Disa mënyra si të shpëtojmë nga kapsllëku

spot_imgspot_img

Mënyra më e mirë për t’u lehtësuar nga problemet e konstipacionit (kapsllëkut) është të ndryshojmë gradualisht zakonet e të ushqyerit dhe të mënyrës të jetuarit, që ndikojnë tek konstipacioni.

Kapsllëku mund të shkaktohet nga arsye të ndryshme, një dietë me pak fibra, jo mjaftueshëm ujë, një gjendje e caktuar mjekësore apo përdorimi I ilaçeve.

Ndërsa kapsllëku kronik mund të jetë një shenjë e një gjendjeje serioze shëndetësore.

Disa mënyra se si ta lehtësojmë atë, sipas mjekëve:

Konsumoni sa më shumë ujë. “Uji është me të vërtetë i rëndësishëm për lehtësimin e kapsllëkut”, thotë Rudolph Bedford, gastroenterolog. Nëse thjesht nuk jeni një “person uji”, dr. Lin rekomandon të përpiqeni të konsumoni lëngje të tjera, ose ushqime me përmbajtje të lartë uji. Uji dhe lëngjet e frutave janë më të mirat për të luftuar kapsllëkun.

Konsumoni sa më shumë ushqime të pasura me fibra. Fibrat dietike janë një lloj karbohidratesh, të gjetura në fruta, perime dhe tërshërë, që ndihmojnë në jashtëqitje. Duhet të përfshini të paktën 20-35 gramë fibra në dietën ditore që të shmangni kapsllëkun. Produkte që janë të pasura me fibra janë lakrat, mollët, drithërat dhe fasulet e zeza.

Një filxhan kafe. Kafeina në kafe stimulon muskujt në sistemin tretës. Gjithashtu përmban sasi të vogla të fibrave të tretshme që ndihmojnë për të përmirësuar ekuilibrin e baktereve të zorrëve.

Aktivitet fizik është i rëndësishëm për mirëqenien fizike dhe shëndetësore, por “lëvizja dhe stërvitja janë gjithmonë efektive për të luftuar kapsllëkun”, thotë dr. Bedford.

Ushqimet që përmbajnë yndyrna të shëndetshme. Ushqime si avokado, gjalpi i arrave, peshku mund të ndihmojnë në përshpejtimin e aparatit tretës. “Këto yndyrna lubrifikojnë zorrët, duke ndihmuar në jashtëqitje”, thotë dr. Bedford.

Uji i ngrohtë. Uji në përgjithësi është thelbësor për lehtësimin e kapsllëkut, por uji i ngrohtë mund të jetë gjithashtu një taktikë e mire. Ai mund të shkaktojë tkurrje atje poshtë për të shtyrë jashtëqitjen tuaj.

Probiotikët. Ato janë mikroorganizma të gjallë që luajnë një rol kryesor në mënyrën se si trupi juaj tret ushqimin. Vetëm se nuk funksionojnë menjëherë, duhet kohë që bakteret e mira të tretin ushqimin pjesë-pjesë, dhe mund të zgjasë më shumë se një ditë. Merrni parasysh të ngarkoni me ushqime të pasura me probiotikë, si kosi grek ose lakër turshi e freskët etj.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Thonjtë dhe SPF: kujdes për lëkurën rreth tyre

Kutikulat thahen shpejt nga dielli dhe uji. Ja si t’i mbrosh me SPF dhe një rutinë të thjeshtë para/pas ekspozimit, pa irritim.

Rutinë pas shkollës për adoleshentët

Një plan i thjeshtë pas‑shkollor që balancon mësimet, pushimin, celularin dhe familjen – me hapa konkretë që mund t’i nisësh sot.

Shtresa të mençura Kosovë–Zvicër • Veshmbathje

Shtreso me zgjuarsi për motin Kosovë–Zvicër: bazë që menaxhon lagështinë, mes që izolon pa volum dhe shell i lehtë—praktike për gra dhe familje.

Muzika dhe intimiteti: ndikimi në dëshirë

Muzika e zgjedhur me kujdes mund të ulë tensionin, të rrisë afërsinë dhe të orientojë ritmin gjatë intimitetit. Ja si ta përdorësh në mënyrë të vetëdijshme.