14.8 C
Priština
More

    Filloni luftën kundër celulitit

    spot_imgspot_img

    Fillimi i pranverës së herëshme, na gëzon dhe na inkurajon fantazitë për verën, pushimin vjetor dhe veshjet që nuk na mbulojnë nga koka deri te këmbët. Këtu edhe lajmërohet problemi i përjetshëm dhe armiku më i madh i femrave – celuliti! Sa do që të tingëllon e frikshme, ky problem nuk është i pazgjedhshëm, kështu që nëse filloni menjeherë atëherë do të jeni gati që në ditët e para të nxehta, të kërceni në rroba banje të preferuara, pa merak!

    Përveç aktivitetit të rregullt fizik i cili gjatë javës mund të jetë në palestër apo në dhomë fitnesi, dhe në fundjavë në natyrë (biçikletë, rrollera, vrapim), ushqimi i korrigjuar dhe të paktën dy litra ujë në ditë janë përcjellës të detyrueshëm në luftën me celulitin. Përveç kësaj, ajo çfarë do të lehtësojë ndjeshëm rrjedhën e trajtimeve më të ndryshme, janë edhe produktet që duhet të përdoren siç duhet, të cilat në mënyrë të konsiderueshme do të përshpejtojnë dhe lehtësojnë këtë luftë të përjetshme estetike.

    Ushqimi dhe celuliti

    Rregulli i parë i ushqimit anticelulit intenziv është – largoni ëmbëlsirat, chipsa dhe pijet e gazuara! Përbërësit e këtyre produkteve janë ideale për depozitimin në kofshë, prapanicë dhe stomak, prandaj kjo është e para që duhet të ndërpritet.

    Gjithashtu, mielli i bardhë, sheqeri dhe kripa janë tre helmët, të cilët patjetër duhet ti konsumani në një masë, por nëse dëshironi që celulitin ta menjanoni shpejtë, është mirë që ti largoni këto produkte në tërësi.

    Çdo gjë që është e skuqur apo e pjekur në skarë, vetëm do të vonojë dhe vështirësoj përparimin, kurse ushqimi i zier dhe frutat e perime të freskëta, duhet të jenë qendra e ushqimit tuaj.

    Sigurisht, këto ushqime është e pamundur që krejtësisht t’i largojmë nga përdorimi, dhe atë të gjitha përnjëherë, por, eliminimi gradual dhe vetë-kontrollimi, janë çelësi për të filluar çdo betejë me zakone të shëndosha.

    Uji është armik i celulitit

    Uji është një masë parandaluese, si dhe një pjesëmarrës aktiv në luftën kundër celulitit. Rreth 2 litra ujë (jo çaj ose lëng) në ditë është shuma ideale, jo si pjesë e një strategjie të anticelulitit, por edhe si një hap drejt një jete të shëndetshme në përgjithësi.

    Uji largon toksinat nga trupi, prandaj është e rëndësishme që të mësoni trupin tuaj më furnizim të rregullt të këtij lëngu të çmuar. Nëse nuk jeni mësuar ta përdorni në këtë masë, mos filloni papritmas të rritni masën e marrjes së ujit nga dy gota në dy shishe, por ngadalë rriteni dozën nga  gjysmë gote në ditë, deri sa të arrini shumën e synuar, për të shmangur tendosjen e veshkëve.

    Me ushtrime kundër celulitit

    Duke gjykuar nga hulumtimet dhe përvojat e femrave në mbarë botën, kardio trajnimi është mënyra më e mirë për të reduktuar yndyrën dhe reduktimin e celulitit. Për fat të mirë kardio përfshin shumë aktivitete, ashtu që për të gjitha shijet ofron diçka. Kështu, atyre që i pëlqen natyra, i sugjerojmë çiklizëm, rrollera ose vrapim, për ata që kanë orare strikte dhe orar të punës, aty është një palestër me trakë, ergometër dhe vrapime nordike si dhe gjimnastikë dhe variacionet e shumta të saj. Për ata që duan të argëtohen duke ushtruar, ka salsa apo zumba, ku koha fluturon në lëvizje të vazhdueshme me muzikë të mirë.

    Për çka do që të vendosni, gjëja më e rëndësishme është që gjatë aktivitete të djersitëni dhe atë sa më shumë aq më mirë, sepse në këtë mënyrë i largoni toksinat dhe shkrihet yndyra. Gjithashtu, mos harroni se vetëm pas 20 minutave të ushtrimit aktiv, trupi juaj fillon të shkrijë yndyrën, kështu që durimi dhe këmbëngulja janë aleatët tuaj më të mirë.

    Lufta kundër celulitit në shtëpi

    Ekziston xhel anti-celulit, kremë, serume dhe baltë, dhe varet nga ju që të zgjidhni një produkt që ju përshtatet. Xhelët, lëkura më shpejt i thith, balta jep efekt më intensiv pa masazh, serumet janë të mira për intervenim të shpejtë kurse kremën duhet të përdorni gjatë vitit si masë parandaluese.

    Në përgjithësi, që një produkt të ndikoj në luftën kundër celulitit, është mirë që të ndiqni disa hapa para përdorimit.

    Para përdorimit, bëjeni një dush dhe bëni pilling në zonën që do të trajtoni për të hequr qelizat e vdekura të lëkurës dhe për të përmirësuar qarkullimin e gjakut. Aplikoni produktin në mënyrë të barabartë dhe masazhoni atë me duart duke lëvizur nga poshtë lart, përkatësisht në drejtim të zemrës. Lëvizjet lartë-poshtë apo lëvizjet rrethore mund të ndrydhin celulitin më thellë nën lëkurë, i cili është efekti i kundërt të cilin ju nuk e dëshironi.

    Mos u vishni menjëherë pas fërkimit të xhelit në mënyrë që mos të largoni produktin nga lëkura, por lerëni që produkti të veproj edhe pak kohë pas aplikimit të tij. Për rezultate më të shpejta, përsërisni procesin në mëngjes dhe në mbrëmje.

    Nëse është në pyetje balta, mos bëni masazh në zonën e trajtuar, por vendoseni atë dhe mbështjelleni me letër metali (folie) për 30-40 minuta.

    Nëse jeni duke përdorur një produkt me efektin e ngrohjes, masazha po ashtu nuk është e dëshirueshme, për shkak se ajo mund të dëmtojë venat dhe kapilarët. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...