16.1 C
Priština
More

    Gjashtë mënyra për të u argëtuar gjatë ushtrimeve

    spot_imgspot_img

    Ushtrimi është definitivisht i fundit në listën e gjërave që ju dëshironi të bëni në kohën tuaj të lirë. Fillimi i vitit është ideal për të sjellë trupin tuaj në ekuilibër të duhur të trupit dhe shpirtit, dhe mënyra më e mirë për të bërë këtë është pikërisht ushtrimi.

    Jetojmë në një kohë kur kemi gjithnjë e më pak kohë të lirë, dhe ku kemi obligime të shumta të cilat nuk na lejojnë mjaftueshëm kohë për t’ju kushtuar vetës sonë. Mos harroni të kujdeseni për trupin tuaj dhe të ktheni ushtrimin në listën e prioriteteve tuaja në mënyrë që mos të jetë në fund të listës. Pra, gjeni kohë të lirë që të kujdeseni për veten tuaj.

    Gjashtë mënyra për t’i bërë gjërat më emocionuese gjatë ushtrimeve

    1. Shikoni nëse ndonjëri nga miqtë tuaj ka dëshirë dhe vullnet për të ushtruar, sepse miku juaj do t’ju motivojë, dhe në këtë mënyrë do të kaloni më shumë kohë me miqë tuaj të preferuar. Mos zgjidhni cilin do mik, përzgjidhni dikë që është plot energji, argëtues dhe dikë i cili ka dëshirë që  të kaloni kohën së bashku.

    2. Çiklizmi mund të jetë një mënyrë e shkëlqyer i cili do të jetë edhe i dobishëm dhe në të njejtën kohë edhe kënaqësi, sepse gjatë ngasjes së çikletës do të kaloni nëpër vende që nuk keni kaluar më parë dhe do t’ju shtohet dëshira për të vizituar vendet të cilat nuk i keni vizituar deri tani, dhe ajo çfarë është edhe më e rëndësishme trupi juaj do të jetë në formë të shkëlqyer.

    3. Nëse dëshironi të takoni njerëz të rinj, palestra grupore është ideale për këtë, sepse thjesht do të jetë një motivim shtesë për çdo herë që shkoni në palestër. Kjo është një mënyrë e madhe për të përmirësuar fleksibilitetin, muskujt, për t’u çlodhur, zbavitur dhe njëkohësisht për të takuar njerëz të rinj.

    4. Pyesni në rrethinën tuaj ku mund të provoni dhe të mësoni diçka të re. Provoni të merreni me golf apo tenis. Jo vetëm që do ti shkrini kaloritë, por gjithashtu do të mësoni diçka të re.

    5. Me vallëzim drejt shëndetit. Sot ka mjaft shkolla të vallëzimit, regjistrohuni në njëren prej tyre dhe arrini deri të përsosmëria e ritmit dhe ekuilibrit tuaj. Vallëzimet latine janë ndër ushtrimet më të mirat për këtë. Vallëzimi është ideal për forcimin e sistemit kardiovaskular, dhe qëndrimin.

    6. Nëse keni fëmijë, aktivizoni edhe ata. Sporti është një mënyrë ideale për të hequr fëmijët nga telefonat celularë dhe kompjuterët, që të argëtoheni dhe të shpenzoni me cilësi kohën tuaj të lirë. Sigurisht që në afërsi keni ndonjë fushë për basketboll, futboll apo hendboll, shfrytëzoni fushat që ju janë ofruar. Bashkëpunoni me prindërit e tjerë nga lagjja juaj dhe formoni ekipe, dhe mbajini ndeshje javore, mbani trajnime, etj., mundësitë janë të shumta.

    Përfitoni nga fillimi i vitit që të ktheni një kapitull të ri në ruajtjen e shëndetit tuaj fizik dhe zgjidhni rrugën ideale për të ushtruar. Nëse me kalimin e kohës e kuptoni se lloji i ushtrimit për të cilin jeni përcaktuar nuk është ideal për ju, shikoni ndonjë formë tjetër për rekreacion, me siguri që do të gjeni atë që është ideale për ju, por thjesht mos hiqni dorë. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...