E bukur edhe pas një nate “të stuhishme”!

Edhepse jeni kënaqur në ahengje deri në mëngjes, prap mund të dukeni e freskët në mëngjes…

Keni qenë në ahengun e përkryer që ka zgjatur deri në orët e hershme dhe tani përballeni me pasojat e lodhjes dhe pagjumësisë që shihet qartë në fytyrën tuaj? Mbajeni mend këtë plan post-party i cili do ju bëjë të dukeni e freskët dhe e bukur përkundër lodhjes që keni.

Lëkura

Me korrektorin hidratues mbuloni pjesët më të dukshme që tregojnë se keni patur një natë pa gjum- harqet e errëta nën sy. Mos harroni të aplikoni bronzer në fytyrë, ai do të sjellë freski në lëkurën tuaj.

Buzët

Nëse mbrëmjen e mëparshme jeni kënaqur në puthjet plot epsh, buzët tuaja do të duken ngjyrë rozë të natyrshme… dhe me siguri që kanë plasaritje. Harrojeni buzëkuqin dhe masazhoni me butësi me balsam që i ushqen ato.

Sytë

Së pari kushtoni rëndësi pastrimit të grimit nga nata e kaluar. Në këndet e brendshme të syve aplikoni hije të bardhë që do ua freskojë pamjen, e pastaj qerpikët me maskara të dyfishtë.

Flokët

Nëse në fundet e flokëve spërkatni sprej aromatik, do të duket se keni flokë freskët të lara, apo edhe spërkatje me parfumin tuaj të preferuar, ndërsa në vetë rrënjën aplikoni shampon për larje të thatë. Krehuni mirë dhe lidheni një bisht.

Ende këshilla…

…edhe atë nga lexueset tona

#Gjithmonë me vete mbaj bronzer, i cili më shërben edhe si rimel duke e bërë atë zëvendësim të përkryer.

#Buzëkuq tepër i ndezur dhe pak kremë për fytyrë të ndritshme që më ndihmon të dukem e freskët.

#Pudër foshnjesh është aleati im më i rëndësishëm. Ai për një moment i bën flokët e mia të duken të freskëta dhe të pastra.

kosovarja.ch