“Dieta e Orizit” po habit edhe mjekët

spot_imgspot_img

Dieta e orizit ka lindur në fillim të viteve 1900 nga intuita e një mjeku gjerman Walter Kempner.

Nga të dhënat e publikuara nga Universiteti Duke, pacientët që i nënshtrohen dietës së orizit, në 63% të rasteve nuk kanë rimarrë kilogramët e humbur dhe pas 6 vitesh nuk i kanë rifituar kilogramët e humbur 43% e pacientëve.

Dieta e orizit është e ndarë në dy faza: faza e parë është quajtur faza e detoksifikimit dhe parashikon një konsum kalorik të përditshëm të vetëm 800 kalorive, me konsumin e frutave dhe orizit integral në veçanti.

Faza e dytë parashikon, konsumin prej 1200 kalori ditë dhe mund të shtohen perime, karbohidrate dhe peshk një herë në javë.

Konsumi i kripës është shumë i kufizuar, si edhe ai i yndyrës (5 gram ose më pak).

Dieta përfshin një program intensiv të aktivitetit fizik, përdorimin e shtojcave të hekurit dhe kontrolle të vazhdueshme mjekësore.

Si mbahet dieta në praktikë, 5 shembuj menuje mëngjes-drekë-darkë

Mëngjesi:

Shembull 1

Një filxhan oriz integral të zier

Një filxhan fruta të freskëta

Kafe apo çaj pa sheqer

Shembull 2

Një filxhan oriz integral

Gjysmë pjepër

Një fetë bukë integrale e thekur

Kafe ose çaj pa sheqer

Shembull 3

Një filxhan miell tërshëre

Tre kumbulla të thara

Kafe ose çaj pa sheqer

Shembulli 4

Një filxhan oriz integral

Një gotë e vogël me lëng portokalli

2 fiq ose kumbulla të thara

Kafe ose çaj pa sheqer

Shembulli 5

Një filxhan oriz integral

Një fetë e hollë e proshutë

Gjysmë mollë

Kafe ose çaj pa sheqer

Dreka

Gjithashtu edhe në këtë rast është e mundur të ndryshohet menuja e përditshme me sugjerimet e mëposhtme për ushqimet dhe sasinë.

Shembull 1

Një filxhan oriz integral me një filxhan të perime të përziera

Gjysmë filxhan gjizë me përqindje të ulët yndyre të vendosur mbi një gjethe sallate

Kafe apo çaj pa sheqer

Shembull 2

Një filxhan oriz i shërbyer me një filxhan lakër të zier

Një gotë qumësht i skremuar

Shembull 3

Një filxhan oriz

Gjysmë filxhan gjizë me përqindje të ulët yndyre, me një domate me pak salcë barishtesh

Kafe apo çaj pa sheqer

Shembull 4

Një filxhan oriz

Një filxhan domate të pjekura

Karrota të papërpunuara ose lulelakër

Një gotë qumësht i skremuar

Shembull 5

Një filxhan oriz integral

Sallatë të përzier (sasia dy gota) domate, rradhiqe, karrotë, kastravec dhe rrepkë

Lulelakër

Kafe me sheqer, çaj ose qumësht i skremuar (një filxhan)

Darkë:

Shembull 1

Një filxhan oriz integral

Një filetë gjoks pule i pjekur

Gjysmë filxhan karrota të ziera

Një dardhë të freskët

Kafe ose çaj pa sheqer

Shembull 2

Gjysmë filxhani oriz integral me perime

Një berxollë derri i pjekur në skarë

Një portokall

Kafe ose çaj pa sheqer

Shembull 3

Një fileto pule në supë me oriz

Një domate e freskët

Dy kumbulla të freskëta

Kafe me sheqer, çaj ose qumësht i skremuar

Shembull 4:

Gjysmë filxhan pilaf rus (bashkohet një filxhan me oriz të gatuar tashmë me gjysmë filxhan domate të freskëta te prera ne formë kubash të vegjël dhe një pjesë qengji , pule ose viçi)

Sallatë me lakër, kastravec, rrepkë dhe domate

Gjysmë filxhan sallatë frutash të freskëta pa sheqer

Shembull 5

Gjysmë filxhani oriz integral me mish qengji tavë

Një filxhan lakër të gatuar

Gjysmë pjepër

Kafe ose çaj pa sheqer

Shembull 6

Një filetë mish viçi me perime me një filxhan oriz integral

Gjysmë filxhan fasule të gjelbër

Gjysmë grejpfrut

Kafe ose çaj pa sheqer

Me një menu si kjo, sigurohet një sasi yndyre prej më pak se 5 g dhe një sasi proteinash prej rreth 20 gram.

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Supë familjare e lehtë me përbërës vendorë — recetë praktike për drekë

Recetë e thjeshtë për një supë familjare me përbërës vendorë, e balancuar dhe e sigurtë për t’u përgatitur shpejt për drekë.

Shëndeti i grave — sinjale të përgjithshme dhe kufizimet kur duhet kërkuar ndihmë mjekësore

Njihni sinjalet e përgjithshme të shëndetit te gratë dhe kufizimet e vetëkujdesit. Udhëzime praktike për parandalim, kur të konsultoheni me profesionistë dhe kur trajtimi i menjëhershëm është i nevojshëm.

Horoskop argëtues ditor për 12 shenjat: dashuri, punë dhe mirëqenie (5 shtator 2026)

Horoskop argëtues për 5 shtator 2026: parashikime të lehta për dashurinë, punën dhe mirëqenien për të gjitha 12 shenjat. Lexoni për të marrë një buzëqeshje dhe një këshillë të shkurtër për ditën.

Travel: njëditësh familjar në Kosovë — shëtitje natyrore, piknik dhe atraksione të lehta

Një guide praktik për një ekskursion njëditor familjar në Kosovë: si të përgatiteni, çfarë të merrni me vete, ide për shëtitje natyrore dhe piknik të qetë, dhe këshilla për sigurimin e dokumenteve dhe doganat për udhëtarët nga Zvicra.