Dilema: Sa herë në javë duhet t’i lani flokët

spot_imgspot_img

Është një debat që ka nisur prej vitesh dhe dilema është e madhe: më shpesh apo më rrallë? Sa herë në javë konkretisht?

Hapers Bazaar ka biseduar me ekspertët.

Së pari duhet të zbulosh çfarë lloji flokësh ke për të ditur më pas sa herë t`i lash. Se flokët janë të llojeve të ndryshme, ashtu si edhe lëkura e fytyrës. Ndaj edhe një shampo nuk është njësoj për të gjithë, ashtu si kremrat.

Testi i fijes

Merr një fije të vetme mes gishtave dhe:

Nëse nuk e ndjen ke flokë të imët.

Nëse e ndjen ke flokë të mesëm.

Nëse të rëndon ke flokë të trashë.

Testi për gjendjen

Merr sërish një fije dhe zgjate përmes gishtërinjve.

Nëse këputet menjëherë ke flokë me elasticitet të ulët dhe jo aq të shëndetshëm.

Nëse tendoset në 50% të gjatësisë origjinale të flokut atëherë keni flokë të shëndetshëm.

Këshillat e ekspertit për flokë të imët

Njerëzit me flokë të imët kanë më shumë gjendra vaji në kokën e tyre dhe ndaj i kanë më të yndyrshme. Mund t`i lajnë edhe çdo ditë. Vetëm kujdes, duhet gjetur shampoja e përshtatshme dhe të thahen plotësisht.

Këshilla për flokë të mesëm

Mund t`i lani një ditë po, një ditë jo. Për shampon duhet të këshilloheni sërish me ekspertët.

Flokët e trashë mund të lahen më rrallë. Dy herë në javë do ishte e mjaftueshme.

Diçka tjetër që nuk duhet harruar është gjatësia. Flokët e gjatë janë në gjendje të mirë tek rrënjët dhe me problem tek majat, kështu që në maja duhet aplikuar zbutësi i duhur.

Ç`ndodh nëse i lan më pak seç duhet?

Njësoj si me fytyrën do ndjeni acarim dhe kruajtje.

Kujdes i madh duhet me krehjen. Nuk duhet bërë asnjëherë kur floku është i njomë, pasi është më delikat dhe këputet më shpejt.

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Ëmbëlsirë e thjeshtë me 4 përbërës: recetë për 4 persona (përcaktim sasish)

Një ëmbëlsirë e shpejtë dhe e shëndetshme me 4 përbërës për 4 persona: kos, banane, tërshërë dhe arra. Sasi të qarta, hap pas hapi, dhe këshilla higjienike bazuar në udhëzimet shëndetësore.

Rendi i produkteve të flokëve: si t’i vendosni, etiketoni dhe kontrolloni afatet e përdorimit

Si të organizoni produktet e flokëve në mënyrë praktike: vendosja sipas përdorimit, etiketimi për datat dhe lotet, dhe kontrollet kryesore për të shmangur dëmtimet e flokëve dhe produktet e prishura.

Parashikim argëtues ditor për 12 shenjat: dashuri, punë dhe mirëqenie (25.08.2026)

Horoskop argëtues për 12 shenjat: një parashikim i lehtë për dashuri, punë dhe mirëqenie me nuanca humori dhe sugjerime të përgjithshme për ditën 25 gusht 2026.

Checklista editoriale për festivalet: format evergreen për të verifikuar data dhe organizatorin para pjesëmarrjes

Udhëzues praktik dhe i qëndrueshëm për të kontrolluar datat dhe organizatorin e një festivali para se të blini biletë apo të paraqiteni fizikisht. Përfshin hapa që synojnë verifikimin e komunikatave zyrtare, dokumentacionit, informacionit të biletave dhe burim