3 shenjat alarmuese të menstruacioneve që duhet të lajmëroheni tek mjeku!

Vështirësitë që përcjellen me menstruacione janë të zakonshme në fund të çdo muaji të ciklit menstrual, andaj edhe bëjnë pjesë tek vështirësitë më të urryera.

Megjithatë, përveç vështirësive të zakonshme mund të paraqiten edhe vështirësi të tilla që tregojnë probleme serioze të cilat asesi nuk duhet injoruar, dhe gjithsesi duhet të konsultoheni me gjinekologun.

Lexoni më poshtë vështirësitë që tregojnë se diçka nuk është në rregull me menstruacionet e juaja.

Gjakderdhje e tepërt

Ndryshimi i tamponëve në çdo 3-5 orë është një gjë normale, mirëpo nëse paraqitet nevoja e ndërrimit të tyre në çdo orë, duhet të vizitoni ginekologun. Gjatë menstruacioneve është normale intensifikimi i gjakderdhjes gjatë ditës së dytë, mirëpo nuk duhet të tejkalojë sasinë e zakonshme. Rritja e aktiviteteve fizike dhe konsumimi i tepërt i alkoolit mund të ndikojë në intensifikimin e gjakderdhjes, mirëpo nëse nuk keni të bëni me një gjë të tillë ndërsa ende keni gjakderdhje – është mirë të vizitoni gjinekologun. Intensifikimi i gjakderdhjes gjatë menstruacioneve mund të sjellë anemi, lodhje dhe ulje të energjisë. Edhe mpiksja e gjakut është normale përderisa copëzat nuk janë më të mëdha se monedhat e zakonshme, në të kundërtën duhet të vizitoni mjekun.

Ndalimi i menstruacioneve

Stresi, ushqimi i dobët, humbja e shpejtë e peshës – të gjitha këto janë arsye për zhvendosjen e ciklit menstrual për disa ditë dhe nuk është diçka e jashtëzakonshme. Megjithatë, nëse ndodh që menstruacionet të vonohen disa muaj, patjetër të kontrolloheni. Përveç shtatëzënisë, shkak për këtë mund të jenë vezoret policistike – një çrregullim hormonal. Ky problem mund të sjellë edhe humbjen e flokëve dhe fitimin e shpejtë të peshës, mirëpo është një problem që zgjidhet andaj vizitoni gjinekologun.

Shtrëngime dhe dhimbje të fuqishme

Secila prej nesh është përballur me ngërçin në fund të barkut të shoqëruar me dhimbje në ditët e para të menstruacioneve- diçka që mund të zbutet me barëra për menstruacione. Mirëpo, nëse dhimbjet janë të tilla në çdo muaj dhe ju pengojnë në funksionimin normal atëherë mund të keni endometriozë. Kjo gjë ndodh kur gjendrat që rriten brenda mitrës zgjerohen në pjesët tjera, sikurse tek vezoret dhe fshikëza. Dhimbjet e mëdha mund të rishfaqen nga muaji në muaj dhe nuk duhet t`i injoroni pasiqë mund të shkaktojnë pasoja serioze. Drejtohuni tek gjinekologu për ndihmë.

kosovarja.ch