Dua Lipa publikon videoklipin e ri

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, ka publikuar këngën e re të shoqëruar me videoklip.

“Break my heart” quhet projekti i ri muzikor që Dua ka lansuar për publikun, të enjten.

Në postimin e saj, këngëtarja që jeton në Londër, ka falënderuar të gjithë ata që kanë punuar për realizimin e videoklipit, në temperaturë – 8 gradë celcius.

Mes të tjerash, Dua ka treguar se ka qenë me ftohjen më të keqe në jetën e saj.

“Kemi bërë diçka që shpresojmë se do ta doni” – ka shkruar Dua Lipa.