2.8 C
Priština
More

    8 gjërat që nuk i dinit për periudhën tuaj menstruale

    spot_imgspot_img

    Përkundër faktit që femrat e kanë periudhën e tyre në çdo muaj, prapëseprap është një fenomen misterioz. Shumica prej nesh e dinë se kur vjen periudha dhe çfarë ndodh, mirëpo sa i përket asaj se si funksionon mekanizmi kemi shumë për të mësuar. Ja disa gjëra interesante që me siguri nuk i keni ditur për ciklin menstrual.

    1. Kohëzgjatja e ciklit nuk mvaret vetëm nga gruaja në grua por edhe nga muaji në muaj.

    Një cikël tipik zgjat mesatarisht 28 ditë edhepse është normale nëse është ndërmjet 21 dhe 35 ditëve. Kur të kalkuloni ciklin tuaj, dita e parë e menstruacioneve është dita e parë e ciklit ndërsa dita e fundit është një ditë para fillimit të ciklit tjetër. Koha nga dita e parë e deri tek ovulimi mund të ndodhet kudo nga 1 javë deri në 3, përderisa faza e dytë,që është pas ovulacionit, zgjat 14 ditë për secilën.

    2. Disa femra mund të vërejnë vetvetiu se si ovulojnë

    Ovulimi, që zgjat një apo dy ditë, është një referencë për fazën e ciklit menstrual në të cilën vezorja juaj lëshon një vezë për fekondim. Ndryshimet delikate që mund të ndodhin para dhe pas ovulacionit janë ndjeshmëria e gjirit, rritje e temperaturës trupore dhe rritje në mukozën cervikale- të gjitha këto janë mënyra se si bilogjia përgatitet për fekondim. Dia femra përjetojnë dhimbje abdominale në pjesën e poshtme, ndërsa të tjerat mund të vërejnë edhe lirimin e lëngut në zgavrrën e barkkut, që mund të jetë irrituese për disa.

    3. Dhimbjet menstruale mund të ndodhin edhe në zona të tjera të trupit përveç barkut.

    Gratë që përjetojnë dhimbje në pjesën e poshtme të shpjnës dhe në pjesën e sipërme të këmbëve, mund të atribuojnë këto simptoma rrjetit nervor të rajonit të legenit. Dhimbjet menstruale kanë ndjenjë ndryshe nga dhimbjet tjera që ndodhin në pjesë të tjera trupore. Shumica e grave do ju thonë se në vend të dhimbjes së mprehtë,  dhimbjet menstruale janë dhimbje të shurdhëta dhe kostante.

    4 . Është e pamundur që seksi t`ua zbusë dhimbjet menstruale

    Nëse keni dëgjuar se seksi është një ilaç i mirë për dhimbjet menstruale, do të dëshironit që të merrnit atë informatë me rezervë. Orgazma shkakton shtrëngime të lehta muskulore në vaginë dhe uteris që për disa është e pëlqyeshmë ndërsa e pakëndshme për disa të tjerë. Plus, kur gjatë seksit preket qafa e mitrës, shkaktohet dhembje.

    5. Ndërsa ju ovuloni, meshkujt mund të ju konsiderojnë më tërheqëse

    Një studim i revistës Psychological Science ka gjetur se kur meshkujt nuhasin rrobe nga femrat që janë në ditën e ovulacionit, nivelet e tyre të testosteronit janë ngritur në nivele të konsiderueshme ndaj rrobeve të femrave që nuk janë në ditën e ovulacionit. Studimet sugjerojnë se ka mënyra fundamentale se si femrat gjatë ovulacionit i tërheqin meshkujt, disa gra theksojnë se gjatë kësaj periudhe kanë rritje të konsiderueshme të epshit.

    6. Mund të zgjasë një vit që cikli juaj të rregullohet, pasiqë të pushoni me pilulat anti-shtatëzëni

    Pilulat për kontrollimin e shtatëzënisë përmbajnë disa hormonë që kopjojnë të tillat që krijohen natyrisht në trupin tuaj. Një mënyrë se si këto hormone parandalojnë shtatëzëninë është duke e ndaluar procesin e ovulacionit, gë që mund të shkaktojë çrreguim në ritmin tuaj natyror. Pasi të pushoni me hormonet, do ju duhet kohë derisa të ktheheni tek ora juaj biologjike. Edhepse mund të ngeleni shtatëzëne që nga e nesërmja, është e preferueshme që të prisni deri në ciklin tjetër.

    7. Barërat natyrore për PMS (periudha post-menstruale)

    Advili dhe çokollata nuk janë zgjidhjet e vetme kur është fjala për dhimbje koke, lehtësim të dhimbjeve të barkut apo disponimi i keq- disa vitamina dhe minerale mund të ju ndihmojnë në lehtësimin e simptomeve të PMS, gjithashtu pyesni edhe mjekun tuaj rreth përdorimit të tyre. Studimet kanë sugjeruar se kalciumi mund të shuajë dhimbjen e muskujve ndërsa vitamina D mund të përmirësojë disponimin. Magnezi gjithashtu mund të ndihmojë për të përmirësuaj nervozizmin si dhe dhimbjen e muskujve, vitamina B kompleks ndihmon në zbutjen e apetitit.

    8. Shanset tuaja për të marrë një infeksion fungal gjatë menstruacioneve janë minimale.

    Nëse shpesh vuani nga infeksionet e tharmit,, mund të vëreni se ato rrallë herë fillojnë gjatë ciklit tuaj menstrual. Kjo ndodh sepse gjaku menstrual mund të ngritë nivelin pH, duke e bërë të vështirë që tharmi të lulëzojë, andaj zvogëlon shanset e infeksionit. Megjithatë nivelet e larta të pH mund të ndikojnë tek disa gra me paraqitjen e infeksioneve tjera gjatë ciklit të tyre menstrual që manifestohet me rrjedhje dhe erë “peshku”./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...