7.5 C
Priština
More

    Horoskopi javor

    spot_imgspot_img

    DASHI
    Puna: Po merrni nxitje të papritur nga një person nga i cili nuk keni pritur ndihmë. Pos kësaj, aspektet planetare paralajmërojnë ndryshime të papritura, të cilat mund t’ju shqetësojnë dhe frikësojnë. Mos u dorëzoni në rastin e parë, bashkë me kaosin arrin edhe zgjidhja e duhur për shkak të së cilës, në fund, do ta kuptoni që çdo gjë që ka ndodhur ka qenë ideale për ju.
    Shëndeti: Kujdes nga ftohjet.
    Dashuria: Jeni plot optimizëm. Me ditë të tëra po kënaqeni në planifikimin e së ardhmes, mirëpo si duket po harroni që planet e llojit të tillë nuk janë reale derisa gjithnjë në ta të mos marrë pjesë edhe personi juaj i dashur. Tensioni ndërmjet jush dhe partnerit tuaj gjithnjë e më shumë po rritet, andaj nëse nuk do të qëndroni me këmbë në tokë, marrëdhëniet mund t komplikohen.

    DEMI
    Puna: Ju pengon kaosi i cili ju rrethon. Po stagnoni mu aty ku jeni gjendur, mos i humbni shpresat. Çdo gjë që këto ditë ndodh, në esencë, krijon gjasa të volitshme të cilat ju tashmë po i parandieni. Ndërkohë, derisa po prisni, kontrolloni financat, sepse në dukje të parë janë shqetësime në formë vërejtjesh lidhur me diçka që keni lënë jashtë kujdesit.
    Shëndeti: Dhembje të shpinës.
    Dashuria: Nuk mund të vendosni çfarë qëndrimi të merrni, andaj më lehtë e keni që gjithë përgjegjësinë ta kaloni te të tjerët. Mund të përfshiheni në një konflikt me personin e dashur, sepse po e vlerësoni keq situatën. Ndryshimi i humorit në jetën dashurore çrregullon rutinën në përditshmërinë tuaj.

    BINJAKËT
    Puna: Këto ditë prisni të lidhni kontratë të re apo të arrini marrëveshje të fortë për ndonjë bashkëpunim afarist. Nëse jeni në atë pozicion, kushtoni kujdes, personi që ka autoritet apo punëdhënësi mund t’i anashkalojnë disa detaje dhe më vonë të ndikojnë negativisht në realizimin e gjithë projektit. Bëhuni të kujdesshëm dhe i përpiktë, në mënyrë që të mos i bëni gjërat nga dy herë.
    Shëndeti: Kujdes nga viruset.
    Dashuria: Sado që jeni kujdesur, këto ditë ju pason një fund i pakëndshëm. Në atë kuptim, për shkak të sigurisë, rishqyrtoni çdo gjë ku keni fshehur diçka, sepse ekzistojnë gjasa të mëdha që të zbuloheni. Kujdes kujt i rrëfeheni në besim, njëri ndër miqtë, padashur, mund t’ju komprometojë.

    GAFORRJA
    Puna: Keni humor të ndryshueshëm. Ju mundon ndjenja e përgjegjësisë së madhe. Juve ju takon të merrni vendime të rëndësishme me të cilat do të lëndoni disa njerëz. Meqenëse një kohë të konsiderueshme do t’ju ndihmojnë disa nga bashkëpunëtorët, nuk ka arsye të lejoni veten t’ju kaplojë humori i keq. Ndryshimet para jush janë të pakëndshme, por në afat të gjatë mund të jenë të dobishme.
    Shëndeti: Probleme me stomakun.
    Dashuria: Në raport me personin e dashur diçka nuk po shkon si duhet. Po ndieni që atmosfera ka ndryshuar dhe nuk dini cili është shkaktari në gjithë këtë. Mbase në periudhën e kaluar keni qenë tepër të shkujdesur, sepse dashurinë nuk e keni kuptuar seriozisht. Përmirësoni qëndrimet tuaja para se gjërat të komplikohen.

    LUANI
    Puna: Po hamendeni në cilin drejtim të vazhdoni tutje, andaj kjo dilemë mund të shkaktojë probleme të mëdha. Nuk keni kohë të mjaftueshme për të menduar, duhet patjetër të veproni shpejt. Mos shpenzoni kohë në analiza dhe frikë, por mendoni në mënyrë konstruktive dhe dëgjoni intuitën tuaj. Zgjidhja është para jush, nevojitet vetëm që të qetësoheni dhe të vendosni për atë që e para ju bie ndër mend.
    Shëndeti: Dhembje të fytit.
    Dashuria: Po e kaloni çdo gjë te partneri, në vend që zgjidhjen e një problemi ta bëni me forcat tuaja. Ndoshta po ikni nga iniciativa, sepse duhet patjetër diçka të sakrifikoni. Jeni të vetëdijshëm që mund të çrregullohen marrëdhëniet me personin tuaj të dashur, ndërkaq tani për tani për to nuk keni vullnet.

    VIRGJËRESHA
    Puna: Do të mësoni diçka që do t’ju zhgënjejë. Po e kuptoni që jeni të rrezikuar nga një manipulim i madh, posaçërisht nga bashkëpunëtorët të cilëve u keni besuar. Pa arsye po hidhëroheni, jeni të mbrojtur nga personat të cilët gjenden në vende kyç. Vështirësitë e tjera merrni si leksion nga i cili do të mësoni si të dalloni realen nga jorealja dhe rregulloni sistemin vetjak të vlerave.
    Shëndeti: Probleme me sytë.
    Dashuria: Ashtu si do të zvogëlohen obligimet, po ashtu edhe marrëdhëniet dashurore do të forcohen. Personi i dashur pret që t’ia përkushtoni pesë minutat e tij. Për ta plotësuar rolin tuaj në tërësi, është e domosdoshme të dilni nga rutina e vendosur. Është periudhë e volitshme për pushim.

    PESHORJA
    Puna: Po prisni diçka, që tani është e sigurt se nuk do ta arrini. Disa njerëz me siguri ju kanë ushqyer me shpresë të rreme. Bëhuni më të durueshëm dhe përballojeni disi fillimin e javës, në fund të saj, arrin ndryshimi dhe me të edhe zgjidhja e situatës, e cila tashmë një kohë të gjatë po ju mundon. Mos e lodhni veten me dilemën se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, sepse zgjidhja e çdogjëje do të jetë në favorin tuaj.
    Shëndeti: Kontrolloni shtypjen e gjakut.
    Dashuria: Po përballeni me mungesë humori. Nga njëra anë keni dëshirë të madhe për të qenë i lirë, ndërsa, nga ana tjetër ju pëlqen të keni dikë pranë vetes. Paqëndrueshmëria emocionale mund t’ju çojë në veprime të dëmshme. Së shpejti rrethanat do të ndryshojnë, andaj nuk është mençuri tani të zbatoni ndonjë vendim derisa të mos e shqyrtoni gjithë situatën.

    AKREPI
    Puna: Paratë e fituara mund t’i shpenzoni në kënaqësi të vogla, edhe pse do të ishte më mençuri që ato shpenzime t’i lini për më vonë, së paku deri në fund të javës, kur situata do të ndryshojë qenësisht. Nëse jeni pjesëmarrës aktiv në komunikacion, bëhuni të kujdesshëm. Ekziston rreziku nga lëndime fizike, andaj kujdesuni kudo që të shkoni, posaçërisht derisa jeni duke punuar.
    Shëndeti: Alergjitë.
    Dashuria: Si në planin afarist, ashtu edhe në dashuri, para jush është java plot tensione. Kjo kërkon shumë energji, e cila, ju mungon. Bisedat të cilat do t’i bëni këto ditë nuk do të japin rezultate të pritura, andaj për këtë shkak bëhuni të kujdesshëm dhe hiqni dorë nga bindjet.

    SHIGJETARI
    Puna: Para jush është një ndryshim me të cilin diçka të rëndësishme nga jeta juaj profesionale to të përfundojë. Mos prisni zgjidhje të shpejta, sepse transformimi do të zgjasë. Veç kësaj, ju pret një kontakt me personin i cili ju sjell gjasa të mira dhe leksione të rëndësishme jetësore. Pa marrë parasysh rrethanat premtuese, mos u ngutni sepse rezultatet do të duhet t’i prisni më gjatë seç dëshironi.
    Shëndeti: Zvogëloni sasinë e konsumimit të ëmbëlsirave.
    Dashuria: Dashamirësia e personit të dashur ka rëndësi të madhe për ju, posaçërisht këto ditë kur jeni në pozicion të merrni vendim, i cili mbase ka rëndësi jetësore. Mos harroni që ju nuk jeni qendra e botës. Energjia e partnerit tuaj është në rënie, së shpejti edhe ju atij do t’i bëheni mbështetje e rëndësishme.

    BRICJAPI
    Puna: Këto ditë, për ju, gjëja më e zgjuar është të shmangi situatat në të cilat provoni diçka apo për shkak të ndonjë arsyeje tjetër jeni të detyruar të inicioni bisedë të rëndësishme. Qëndroni sa më larg nga temat serioze, sepse secila mund të shndërrohet në grindje serioze. Çdo gjë që e keni për zemër ruajeni për vete dhe prisni me durim pesë minutat tuaj të cilët së shpejti do të vijnë.
    Shëndeti: Kujdes, janë të mundshme lëndimet.
    Dashuria: Ju tërheq personi me të cilin takoheni në ambientin tuaj të punës. Nëse këto ditë merrni guximin që të takoheni fshehtas, jini të gatshëm për surpriza të pakëndshme. Pra, qëndroni larg skandaleve, sepse çdo gjë do të fshihni, do të zbulohet në mënyrë të tmerrshme.

    UJORI
    Puna: Po vraponi në të gjitha anët, sepse po ju ofrohen projekte të cilat ju pëlqejnë. Ka gjasa që keni shpërndarë energjinë kreative, andaj ju është i domosdoshëm një pushim serioz. Mos hiqni dorë, çdo gjë që keni punuar deri tani, në periudhën e ardhshme do t’ju shpaguhet shumëfish. Shkuarja në një udhëtim të shkurtër mund të jetë veprim ideal në këtë moment.
    Shëndeti: Dhembje koke.
    Dashuria: Me personin e dashur bëhuni më i durueshëm dhe mos insistoni në qëndrimet tuaja, posaçërisht nëse ai insiston në tema më serioze. Këto ditë jeni i prirë të ekzagjeroni çdo gjë, pra edhe problemet. Nëse i nënshtroheni presionit, do të përballeni me një krizë, madje edhe me ndërprerje të papritur të lidhjes.

    PESHQIT Puna: Kjo periudhë nuk është e volitshme për inicimin e punëve të reja, sepse do të keni rënie afatshkurtër, por të madhe të energjisë. Është koha që të bëni një rishikim serioz të gjithë asaj që keni bërë. Nëse fshehtas keni bërë ndonjë veprim, me siguri mundi dhe angazhimi juaj në vendin e punës nuk kanë kaluar pa u vërejtur. Rezultate konkrete do të keni në ditët në vijim.
    Shëndeti: Pagjumësia.
    Dashuria: Jeni të vetëdijshëm që një fazë e lidhjes suaj dashurore po kalon dhe që është koha e fundit të vendosni çfarë të bëni në të ardhmen. Marrëdhënia me personin e dashur duhet patjetër të definohet. Sado që të jeni të sigurt në atë që vjen, mos harroni,jeni ju i vetmi që vendos për të. Lejoni palës tjetër të sqarohet.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...