pësojnë goditje në zemër.

3.Pastroni rrugët e frymëmarrjes: Ky është një tjetër përfitimi i hedhjes me litar që prek organin qendror të aparatit të frymëmarrjes, mushkëritë. Mushkëritë tuaja pasurohen me oksigjen dhe rrezikoni më pak të prekeni nga astma.

4.Digjni kalori: Siç e thamë dhe më sipër ju digjni 400 kalori nëse bëni gjysmë orë hedhje në ditë. Profesorët dhe instruktorët e palestrave rekomandojnë ta nisni me 5 minuta në ditë, të paraprira nga ushtrime kardio. Do të digjni kalori, djersë dhe ç’është e rëndësishmja do të humbisni kilogramët e tepërt.

5.Eleminoni toksinat: Duke qenë se djersini gjatë ushtrimeve, tokisnat eleminohen lehtësisht nga gjëndrat limfatike dhe qelizat e vdekura të trupit rigjenerohen.

6.Heq stresin: Edhe pse nuk është e vërtetuar akoma, mendohet se gjatë koordinimit të hedhjeve me litar krijohen zhinxhire të reja neuronesh në tru. Përtej kësaj, dihet tashmë që aktivitetti fizik ju çliron nga stresi, lodhja dhe energjitë negative që akumuloni gjatë ditës.

kosovarja.ch

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Dekorime: Hyrja që mirëpret — ide funksionale për rregullimin dhe organizimin e hyrjes së shtëpisë

Sugjerime praktike për të krijuar një hyrje funksionale që organizon sende dhe rrit sigurinë në shtëpi, me fokus tek ruajtja e kimikateve dhe parandalimi i helmimeve.

Make‑up: Sistem i thjeshtë për organizimin e produkteve dhe kontrollin e afateve të përdorimit

Udhëzime praktike për të mbajtur kozmetikën dhe produktet për flokë të organizuara, si edhe për t’u siguruar që përdorimi i tyre nuk dëmton flokët. Fokus në praktika të miratuara nga dermatologë për mbrojtje nga dielli, trajtim pas notit dhe sjellje të përditë

Udhëtime: Bagazhi i dorës për udhëtime të shkurtra — udhëzues paketimi praktik pa rregulla të kompanive

Udhëzues praktik për paketimin e bagazhit të dorës për 1–3 ditë, me fokus te dokumentet, medikamentet, deklarimet doganore dhe mjetet zyrtare që ndihmojnë për një udhëtim të qetë.

Shoqëria & familja: Kohë cilësore pa telefona — ide praktike për mbrëmje dhe fundjavë

Si të organizoni mbrëmje dhe fundjava pa telefona për të forcuar lidhjet familjare: rregulla të thjeshta, mënyra të mira komunikimi dhe ide konkrete për aktivitete që nxisin dëgjimin dhe kohën cilësore së bashku.