Disa vajra esencialë kundër kokëdhimbjeve

spot_imgspot_img
Dhimbja e kokës shkaktohet nga tensioni i gjakut, hormonet, stresi e të tjerë. Dhimbja është më e mprehtë në rastin e migrenës.
Nëse vuani nga dhimbjet e kokës, provoni këto tetë vajra esencialë përpara se të përdorni ilaçin e radhës. Ekspertët bimorë rekomandojnë vajrat esencialë që shërojnë çdo dhimbje koke, pavarësisht nga shkaku.

Dhimbja e kokës e shkaktuar nga tensioni
Ju duket sikur ua kanë shtrënguar kokën me mjete të mprehta? Dhimbja e kokës e shkaktuar nga tensioni shërohet me vaj nenexhiku. Ky i fundit jo vetëm që largon dhimbjet por ka një efekt shumë freskues që u vjen në ndihmë muskujve. Shtoni 10 pika me vaj esencial në 28 gramë të një vaji mbartës (vaj jojobe ose arre kokosi) dhe masazhoni qafën dhe shpatullat.

Dhimbja e kokës e shkaktuar nga stresi
Stresi është një ndër shkaktarët kryesorë të dhimbjes së kokës. Studimet kanë treguar se nuhatja e aromave ul stresin, nivelin e kortizolit dhe tensionin e gjakut. Zgjidhni vajin e livandës apo vajrat e agrumeve. Nuhatja e kësaj arome ngadalëson zemrën, qetëson sistemin nervor dhe ju ndihmon të qetësoheni. Lagni një shami me pak vaj esencial dhe nuhateni.

Migrena ikën me livandë
Aroma e livandës të qetëson, të vë në gjumë, rregullon nivelet e serotoninës dhe përmirëson sistemin nervor. Nëse nuhatni aromën e livandës për 15 minuta dhimbja e migrenës do të ikë. Sapo të vëreni shenjat e para të dhimbjes nuhatni vajin ose përdoreni për masazh të nofullave, ballit dhe skajeve të tij.

Dhimbjet hormonale shërohen me barbarozë
Hormonet janë mike dhe armike. Dhimbjet e kokës të shkaktuara prej tyre shërohen me barbarozë. Në rastin e këtyre dhimbjeve, ju duhet të përdorni një pikë vaj esencial në një lugë çaji me vaj bartës dhe të masazhoni zonën abdominale. Në të kundërt, bëni një banjë dhe hidhni në vaskë 5-8 pika nga ky vaj esencial.

Dhimbja e kokës nga dehidratimi
Rreth 73 për qind e trurit përbëhet nga uji ndaj hidratimi është i rëndësishëm. Nëse jeni të dehidratuar atëherë do të keni dhimbje koke. Kompresat e ftohta me vajra esencialë të nenexhikut, portokallit ose mandarinës shërbejnë më së miri kundër dhimbjeve.

Dhimbja e kokës nga arsye të tjera
Vajrat esencialë të rozmarinës, livandës, nenexhikut mund të përzihen së bashku dhe të zgjidhni një sërë dhimbjesh. Ato mund t’i përdorni jo vetëm për nuhatje, por edhe për masazh, banjë dhe për aromatizimin e ambienteve të ndenjes dhe fjetjes.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Supë familjare e thjeshtë me perime sezoni — recetë dhe këshilla për drekë të shpejtë

Recetë e thjeshtë për supë familjare me perime sezoni, përgatitur shpejt dhe në mënyrë të sigurt. Përmban udhëzime për përbërës, përgatitje, këshilla ushqimore dhe higjienë në kuzhinë.

Shëndeti | Gruaja: simptomat e zakonshme dhe kufijtë kur duhet kërkuar kujdes mjekësor

Udhëzues i drejtëpërdrejtë mbi simptomat që gratë zakonisht vërejnë, sinjalet që nuk duhet injoruar dhe kufijtë se kur duhet kërkuar kujdes mjekësor, me këshilla parandalimi.

Horoskopi i ditës (argëtim) 19.09.2026 — 12 shenjat: dashuri, punë dhe mirëqenie

Horoskopi argëtues i ditës për 19 shtator 2026: një përmbledhje e shpejtë për dashuri, punë dhe mirëqenie për çdo shenjë. Lexoni më poshtë për sugjerime të përgjithshme dhe ide të thjeshta argëtuese.

Udhëtime — Ekskursion familjar njëditor në Kosovë: itinerar me lojëra edukative dhe piknik miqësor për fëmijë

Udhëzues praktiko-ideativ për një ekskursion njëditor familjar brenda Kosovës: si ta planifikoni, çfarë të merrni me vete, lojëra edukative për fëmijë dhe këshilla për sigurinë e kalimin e kufirit dhe procedurat doganore.