Disa përdorime të çajit jeshil

spot_imgspot_img

Çaji jeshil nuk përdoret vetëm për t’u pirë. I pasur me antioksidantë dhe përbërës zbutës, ai mund të përdoret edhe si produkt bukurie.

Ja disa përdorime të thjeshta të çajit jeshil!

1. Për qetësimin e djegieve nga dielli. Çaji jeshil neutralizon dëmet e shkaktuara nga rrezet ultravioletë, parandalon inflamacionin dhe ndihmon për rigjenerimin e lëkurës së djegur.

2. Për shpëlarjen e flokëve. Çaji jeshil stimulon rritjen e flokëve dhe vitaminat E dhe C i bëjnë ata më me shkëlqim. Hidhni 3-4  lugë çaji jeshil në gjysmë-litri ujë dhe shpëlajini flokët pas larjes me shampo.

3. Për forcimin e thonjve. Për të evituar zverdhjen e thonjve, futini ata një herë në javë në çaj jeshil. Ata bëhen më të fortë dhe me më shumë shkëlqim brenda një kohe të shkurtër.
4. Maskë për fytyrën me mjaltë dhe çaj jeshil. Pasi keni pirë çajin jeshil, merrni gjethet dhe përzjejini me mjaltë, për të bërë një maskë, e cila e bën lëkurën shumë të butë.
5. Për dhëmbët. Transformoheni çajin jeshil në pastë dhëmbësh, duke i lënë gjethet të ziejnë 30 minuta në ujë. Pastaj, kullojini gjethet dhe përziejini me sodë buke. Kjo masë e pëftuar parandalon erën e pakëndshme dhe mikrobet që shkaktojnë pllakën dentare.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

Çfarë është shtatzënia ektopike?

Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...