Si ndikojnë njerëzit që nuk ju pëlqejnë, në shëndetin tuaj?

spot_imgspot_img

Studimet kanë treguar se kur jemi në shoqëri të një personi irritues, të dikujt i cili nuk është i pëlqyeshëm për neve, truri është më i ngadalshëm. Si pasojë e kësaj pengohën proceset në organizëm, dhe si rezultat, ne fitojmë dhimbje të kokës.

A ju ka ndodhur që të keni ndonjë person shumë antipatik, pa ndonjë arsye të vërtetë? Nëse ky person është shpesh në shoqërinë tuaj, menjëherë ndryshoni këtë, këshillojnë ekspertët.

Në fakt, studimet kanë treguar se kur ne jemi në shoqëri me ndonjë person irritues, i cili nuk është i pëlqyeshëm, truri është më i ngadalshëm, prishen proceset në organizëm, duke rezultuar në nervozizëm, dhimbje koke dhe reduktim të sistemit imunitar.

Dihet që në shoqëri pranojmë-konsumojm sjellje të personave të tjerë, që në psikologji njihet si “sindromët pasqyrë”. Dhe kjo është shumë mirë, kur jeni të rrethuar me njerëz të këndshëm, por kur kemi dikend i cili nuk na pëlqen, dëmtimi i shëndetit është shumëdimensional. Ajo çfarë ndodh më pas është se ne, do të mbushemi më shumë me energji negative.

Në afat të gjatë kjo mund të ketë efekte shumë negative. Është interesante, megjithatë, se ky efekt ndodh vetëm kur ne jemi në shoqërinë e njerëzve të pakëndshëm gjatë kohës së lire dhe jo kur jemi të angazhuar. Kjo do të thotë që kolegët të cilët nuk na pëlqejnë nuk janë të “dëmshëm” për shëndetin tonë. Ekspertët shpjegojnë se kur ne nuk punojmë, ne nuk jemi të fokusuar në detyrë, më shumë e perceptojmë mjedisin, dhe në qoftë se dikush nuk na pëlqen, shumë më vështirë do të durojmë atë. /kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Hyrja e shtëpisë: organizim që mikpret

Kthe hyrjen në një kënd mikpritës: rend i zgjuar, siguri e qetë dhe dekorime të ngrohta që përshëndesin familjen dhe mysafirët pa rrëmujë.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe kujdesi i shpejtë

Ndarje e zgjuar e produkteve, kontroll i afateve dhe rutinë 10‑minutëshe që mbron flokët nga dielli, klori dhe stinët – praktikisht, çdo ditë.

Foshnja juaj: Rutinë ushqimi dhe siguri 6–12 muaj

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik për ushqimin dhe sigurinë e foshnjës 6–12 muaj: rutinë e qëndrueshme, hapa të thjeshtë dhe mjedis i sigurt në shtëpi.

Gardërobë kapsulë për mot të ndryshueshëm

Ndërto një gardërobë kapsulë që përballon shi, erë dhe diell brenda ditës, me materiale që zgjasin dhe kombinime praktike Kosovë–Zvicër.