Dietë treditore me mjaltë

spot_imgspot_img

Nëqoftëse ndiqni këtë dietë, ju mund të humbisni 2-3 kilogramë në vetëm tri ditë.

Përshkak të përmbajtjes së madhe të vlerave ushqyese, mjalti duhet të konsumohet çdo ditë. Nutricionistët këshillojnë që para fillimit të dietës, të merrni dhe të përdorni mjaltë të cilësisë së testuar, ku prioritet ka lloji i mjaltit të errët.

Dita e parë

Mëngjesi: 2 të verdha të vezës përzieni me një lugë mjaltë. Gjatë çdo vakti të ushqimit, pini çaj me limon ose kafe (pa sheqer).

Dreka: 100 g djathë, 50 g karrota të ziera, 50 g brokoli të zier, 50 g lulelakër e zier. Gjithë këto përbërës përzieni në blender deri sa të arrini një masë kremoze. Si shtojcë, mund të konsumoni çaj ose kafe me një lugë mjaltë.

Darka: një pjatë supë perimesh, një fetë bukë integrale si dhe një mollë, dardhë apo edhe portokall.

Para se të flini gjumë, mund të konsumoni çaj me limon.

Dita e dytë

Mëngjesi: njejtë sikur ditën e parë.

Dreka: bëni krem nga një vezë e zier, një lugë mjaltë dhe 100 g gjizë. Gjatë çdo vakti të ushqimit pini çaj me limon ose kafe.

Darka: 150 g peshk ose fileto pule, një pjatë e vogël sallatë perimesh si dhe çaj me limon.

Dita e tretë

Mëngjesi: njejtë si në ditën e parë + një mollë.

Dreka: 50 g djathë, një fetë bukë e thekur, një pjatë perime të freskëta me lëng limoni.

Darka: 300 g perime të ziera, një vezë e zier, një gotë çaj me një lugë mjaltë.

Shënim: Çdo ditë, patjetër të konsumoni gjysmë limoni! /kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Rutina e lëkurës sipas sezonit

Përshtatja e rutinës së trupit dhe lëkurës me stinët: mbrojtje, lagështim dhe zgjedhje të mençura veshjesh, me hapa të thjeshtë që funksionojnë në ditën tënde.

Ushtrimet dhe pushimi: këshilla praktike

Rutina 20‑minutëshe, mikropauza dhe gjumë i qetë: udhëzues i thjeshtë për t’i kombinuar ushtrimet dhe pushimin gjatë ditës, me këshilla të zbatueshme menjëherë.

Rutinë pas-shkollore për fëmijën tuaj

Ndërto një ritëm të qartë pas shkollës: snack i lehtë, pak lëvizje, detyra, lexim dhe kohë pa ekrane. Hapa të thjeshtë për Kosovë, Shqipëri dhe Zvicër.

Trend: Rrobat që zgjasin dhe këshilla praktike

Si të zgjasësh jetën e rrobave me zgjedhje të mençura, kujdes të thjeshtë dhe gardërobë kapsulë për Kosovë–Zvicër. Udhëzues praktik nga Kosovarja.