4.4 C
Priština
More

    Fëmija i parë, mesëm apo i fundit – Çfarë nënkupton kjo për jetën tuaj seksuale

    spot_imgspot_img

    A e keni konsideruar ndikimin e renditjes së lindjes suaj që ka mbi personalitetin tuaj? Studimet tregojnë se, vendi që zëmë në gjirin familjar luan rol kritik në mënyrën e veprimit dhe mendimit, jo vetëm gjatë fëmijërisë pos edhe gjatë jetës si të rritur. Renditja e lindjes ka influencë të fortë mbi lidhjet tona romantike, ndikon në numrin e partnerëve seksualë, në dëshirat seksuale, në aftësinë për të qenë besnik, madje edhe në zgjidhjet tona për të filluar familje.

    Jeni më e vjetra, e mesmja apo fëmija i vogë, renditja juaj e lindjes është e definuar nga disa karakteristika. Këto veçori nuk do të thotë se vazhdojnë për të gjithë njerëzit,mirëpo studimi tregon disa lidhje të çuditshme mes renditjes së lindjes dhe mënyrën si mendojmë.

    Ja disa gjëra interesante mbi renditjen e lindjes dhe mënyrën se si ndikon në qasjen tonë ndaj lidhjeve, dashurisë dhe seksit.

    Të lindurit e parë

    Sipas ekspertëve të sjelljes njerëzore dhe kujdestarisë prindërore, fëmijët e parë janë shumë të përgjegjshëm, të sjellshëm, të kujdesshëm, me një fjalë: janë verzioni i vogël i prindërve të tyre. Pasiqë kanë përgjegjësi ndaj vëllezërve dhe motrave, ata zhvillojnë nevojën për dominim. Shumica e tyre janë liderë dhe zhvillojnë grrithjet, kafshimet, dhunën që të marrin atë që dëshirojnë, edhepse janë vetëm foshnjë. Sa i përket partnerëve seksualë, fëmijët e parë kanë tendenca të kenë më tepër partnerë se të tjerët, si dhe kanë dëshirë që të kenë fëmijë më herët.

    Fëmijët e mesëm

    Ata janë më besnikë se vëllezërit dhe motrat e tyre, kanë më pak gjasa të tradhëtojnë. Kjo ndodh sepse fëmijët e mesëm në përgjithësi janë më të kuptueshëm, bashkëpunëtorë dhe fleksibil, janë të durueshëm dhe dinë si të menaxhojnë një martesë apo lidhje. Sa i përket jetës seksuale ata janë më të hapur drejt eksperimentimeve dhe gjërave të reja dhe interesante. Përshtaten me cilindo grup të renditjes së lindjes!

    Të lindurit e fundit (sugarët)

    Prindërit janë më të butë kundrejtë fëmijëve më të vegjël, këta të fundit i shohin vëllezërit dhe motrat si më të mençur, më të fortë, më të shpejtë, andaj që të dallohen prej tyre ata bëhen – rrebelët e familjes. Janë të dashur dhe të afërt për të gjithë, kanë karakter më të relaksuar dhe të pabrengë, adhurojnë të jenë në qendër të vëmendjes. Ata mund të kenë një lidhje kreative mirëpo ju mungon aftësia e planifikimit dhe përfundimi i detyrave të jetës së përditshme.

    Fëmijët e vetëm

    Janë të ngjashëm sikur të lindurit e parë mirëpo janë më ekstremë, mund të themi se këto fëmijë janë super-perfeksionistë. Pasiqë nuk kanë vëllezër dhe motra që të garojnë me ta, këto fëmijë janë më me vetbesim dhe më të lirë në shprehje. Shumica e njerëzve mendojnë se këta fëmijë janë të egër dhe nuk janë të shoqërueshëm, gjë që nuk është e vërtetë, ata vetëm se janë mësuar të jenë të vetëm dhe kanë mësuar si mos të ndjehen të vetmuar ashtu.

    Fëmijët e vetëm dhe “sugarët” janë kombinimi ideal martesor pasiqë do e balansonin njëri tjetrin!/kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...