Është e vërtetë se seksi martesor është seksi më i mirë, martesa sjell një dimension më të thellë në jetën seksuale, mirëpo do të sihte gabim nëse mendoni se kjo do ua kufizojë mundësinë e shprehjes seksuale.

Që të lulëzoni në një lidhje ju duhet komunikim për vetveten tuaj seksuale, andaj filloni me këto gjashtë pyetje dhe mësoni diçka më tepër për njëri-tjetrin.

1. Sa shpesh dëshironi të bëni seks?

Gaboheni nëse mendoni se mund të sinkronizoni dëshirën seksuale që në fillim andaj nuk duhet të ndjeheni fajtore për këtë. Përveç pyetjes se sa shpesh dëshironi të bëni seks, është mirë të pyetni edhe për nevojat tjera seksuale.

2. Si mendoni se fëmijët do të ndikojnë në jetën tuaj seksuale?

Shumica e njerëzve nuk mendojnë se si fëmijët mund të ndikojnë në jetën e tyre seksuale, mirëpo nëse bisedoni me partnerin tuaj për këtë çështje do të mund të studjoni gjërat që mund të ju vijnë më pas dhe mund të pengojnë jetën tuaj seksuale. Andaj zhvillimi i një strategjie paraprake do të mund të ju shpëtojë nga mundimet.

3. Cilat fantazi seksuale do të dëshironit ti realizoni një ditë?

Secili prej nesh ka ndonjë fantazi seksuale mirëpo partnerët mund të hezitojnë në ndarjen e tyre nga frika e keqkuptimit dhe turpërimit. është e rëndësishme që t`i eksploroni ato para se të martoheni.

4. Çfarë mendoni për lodrat seksuale?

Lodrat seksuale janë pjesë e rutinës seksuale. Është mirë që të keni përzgjedhje të ndryshme me qëllim që të eksitoheni dhe të ruani seksualitetin tuaj. Lodrat seksuale mund të jenë një shtesë e shkëlqyeshme për jetën tuaj seksuale.

5. Si e definoni tradhëtinë?

Mund të habiteni me mënyrat e ndryshme të definimit të tradhëtisë, dikush mendon se biseda online është e tillë, tjetri mendon se të shkuarit në strip-klub është tradhëti, shkuarja në kafe me kolegun e punës e tj. Të gjitha këto çështje duhet të definohen para martesës.

6. Çfarë mendoni për porngrafinë?

Fakt: është e pamundur të evitoni pronografinë në ditët e sotshme, ndërsa shumë njerëz e përdorin si fillim i eksitimit para seksit. Fatkeqësisht pornografia ndikon në zemërimin dhe agresivitetin e shtuar si dhe në ndjenjën e shmangies. Për të evituar komplikimet në martesë, duhet të diskutoni se çfarë mendoni për pornografinë dhe duhet ta ruani transparencën në çështjet e tilla.

kosovarja.ch