5.1 C
Priština
More

    Dobitë e lëvoreve të pemëve dhe perimeve

    spot_imgspot_img

    Lëvoret mund ti përdorim si preparate natyrale për parandalimin-shërimin e disa sëmundjeve, përmirësimin e lëkurës e madje edhe për lustrimin e këpucëve.

    Në vazhdim do të ju ofrojmë disa këshilla se çka të bëni me lëvoret e pemëve sezonale.

    Molla

    Falë hulumtimeve të bëra, është vërtetuar se acidi i cili e mban levorja e mollës na jep më shumë vlera shëndetsore se sa brendësia e mollës – duke filluar nga forcimi i muskujve, mbajtja nën kontroll e kolesterolit, sheqerit etj.

    Pjeshka

    Duhet ta hani levorën e pjeshkës për arësye të vlerave të pasura ushqyese ose mund ta fërkoni fytyrën me te që të keni lëkurë shkëlqyese.

    Përmban kalium dhe vitaminë A, e cila rigjallëron dhe hidraton lëkuren. Lëvorja e pjeshkës do t’jua përmiresojë sistemin tuaj të imunitetit, do të largojë toksinet nga trupi, do të zvogëlojë mundësitë për kancer, sëmundje të zemrës dhe artritis, por edhe do t’i ruajë sytë tuaj nga katarakti. Lëvoren mund ta përdorni si një ilaç të shpejtë të lëkurës, pas një nate të stuhishme me erë, vendosni pak sheqer në anën e brendshme të levorës dhe fërkojeni butë fytyren tuaj.

    Limoni

    Ky frut përmban acid limoni, kështu që ju mund ta përdorni atë si një mjet të shkëlqyeshëm për lustrim të mesingut, bakrit…etj. Shtrydhni pak lëng në sodën e bikarbonit që të fitoni një efekt edhe më të mirë, ose vendosni disa copëza të levorës në shishe të ujit për të krijuar një freskues aromatik në shtëpi.

    Nëse vajit të ullirit do t`i shtonit lëvoren e limonit, do t’i jepni një arome interesante, por edhe do të gjallëroni vajin që ka ndenjur gjatë.

    Ju mund t`i përdorni lëvoret e limonit për të menjanuar erërat e palakmueshme nga furra mikrovalore, duke i zier ato dhe të mbeturat nga lëngu i limonit, disa minuta në një enë të pambuluar .

    Portokalli

    Lëvorja e portokallit është plot me antioksidantë të fuqishëm të quajtur “superflavonide”, e të cilat ndikojnë ndjeshëm në reduktimin e nivelit të kolesterolit.

    Sipas disa hulumtimeve të bëra, antioksidantët që gjenden në lëvore janë 20 herë më të fuqishëm se ata në lengun e shtrydhur të portokallit.

    Shtojeni lëvoren e prerë në rende në ëmbëlsira që të përforconi ushqimin dhe të fitoni një aromë të mirë.

    Më së miri është të hidhet e tërë lëvorja e portokallit në shtrydhëse frutash dhe të përfitohet krejt ajo që fsheh kjo lëvore e pasur. Vetëm se duhet të lani mirë lëvoren para se ta fusni në shtrydhëse.

    Bananea

    Përdorni anën e brendshme të bananes për të shkëlqyer gjethet e luleve të shtepisë. Jo vetëm që do të shkëlqejnë, por gjethet edhe do të mbrohen për shkak se lëvorja e bananes është pleh natyral dhe pesticid. Lëvorja e bananes është ideale për shkëlqim të madh, kurse pas lustrimit pastrojeni me një pecetë të fortë. Lëvorja e bananes permban shumë kalium dhe antioksidantë të cilët e mbajnë lëkurën të butë dhe fine dhe i mundësojnë një këndellje edhe më të shpejtë. Nëse keni gërvishtje ose diçka të ngjashme vendosni mbi të lëvoren e bananes, dhe do t’ju shërohet më shpejt.

    Nëse ju pickon mushkonja, kjo lëvore do të qetesojë kruarjen, vetëm fërkojeni vendin e prekur.

    Lëvoren mund edhe ta hani, vetëm se së pari ziejeni ose përziejeni me mikser!

    Për shkak të luteines e cila gjendet në masë të madhe në këtë lëvore, me konsumimin e këtij ushqimi sytë tuaj do të jene të mbrojtur nga dëmtimi i shkaktuar nga ekspozimi ndaj rrezeve UV.

    Zijeni lëvoren për 10 minuta dhe pini ujin, ose thjesht perziejeni në shtrydhësen e frutave dhe pini lëngun e përfituar.

    Kivi

    A e keni ditur që lëvorja me qime e kivit përmban tri herë më shumë antioksidante se sa brendësia e vet kivit dhe vepron si një mjet i fuqishëm kundër alergjive, infeksioneve, por edhe tumorëve.

    Lëvorja e kivit gjithashtu është një ilaç natyral kundër baktereve. Ju mund ta shfrytëzoni bananen që ta maskoni shijen duke i përzier së bashku në shtrydhëse dhe mund ti pini.

    Shega

    Lëvoren e shegës mund ta përdorim për shumë gjëra. Prijeni në copa të vogla, thani dhe rregullojeni këndin tuaj të vogel aromatik. Nëse keni probleme me diarre ose dhimbje në stomak ziejeni levoren e shegës në ujë dhe shtoni kanellë. Kur të ftohet pini nga pak tri herë në ditë.

    Patatja

    Lëvorja e patates është e mirë për flokët tuaj. Ju mund t’i hiqni qafe thinjat në mënyrë natyrale. Vetëm ziejeni atë në ujë për 30 minuta dhe lëreni të ftohet. Këtë ujë shfrytëzojeni për t’i shpërlarë flokët pas shamponit dhe gradualisht do t’i errësojë thinjat tuaja, pra ju nuk do të keni nevojë për kimikate dhe ngjyra të forta.

    Lëvorja e patates është një ushqyes shumë i pasur. Vetëm levorja e një patateje të madhësisë së grushtit ofron gjysmën e sasisë ditore të rekomanduar të fibrave të tretshme, kaliumit, hekurit, fosforit, zinkut dhe vitaminës C.

    Dardha

    Ju do të gabonit shumë nëse hidhni lëvoren e kësaj frute. Lëvorja e dardhës është e pasur me vitamina, fibra dhe vlera ushqyese të cilat e tejkalojnë vlerën e asaj çka gjendet nën të.

    Në mesin e përberësve tjerë cilesorë, duhet theksuar materien që pengon rritjen e qelizave të tumorit-flavonoidin floretin. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...