4.4 C
Priština
More

    Çfarë ndodhë kur dashuria juaj e madhe tashmë ka dashurinë e tij?

    spot_imgspot_img

    Gjatë takimit tim të parë me Greg-un, ai më përmendi pothuajse mënjëherë se do të përfundonte një lidhje një vjeçare. Ish partnerja e tij, Jenna kishte shkuar në Tajlandë dhe ashtu vendosën në mënyrë reciproke se ishte më e lehtë për ti dhënë fund lidhjes se sa të përpiqeshin në distanca të gjata.

    “Ishte me të vërtetë e vështirë” – tha ai. “Një nga gjërat më të vështira që kam pasur ndonjëherë”.

    Pavarsisht dyshimeve të mia, takimi i parë më hapi rrugën për takimin e dytë, të tretë e kështu me rradhë deri në takime të panumërta. Sa më shumë që rritesha duke e dashur Gregun, aq më tepër më pengonte natyra e ndarjes së tij të mëparshme. Edhepse nuk kishin seks më, ata dy ishin ende të dashuruar por rrethanat i braktisën veç e veç ata. Ishte një nga ato lidhjet sikur të James Dean që vdisnin të rinj dhe të bukur. Për femrën e tij të ardhshme – unë – ishte një ferr i vërtetë për të ndjekur veprimet. Jenna kishte përcjellur lidhjen tone për muaj me rradhë. Ajo ishte në foton e profilit në facebook-un e tij, duke u buzëqeshur. Ata bisedonin në Skype gjatë gjithë kohës. Bëhesha shumë e ndjeshme kur ai bënte krahasime rreth Jenna-s. për shembull, kur ai thoshte se Jenna kujdesej shumë për njerëzit, unë mënjëherë e merrja se unë nuk kujdesem për njerëzit.

    Por, gjëja ishte se unë kisha tërheqje për të dhe me të vërtetë më pëlqente. Kur kishim debate për gjëra të tipit si: efektet e twitter-it mbi shoqërinë, ai ishte më shumë sfidues sesa argumentues. Kur unë jam nganjëherë e pavëmendshme në punë, ai fillon të më dërgojë mesazhe si: “A ke ngrënë?”, cilësitë që më pëlqejnë aq shumë te ai – të qenurit i hapur, ndarja e gjërave me mua, duke parë të mirën tek njerëzit – ishin arsyet që ai tha gjëra të këndshme për Jenna. Ai nuk ishte i pavëmendshëm me qëllim. Ai ishte thjeshtë një shok i mirë i cili ka ndjenja pozitive rreth ish të dashurave të tij.

    Katër muaj gjatë lidhjes sonë, Gregu takoi nënën time. Ishte hera e parë që njoftova mamanë time me një mashkull me të cilin kaloja, dhe asaj i pëlqente shumë. Në shtëpinë e saj, e pyeta Gregun se a e dinte Jenna në lidhje me mua. Ai tundi kokën. “I kemi premtuar njërit tjetrit se nuk do flasim për njerëz tjerë”, u përgjigj ai. U ngriva e tëra, isha e zemëruar dhe e zënë ngushtë, lotët gufonin në sytë e mi, ai ishte mashkulli i parë i cili do të takonte familjen time, dhe ai nuk është në gjendje as ti tregojë ish të dashurës së tij që unë ekzistoj. U mbylla në vete dhe u bëra akull e ftohtë. Gjatë kthimit në shtëpi, fillova të qaj. Një pjesë e imja thoshte t’ja mbathja, se sa të vendosja për një lidhje ku unë gjithmonë do të ndjehem si e marrë. Mora frymë thellë dhe thash: “Unë dua që ti tregosh Jenna-s për mua”.

    Përgjigja e tij ishte e qetë dhe e çmendur, ashtu siç mund një mashkull të jetë. Ai ma ktheu: “Nuk e di pse dëshiron që unë ta lëndoj atë pa ndonjë arsye”.

    Fajtor, rash dakord. Por, ditën tjetër në punë e rishqyrtova edhe njëherë. I shkruajta një email të gjatë , duke m’u dridhur duart. I thash se më shumë vlente fakti që mos ta lëndojë atë se sa mua dhe se sa rëndësi kishte rivlerësimi i saj ndaj tij.

    Ai u takua me mua pas punës. Pasi që unë kisha dërguar email-in tim, ai kishte biseduar në Skype me Jenna-n dhe i kishte treguar asaj se ishte në një marrëdhënie serioze. Ishte një bisedë dy orëshe.

    Kur unë dhe Gregu filluam të dilnim në takim, e dinim se ajo do të ikte nga jeta e tij. A ta kam thënë këtë? – më pyeti ai. Unë e dija se kishte një afat kohor.

    Arrita ta kuptoj se ai nuk ishte mjafteshëm i dashuruar në të saqë nuk e priti në fund të vitit dhe nuk iu bashkangjit udhëtimit me të për në Tajlandë, nuk shfaqi as edhe një grimcë emocionale ndaj saj.

    Pra, unë e pyeta se po ta kishe dashur mjaftueshëm, a do ta kishe shoqëruar atë? E pyeta, sa për tu siguruar.

    Ai mendoi për një minutë dhe më shikoi në sy. “Po, definitivisht”.

    Tani që jemi për rreth një viti së bashku, xhelozia ime për Jenna është venitur shumë. Ndoshta marrëdhënia e tyre ishte si e James Dean, por e jona është si e Michael Fassbender: njësoj emocionuese dhe seksi, por me më tepër maturi, më e thellë dhe shumë më e gjallë./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...