2.8 C
Priština
More

    10 gjërat që kurrë nuk i keni ditur për vaginën tuaj

    spot_imgspot_img

    Mënyrën se si unë e shoh, askush pos shkencëtarëve nuk mund të dijë gjithçka mbi vaginën. Bëmë një bisedë me Dr. Llorens Orbukh, drejtor i GYN Laparoscopic Associates dhe ko-drejtor i GynecologicRobotic Surgery, për disa gjëra që na ndodhin në vaginë.

    1. Kur jeni e eksituar, klitorisi juaj fiton ereksion njejtë si tek meshkujt. Gjatë eksitimit femëror, klitorisi mbushet me gjak dhe erektohet, madhësia dallon nga personi por nuk është edhe shumë e madhe.
    2. Gjaku juaj menstrual mund të ju ndihmojë pacientëve që kanë pësuar nga dështimi i zemrës. Qelizat burimore nxjerren prej gjakut dhe rriten në mënyrë që të dallojnë qelizat e ndryshme trupore, në këtë rast qelizat burimore bëhen qeliza muskulore të zemrës për qëllime riparuese në këta pacientë.
    3. Kur eksitoheni, vagina zmadhohet dyfish. Vagina femërore mund të dallojë në pamje dhe madhësi gjatë eksitimit seksual. Kjo kryesisht ndodh për shkak të mbushjes e cila shkakton zgjerim të sipërm të dy të tretave të vaginës.
    4. Mund të keni lindur fare pa himen. Shumica e femrave janë të lindura me himen, dhe mund ta kenë në formë dhe madhësi të ndryshme, mirëpo nëse nuk keni një të tillë me shumë gjasa kurrë nuk e keni ditur pasiqë edhe nuk ka ndonjë impakt në jetën tuaj seksuale. Më shumë që bie në sy është himeni që nuk penetrohet lehtë apo të shqyhet, me çka rezulton seks i dhimbshëm dhe i rëndë.
    5. Keni më pak gjasa të arrini orgazëm nëse keni klitoris të vogël. Sipas një studimi, femrat që kanë klitorisin e vogël apo larg vaginës, kanë vështirësi në arritjen e orgazmës.
    6. Janë 8,000 mbarime nervore në klitoris, ndërsa penisi ka vetëm 4,000. Klitorisi ka më tepër mbaresa nervore ndijore se penisi, dhe stimulimi mund të rezultojë me stimuj të valëzuar dhe marramendëse. Orgazmi klitoral është tejet më i fortë se ai mashkullor.
    7. Është e pamundur të humbni diçka brenda vaginës. Në kulm të vaginës është qafa e mitrës, me një hapje të mjaftueshme sa të kalojë sperma mikroskopike. Vagina ka një hapsirë fikse që nuk vazhdon tutje, andaj është e pamundur të humbasi diçka në të.
    8. Është e mundur për vagina juaj të bjerë jashtë. Me prolapsi utero-vaginale , vagina ose mitra dhe vagina, mund të zgjaten jashtë trupit. Kjo mund të ndodhë pas lindjes ose pas menopauzës nga mungesa e mbështetjes së legenit, por është e rrallë dhe e riparueshme me kirurgji.
    9. Vagina juaj nuk mund të zgjerohet vetëm pse keni shumë seks. Vagina zgjerohet natyrshëm kur femra është seksualisht e eksituar dhe bëhet gati për marrëdhënie seksuale, mirëpo pas seksit gjithçka ktheht në normale. Arsyeja e vetme për zgjerimin e vaginës është mosha dhe tek disa gra- lindja.
    10. Vagina juaj ka të njejtin nivel të pH sikurse një gotë verë. pH normale për vaginat është nga 3.8 dei 4.5, shumica e verërave janë 3.0 apo 4.0. 3.0 deri në 3.4 është e pëlqyeshme për verërat e bardha ndërsa 3.3 deri 3.6 për ato të kuqe./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...