Një dhimbje e thjeshtë koke, do të rezultonte gati fatale për Vivien Santos, një grua shtatzënë në muajin e nëntë. Ndonëse nëna në pritje të ëmbël nuk vuante nga dhimbjet kronike, ajo që përjetoi atë ditë nuk ishte e zakonshme, por shenjë paralajmëruese e një goditjeje në tru. Pasi gruaja kaloi në gjendje të pavetëdishme, bashkëshorti i saj lajmëroi ambulancën dhe në spital do të zbulohej që e gjitha kjo ishte një goditje në tru!

Si jeta e nënës ashtu edhe e vogëlushes që pritej të vinte në jetë për punë ditësh, ishin në rrezik, e qartazi në atë gjendje, gruaja e re do e kishte dështuar shtatzëninë ! Mjekët nuk e dinin se kur ajo do të rikuperohej ndaj vendimi që morën në atë moment do të ishte një mrekulli ! Ata shtruan nënën e re pa ndjenja në sallën e lindjes e cila iu nënshtrua operacionit çezarian.

Ndonëse mjekët duhet të transferonin Vivian në qendrën spitalore të specializuar për problemet neurologjike, ata menduan dhe për jetën e palindur. Vivian solli në jetë një vajzë të shëndetshme, pa qenë e ndërgjegjshme dhe do e takonte atë vetëm pasi disa muajsh rikuperimi.

Fatmirësisht, mjekët në Sutter Medical Center ishin në gjendje të ndalonin gjakderdhjen në trurin e saj dhe u deshën tre muaj e gjysmë që Vivian të shërohet nga goditja.

Duke qenë të dy besimtarë, çifti beson se kjo është një mrekulli, por nuk lënë pa falënderuar dhe stafin mjekësor që bëri gjithçka të mundur që dhe Vivian dhe Stella e vogël të qëndronin në këtë jetë për të qenë të dyja pranë njëra tjetrës.

kosovarja.ch