Ëndrra e Dua Lipës bëhet realitet

spot_imgspot_img

“Një ëndërr e bërë realitet” e ka cilësuar Dua Lipa bashkëpunimin e saj të radhës që nuk është fare i zakontë, përkundrazi bëhet fjalë për dy emra të fuqishëm të muzikës – Madonna, mbretëresha e popit, dhe Missy Elliott, një nga këngëtaret më të suksesshme të muzikës rep.

Bashkëpunimi do të jetë një remiks i këngës “Levitating” të Duas, e cila për herë të parë u publikua në prill të vitit 2020. Remiksi është punuar nga The Blessed Madonna, DJ amerikane e cila më parë njihej si The Black Madonna.

Versioni i ri i “Levitating” do të publikohet më  14 gusht dhe lajmin për këtë ajo e bëri të ditur përmes një postimi në Instagram.

Kujtojmë se në fillim të korrikut, menaxheri i Duas, Ben Mawson, deklaroi për Music Week:

“Albumi Future Nostalgia është ndikuar shumë nga energjia dhe ndjesia që këngët e Madonna-s përcjellin. Madje ne po mundohemi të bindim Madonna-n për të bashkëpunuar me Dua-n.”

Mawson shtoi se “Kur unë e kam takuar Dua-n për herë të parë ajo ishte vetëm 17 vjeçe dhe më tha që dëshironte të bëhej si Madonna. Kishte diçka në mënyrën si ajo ma tha që më bëri të besoj tek Dua. Ajo i ka të gjitha, prandaj është potencial pa limit.”

Për momentin, Dua po shijon suksesin e “Un día”.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Hidratimi në ditët e nxehta

Plan i thjeshtë për pije dhe vakte që freskojnë trupin në vapë: sa, kur dhe çfarë të pish, plus ide gatimi të lehta për familjen.

Shtresa dhe materiale për motin e ndryshueshëm

Shtreso me zgjuarsi: udhëzues praktik për materiale dhe kombinime që të mbajnë rehat kur moti ndryshon gjatë ditës, nga Kosova në Zvicër.

Panna cotta për 4 persona

Panna cotta me vanilje për 4 persona, me sasi të sakta, hapa të qartë dhe këshilla sigurie, ruajtjeje dhe servirje me fruta sezonale.

Dashuria në familje pa telefona

Një guidë e ngrohtë dhe praktike për të krijuar momente pa telefona që forcojnë lidhjet familjare – me rregulla të thjeshta dhe ide të zbatueshme.