10.3 C
Priština
More

    Fakte ushqyese rreth pishës

    spot_imgspot_img

    Me formë interesante dhe me shije të këndshme, pisha si frut arror përmban fara të vogla të ngrënshme të koneve femërore në një pemë pishe. Bërthama e pishës është me të vërtetë një burim i shkëlqyer i ushyqesve, mineraleve esenciale, vitaminave dhe acideve yndyrore që ndihmojnënë reduktimin e nivelit të kolesterolit në gjak.

    Botanikisht, pisha i përket familjes Pinaceae, në gjini: Pinus. Drunjtë e pishave rriten kryesisht në pyje të ftohta dhe të egra, të hemisferës veriore, sidomos të Siberisë dhe Kanadasë. Janë të mëdha, të drejta, mund të arrijnë lartësi, kanë formë piramidale apo sikur një ombrellë.

    Lulet e drunjve të pishës zhvillohen në një kon. Koneve femërore iu duhet rreth 2-3 vjet për tu pjekur pas pllenimit. Gjatë ovulimit, farat mund të arrijnë formimin e koneve deri në 3 cm, ku pas pjekjes dhe tharrjes konet natyrisht ndahen për lirimin e farave.

    Përfitimet shëndetësore të pishës

    Pisha është një ng frutat arrore ushqyese me shumë kalori. 100 gr e bërthamave të thata ofron 673 kalori. Përveç kësaj, ata përbëhen nga një numër i madh i vitaminave, antioksidantëve dhe mineraleve.

    Përmbajtja e tyre e lartë vjen kryesisht nga yndyrnat. Këto janë shumë të pasura me acide yndyrore si dhe acid oleik. Studimet kërkimore tregojnë se dietat mesdhetare që përmbajnë sasi të mirë të acideve yndyrore, vitamina dhe antioksidantë, ndihmon në parandalimin e sëmundjeve koronare duke favorizuar profilin e lipideve të gjakut. Pisha përmban acide yndyrore esenciale (omega-6), acid pinolenik. Hulumtimet e fundit kanë treguar se përdorimi i saj ndikon në humbje peshe duke frenuar oreksin.

    Ashtu sikur bajamet, edhe pishat janë një burim i shkëlqyer i vitaminës E, përmbajnë rreth 9.33 mg për 100 gr. vitamina E është një antioksidant i fuqishëm, i nevojshëm për ruajtjen e membranës qelizore dhe lëkurës duke e mbrojtur nga radikalet e lira të dëmshme.

    Për më tepër, pishat janë një burim i mirë i vitaminave B kompleks, të tilla si thiamin, riboflavin, niacion, vitamin B-6 dhe acid folik.

    Për më tepër, arrat e pishës përmbajnë një sasi të shëndetshme të mineraleve esenciale si mangani, kaliumi, hekuri, magnezi, zinku dhe seleni. Në 8.802 mg per 100 gr është sa 383% e marrjes së rekomanduar ditore, ku edhe pishat janë një nga burimet më të pasura të manganit. Prandaj, konsumi i pishave ndihmon trupin të zhvillojë rezistencë ndaj agjentëve infektivë duke pastruar radikalet e dëmshme të oksigjenit.

    Vaji që nxirret nga drunjtë e pishave ka një shije delikate me erë të këndshme dhe përdoret në shumë aplikime mjekësore dhe tradicionale. Komponentët e tij kimikë ndihmojnë në zbutjen dhe mbrojtjen e lëkurës nga thatësia. Përdoret gjithashtu edhe në gatim, në ilaçet tradicionale, aromaterapi, në industrinë farmaceutike dhe kozmetike.

    Përzgjedhja dhe ruajtja

    Në pyjet e egra, farat që kanë rënë në tokë mblidhen dhe përpunohen përgjithësisht ku mund ti gjeni nëpër tregje në forma të ndryshme.

    Këto mund të qëndrojnë për një kohë të gjatë dhe të ruhen për shumë kohë. Nëse bërthama ekspozohet ajo mund edhe lehtë të prishet nëse vie deri të kushtet e nxehta dhe lagështia, andaj duhet të mbahen të mbyllur ne enë hermetike apo brenda frigoriferit.

    Përgatitja dhe metodat shërbyese

    • Pishat siberiane në përgjithësi mund ti shijoni ashtu siç janë. Përveç kësaj, ato mund të konsumohen si të pjekur, të kripur apo të ëmbël.
    • Ato përdoren në granola, biskota, çokollata dhe smoothie-s.
    • Këto përdoren edhe në sallata duke i spërkatur përmbi, qoftë sallatë frutash apo edhe perimesh.
    • Shpesh herë pishat mund të përdoren edhe si shtesë në mish, peshk dhe pjatat dekoruese me perime.
    • Poashtu mund të gjejmë përdorimin e tyre edhe si shtesë në salca të sallatave si dhe në gatim.

    Profili i sigurisë

    Alergjia nga konsumi i pishave mund të ndodhe në disa individë të ndjeshëm. Simptomat e reagimit mund të përfshijnë kruarje, dhimbje barku, vështirësi në frymëmarrje, të vjella dhe diarre. Personat që kanë alergji të tillë duhet të kenë kujdes në konsumin e arrave të tilla.

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...