Ata duken seksi, mrekullueshëm dhe të përkryera. Mirëpo rruga deri tek pamja joshëse e tyre nuk është gjithnjë joshëse. Për fat, këtu janë stilistët me truqet e tyre që ndoshta ju duken qesharake por ja që funksionojnë.

A jeni pyetur ndonjëherë se me çfarë problem ballafaqohen stilistët që kudjesen për pamjen e bukurosheve të famshme? Ndoshta juve ju duket e pabesueshme mirëpo ndonjëherë gjatë gjirimeve, kur flokët humbin volumin, del ndonjë puçërr në mes të gjirimit! Ja si ekspertët i shpëtojnë nga ato situate…

Strategjia e fshehtë 1 – Bukuria nga kuzhina

Spërkateni fundin me lëng të gazuar

Spërkateni flokun e thatë me çfarëdo lëngu të gazuar, nëse dëshironi të rritni vëllimin e tyre.

Përmirëso ngjyrën e flokëve me kafe

Nëse jeni zeshkane e ngjyrosur dhe dëshironi të intensifikoni ngjyrën e flokëve, bëjeni atë me një filxhan të kafesë së zezë. Lyeji flokët me të dhe lereni dhjetëra minuta të pushijë, më pas lani flokët me shampon.

Detergjent të enëve për flokë më të ndritshme

Në anën tjetër, nëse dëshironi ti ndriçoni flokët për një apo dy nuance, gjatë larjes shtoni disa pika detergjenti për enë në shampon. Përziej mirë dhe me të laji flokët.

Rregullo qerpikët me lugë metalike

Merr një lugë metalike dhe mbështeti me kujdes qerpikët në të, butesisht shtypni lart.

Për vijë precize përreth syrit, ngrijeni lapsin

Gjysmë ore para se të bëni grimin, futeni lapsin në frigorifer.

Folie alumini kundër lëkurës së irituar

Futeni folien në frigorifer dhe lereni derisa të ngrihet. Më pas preje një pjesë me të cilën e mbulon fytyrën, bëni vrima për hundën dhe gojën.

Strategjia e fshehtë 2 – Një prodhim, shumë mundësi përdorimi

Hiqni djersën nga fytyra me deodorant

Lehtësisht mbi gishta kaloni deodorantin dhe aplikojeni në fytyrë në pikat ku djersitja është e përforcuar.

Rimeli si laps i syve

Nuk keni laps ndërsa dëshironi që sytë e juaj të theksohen? Merreni rimelin dhe me kujdes bëjeni laps për sy.

Strategjia e fshehtë 3 – Mjetet shtëpiake në shërbim të bukurisë

Bëni frizurë me gomë për kavanoza

Stilistët shpesh përdorin gomë elastike për kavanoza për të krijuar frizura të ndryshme. Gjejeni gomën në ngjyrën e flokëve tua dhe nuk do të vihet re.

Drejtoni dredhat pa presë

Keni harruar që gjatë udhëtimit të merrni presën ? stilistja e Rihannas këshillon në vijim: gjeni një sipërfaqe metalike dhe vendoseni atë nën fillesën e flokëve, pastaj vondoni peshqirin sipër të cilit vendosni një send tjetër metalik me çka nëpër peshqi do i hekurosni flokët.

Stilistë të famshëm zbulojnë sekretet e tyre të bukurisë që i kanë trashëguar nga gjyshet:

Dëshironi thonjë margaritarë? Provoni zbardhues të dhëmbëve të cilin do e shtoni në një enë me ujë dhe do i fundosni thonjtë disa minuta.

kosovarja.ch