11.3 C
Priština
More

    Anët negative të teprimit me vitaminë C

    spot_imgspot_img

    Teprimi i vitaminës C jep këto efekte. Informohuni që mos të tejkaloni masën.Vitaminat që treten në ujë nuk depozitohen në trup, ndërsa ato që treten në yndyrë, po, shkruan “Living”.

    Vitamina C futet në kategorinë e parë, që do të thotë se ajo transportohet në inde nëpërmjet lëngjeve të trupit dhe çdo tepricë del jashtë nëpërmjet urinës.

    Duke qenë se trupi nuk e prodhon këtë vitaminë, ai ka nevojë për furnizim të vazhdueshëm.

    Kjo në disa raste mund të nxisë një përdorim të tepruar të kësaj vitamine, duke shkaktuar kështu probleme me tretjen dhe gurë në veshka.

    Efektet anësore të përdorimit të tepruar të vitaminës C

    Efekti më i madh anësor i konsumit të lartë të kësaj vitamine ka të bëjë me tretjen.

    Në këtë rast, njeriu vuan nga diarea, urthi dhe të përzierat.

    Vitamina C rrit ngarkesën e hekurit në trup

    Vitamina C dihet që përmirëson përthithjen e hekurt në trup, veçanërisht atij të burimeve bimore.

    Përthithja e hekurit rritet me 67 përqind në rastin e marrjes së 100 mg vitaminë C gjatë një vakti.

    Por nëse e teproni, ajo mund të rrisë ndjeshëm depozitat e hekurit në trup duke dëmtuar seriozisht zemrën, mëlçinë, pankreasin, tiroiden dhe sistemin qendror nervor.

    Gurët në veshka

    Tepricat e vitaminës C dalin nga trupi në formën e oksalatit që largohet nëpërmjet urinës.

    Në rrethana të caktuara, oksalatet lidhen me mineralet dhe formojnë kristale që më vonë nxisin krijimin e gurëve në veshka.

    Konsumi i tepruar i vitaminës C ka potencialin të rrisë sasinë e oksalateve në urinë dhe rrjedhimisht formimin e gurëve në veshka.

    Sa është limiti i lejuar i vitaminës C

    Tepricat e kësaj vitamine dalin nga trupi pak orë pas marrjes së saj, ndaj përballja me këto efekte anësore është krejt e vështirë.

    Thënë shkoqur, një njeri duhet të konsumojë 29 portokalle ose 13 speca që të tejkalojë limitin e lejuar të vitaminës C.

    Nëse ju zgjidhni suplementë, sigurohuni që një pilulë të mos plotësojë më shumë se 100% të dozës së nevojshme ditore e cila është: 90 mg në ditë për meshkujt dhe 75 mg në ditë për gratë.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...