4.4 C
Priština
More

    Gjërat që nuk duhet t’i bëni dhuratë një nëne të re

    spot_imgspot_img

    Shmanguni nga mashtrimet jopraktike për të humbur paratë në gjëra të panevojshme, me ndihmën e këtyre këshillave të dobishme

    Të bërit e një nëne të re paraqet një periudhë shumë emotive. Gëzimi për fëmijën ndodhë njëkohësisht edhe me ndryshimin e madh hormonal, mungesën e gjumit si dhe ndryshimin e mënyrës së jetës – thekson Emma Anderson, një konsulente dhe eksperte fëmijësh. Shmangni kurthet e papërshtatshme të blerjes së dhuratave jopraktike, me disa nga këto sugjerime të dobishme.

    Atlete të vogla

    Këto këpucë sportive janë shumë të bukura, por nëse ju ka rënë rasti t’i shihni nënat si mundohen dhe luftojnë për t’i mbajtur çorapet veshur në këmbët e foshnjave të tyre, do të arrini të kuptoni papërshtatshmërinë e kësaj dhurate. Ata nuk mund të ecin akoma, kështuqë nuk kanë nevojë për këpucë. Në vend të tyre, mjaftojnë çorape të ndryshme të të gjitha ngjyrave si dhe çorape të leshta gjatë ftohjes së kohës.

    Rroba jo praktike për fëmijë

    Absolutisht që jo! Gjithçka  që kërkon larje me dorë dhe ndrrim të shpeshtë gjatë heqjes së pelenave, nuk është e përshtatshme. Nënat mund t’i veshin foshnjave të tyre ndonjë rrobë më ekstravagante, por në raste rutinore apo përditshmëri, preferohet rroba sa më praktike që mund të hiqen lehtë, të jenë prej materiali të mirë dhe të mund të lahen shpesh në lavatriçe.

    Veshje të brendshme femrash

    Asnjëherë mos e merrni mundimin t’i bëni dhuratë një nëne të re këso lloj veshjesh. Sigurisht që dihet se një nënë pas lindjes mund të ketë shtrirje të theksuara në lëkurë, dhjam shtesë në pjesë të caktuara të trupit, gjinj të mëdhenj që pikojnë vazhdimisht nga qumështi i foshnjes dhe shumë gjëra tjera që mund t’i vënë në siklet ato. Prandaj, sugjerohet veshje më e rehatshme dhe praktike.

    Mbulesa të shtrenjta për fjetje

    Foshnjat gjithmonë kanë tendencë që pavetëdije të lëshojnë pështymë, vjellje apo edhe urinim në pelenë, kështuqë nuk ia vlen të shpenzohet shuma të mëdha parash në mbulesa të shtrenjta gjumi. Rekomandohet batanije dhe mbulesa më të lira ku nënat të mund të kujdesen më lehtë për to.

    Losion tepër aromatizues për fëmijë

    Foshnjat e posalindura kanë aromë të këndshme, kështuqë nuk ka nevojë për losione me aroma të theksuara pasi mund të jenë vërtetë shumë irituese për fëmijën. Lëkura e tyre është shumë e ndjeshme dhe përdorimi i kremave, shampove si dhe losioneve të ndryshme mund të bëjnë më shumë dëm se sa dobi.

    Bileta për film

    Jeta e një nëne aq shumë ndryshon saqë edhe vet nuk mund ta parashikojë, duke menduar se një pjesë e jetës së saj ka përfunduar përgjithmonë. Kush mund ta lë një foshnje të sapolindur dhe të shkojë në kinema apo në teatër? Po edhe nëse do të vendosni t’i merrni me vete, është e garantuar se do të qajnë gjatë tërë kohës!

    Pajisje të komplikuara të kuzhinës

    Anderson rekomandon ngrohjen e biberonit me një gotë ujë të nxehtë. Kjo paraqet mënyrë më të lehtë dhe të shpejtë për arritjen e qëllimit se sa përmes pajisjeve të ndryshme të komplikuara. Kur është fjala për përgatitjet në kuzhinë, nënat e reja shpesh ndjehen sikur nuk kanë fare kohë të gatuajnë, e lëre të ngrohin një shishe. Ofroni atyre diçka të lehtë për ngrohjen e ushqimeve – që është e sigurtë se do t’u kthehet buzëqeshja e tyre.

    Luhatëse të mëdha për fëmijë

    Këto thjeshtë mund të zënë hapësirë të madhe në dhomë. Nëse keni vendosur për të blerë ndonjë aksesor, atëherë është mirë të mendoni edhe për përmasat. Ekzistojnë ulëse të vogla për foshnje të cilët kanë edhe efektin e luhatjes, këto janë po aq të mira dhe zënë vend më pak.

    Aksesorë për krevatin e foshnjes

    Aq shumë sa duam të shohim foshnjen të fokusohet në ndonjë objekt të varur në krevatin e tij, duhet të kemi parasysh edhe pasojat nga to. Ekspertët thonë se foshnjat nuk kanë nevojë për shumë gjëra. Ata nuk mund të shohin përtej 30 centimetra dhe kësisoj mund të bëhen të tej stimuluar nga ngjyrat e shumta si dhe zërat që dëgjojnë përreth. Nënat mund të aktivizojnë ndonjë  radio zhurmuese që transmeton tinguj të qetë për gjumë sikurse valet e oqeanit.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...