7.4 C
Priština
More

    Gjatësia e flokëve tregon shumë për personalitetin tuaj

    spot_imgspot_img

    Flokët nuk flasin vetëm për stilin tonë. Sipas studimeve, gjatësia përcatkon edhe pika të rëndësishme të personalitetit që kemi.

    Flokë shumë të shkurtër

    Kjo gjatësi pasqyron një person të qetë, shumë të shoqërueshëm dhe të pjekur. Kjo e bën më të lehtë të bëni miqësi të sinqerta dhe afatgjata. Ju jeni shumë të zgjuar kur bëhet fjalë për trajtimin e problemeve. Në veçanti preferoni rehati dhe pamje të mirë. Një nga të metat tuaja është se ndonjëherë energjia e tepërt ju bën që të veproni pa u menduar, por në fund të fundit kërkoni zgjidhjen më të përshtatshme. Udhëheqësit tuaj ju respektojnë sepse shohin që ju e doni punën tuaj dhe i bëni gjërat me pasion.

    Flokë të shkurtër

    Kjo gjatësi flokësh tregon që të jeni një person i ndershëm dhe i thjeshtë, i cili thotë gjithmonë të vërtetën, pa marrë parasysh sa e rëndë mund të jetë. Ju jeni një ekuilibër i përsosur midis jetës suaj personale dhe profesionale. Ju keni cilësinë e të menduarit të shpejtë dhe dini të përqendroheni. Ju pëlqen të eksperimentoni gjithmonë me gjëra të reja në të gjitha fushat. Ju e urreni rutinën, jeni të guximshëm dhe nuk keni frikë nga ndryshimet në pamje. Përkundrazi, ju i doni ato! Por shumë ndryshime në pamjen tuaj reflektojnë gjithashtu shumë ndryshime të humorit, ndonjëherë ato janë të padurueshme, por vetëm ndonjëherë.

    Flokët me gjatësi mesatare

    Ju jeni një person që ndjeheni rehat me pamjen tuaj fizike. Ju jeni të kënaqur me pamjen tuaj dhe nuk keni komplekse. Ju keni një aftësi të jashtëzakonshme për t’u përfshirë në një bisedë interesante, të kujdeseni për miqësinë, ju pëlqen të jeni elegante dhe gjithmonë përpiqeni ta provoni. Ju i doni sfidat dhe projektet e reja.

    Flokët e gjatë

    Ju jeni një ëndërrimtar dhe kështu do të mbeteni derisa të plakeni. Ju i doni romancat dhe mezi prisni për Princin e Kaltër. Ju jeni një person kërkues, kritik dhe xheloz, por kur dashuroheni ju jepni gjithçka. Ju keni ndjenja shumë të forta, kështu që nuk kërkoni marrëdhënie të shkurtra, sepse dashuria njeh vetëm kohë të gjata si flokët tuaj! Ju jeni një person krijues, por ndonjëherë keni aq shumë ide saqë nuk dini nga t’ia filloni, duhet të mësoni të jeni më të organizuar.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...