4.4 C
Priština
More

    Çfarë thonë thonjtë për karakterin tuaj

    spot_imgspot_img

    Ky test mund të zbulojë shumëçka për ju, vetëm duhet të dini formën e saktë të tyre dhe të krahasoheni me foton e mëposhtme.

    Thonjtë e gjatë, formë drejtëkëndëshe

    Në shansin se keni këtë formë të thonjve, ju jeni person social dhe i hapur, që përveç tjerave posedon edhe një mendje të mprehtë. E gjeni përmbushjen në shoqëritë e rejadhe anticiponi përvoja të tjera, përpiqeni që me çdo kusht të zgjeroni perspektivën tuaj. Moto e juaj është” Mendo tri herë, vepro një herë”.

    Thonjë të gjerë dhe të rrafshtë

    Keni një personalitet të arsyeshëm që vlerëson çdogjë dhe secilin. Mendoni para se të flisni, personat tjerë vazhdimisht kanë nevojë për këshillën tuaj dhe e dëgjojnë me vëmendje mendimin tuaj. Gjithmonë dëshironi të bëni diçka të re duke e menduar se do ju paguhet dyfish më vonë. Para se gjithash jeni i interesuar për rehati dhe leverdi.

    Thonjë të shkurtër dhe të rrumbullakët

    Ka një mundësi të madhe që të jeni e zjarrtë dhe krijuese me aftësi të fshehura(ndoshta).

    Ndriçoni me kënaqësi dhe rehati shpritërore andaj të tjerët kënaqen me ju kur t`ju takojnë. Qëndroni e palëkundur ndaj mikut gjatë tërë jetës dhe bëni të pamundurën për të dashurit e juaj.

    Jeni avanturiste dhe persistente kur të dëshironi diçka, nuk dorëzoheni derisa t`ia arritni qëllimin. Disa ju konsiderojnë kokëfortë, sidoqoftë ju jeni person i vendosur dhe persistent.

    Thonjë të shkurtë dhe të pabarabartë

    Ndoshta i keni të pabarabartë pasiqë tërë kohën i kafshoni? Në këtë rast ju jeni një person shumë i ndjeshëm dhe i mençur. Ju kultivoni marrëdhëniet me miqtë e juaj të vjetër, mirëpo bëni edhe miqësi të reja. Moto e juaja është “ Uji i qetë është i thellë”.

    Mund të dukeni paqësor nga jashtë ndërsa të fshihni një rrëmujë me emocione brenda. Miqtë ju konsiderojnë si person shumë i sinqertë që e thotë çdoherë të vërtetën, qoftë edhe e idhët. 

    Thonjë të mëdhenj, drejtëkëndësh

    Jeni person i çmueshëm dhe lider i mirë, me sens të shkëlqyer të përgjegjësisë. Njerëzit ju besojnë me takime të rëndësishme, me vetë faktin se mund të mbështeten në ju. Kur bëni diçka- e bëni si duhet.

    Jo vetëm që jeni i kudjeshëm dhe i përkushtuar, ju jeni një person konstruktiv që çmon organizimin e mirë.

    Thonjë trekëndësh

    Jeni guximtarë dhe persistentë që e di se çfarë dëshiron. E pranoni çdo detyrë me energji dhe zell. Sa i përket biznesit, moto juaj është : “Puno me lehtësi, mos harxho shumë nerva”, pasiqë para se të filloni, gjithmonë planifikoni se si duhet punuar.

    Thonjë të gjatë, ovalë

    Nëse thonjtë e juaj janë në forë të vezëve ateherë me shumë gjasa ju jeni nëj person krijues dhe jeni me fat nëse rrethoheni me gjëra të bukura. Njerëzit mbështeten tek ju, posaqërisht që t`i qetësoni.

    Disa thonë se punoni shumë mirëpo nuk mudn të kuptojnë sesi vërtetë kënaqeni duke punuar. Jeni person që shmanget nga gjërat e zakonshme dhe gjen gjithnjë rezoluta kreative.

    Moto e juaj është: “Nëse punon-puno, nëse pushon- pusho”. Jeta juaj është gjithçka pos e mërzitshme.

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...