Maitre Gims është emër i njohur botërisht.

E nga kjo e premte, të gjithë fansat e tij, do të kenë mundësi të dëgjojnë këngën e tij të re.

“Only you” është hiti i ri të cilën Gims e sjellë në bashkëpunim me kosovaren Dhurata Dora.

Madje pjesën e saj ajo e këndon në shqip.

Klipi është xhiruar në ishujt Maldive, ndërsa për realizim e këtij projekti, janë angazhuar një ekip i madh në të cilin Dhurata ka përfshirë edhe bashkëpunëtorët e saj.

Këngëtari francez, i lindur në Kongo, u bë i njohur në Kosovë, kur u zbulua se ai po kopjohej për mënyrën e performimit nga këngëtari kosovar Majk.