8.1 C
Priština
More

    Dëshironi më shumë energji? Dhe gjumë të mirë? Çdo gjë që ju duhet të dini rreth vitaminës B12

    spot_imgspot_img

    Vitamina B12 është një lëndë ushqyese që ju nuk mund të bëni pa të! Që nga prodhimi i ADN-së së trupit tuaj, deri në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe duke qenë burimi kryesor si karburant për trurin tuaj, nuk ka gjë që kjo lëndë ushqyese nuk mund ta bëjë.

    Zonja, është koha për të edukuar veten rreth përfitimeve të vërteta të vitaminës B12. Ja se çfarë duhet të dini…

    Vitamina B12 ju ndihmon në krijimin e ADN-së, mbron kundër kancerit dhe kujdeset për lëkurën tuaj, thonjtë dhe flokët.

    Mungesa e vitamins B12 mund të jetë e rrezikshme, por ajo që është më shqetësuese është se sasia e rritjes së njerëzve në Britani nuk diagnostifikohen me diçka që është aq e thjeshtë për tu kuruar. Mungesa e vitaminës B12 mund të shkaktojë sëmundje tjera, të tilla si sëmundje mendore, kancer, infertilitet dhe Alzheimer.

    Së pari, të flasim për dietën. Shumica e njerëzve mund të parandalojnë nivele të ulëta të B12 duke ngrënë mjaft mish të shpezëve dhe produkte të qumështit. Nëse nuk jeni të sigurtë nga t’ja filloni, po ju paraqesim një listë të gjërave që përmbajnë vitamin B12 në dietën tuaj…

    • Mish lope
    • Pulë
    • Harengë (peshk)
    • Salmon
    • Djathë
    • Vezë
    • Qumësht
    • Drithëra

    Sa keni nevojë për B12?

    Nuk jeni të sigurtë se sa duhet të merrni këtë lloj vitamine? Sipas Shërbimit Shëndetësor Kombëtar, të rriturit kanë nevojë përafërsisht 0.0015 mg në ditë nga vitamina B12. Nëse jeni mbi 50 vjeç ose vegjetarian, keni nevojë të merrni supplement.

    Njerëz të tjerë që patjetër duhet ti kushtojnë vëmendje vitaminës B12 janë gratë shtatzëna që presin fëmijë. Shumica e njerëzve e dijnë rëndësinë e acidit folik gjatë shtatzënisë, por vitamina B12 gjithashtu luan rol vendimtar. Konsulentja e ushqimit Lorraine Perretta thotë: “Këto dy vitamina (acidi folik dhe vitamina B12) janë më efektivë kur funksionojnë së bashku. Mungesa e secilit prej këtyre ushqyesve gjatë shtatzënisë mund të rrisë rrezikun e defekteve neurale, siç është spina bifida”.

    Tani të fillojmë!

    1. Mban sistemin nervor në funksionim të rregullt

    Ndonjëherë ndjeheni të lodhur apo nervoz dhe nuk jeni të sigurtë se pse? Mund të keni mungesë të vitamins B12.

    Lorraine thotë, “Vitamina B12 ndihmon trupin të krijojë neurotransmiterë. Këto neurotransmiterë janë substance kimike të trurit që transmetojnë informata përmes trurit dhe trupit. Kur janë jashtë balancit, mund të ndikojnë në disponimin tuaj, gjumin dhe koncentrimin”.

    Simptomat ndryshojnë, por në përgjithësi nëse keni mungesë të vitmainës B12 ju do të keni vështirësi të koncentroheni. Dhe nëse keni mungesë të jashtzakonshme, mund të vuani nga humbja e kujtesës si dhe demencia.

    1. Ndihmon sintezën e ADN-së

    Vitamina B12 është aq e rëndësishme për prodhimin e ADN-së i cili paraqet material gjenetik ku e gjithë jeta bazohet në të.

    “Kur vitamina B12 është me sasi të ulët, qelizat që gjenden në palcën e eshtrave (të cilat formojnë gjak), nuk janë në gjendje të riprodhojnë në mënyrë efektive ADN-në e tyre, duke çuar në struktura të parregullta të qelizave. Kjo pastaj mund të shpie në anemi dhe degjenrim të qelizave nervore”, thekson Lorraine.

    Dhe nëse kjo mungesë vazhdon për një kohë të gjatë, mund të shkaktojë dëme nervore, por mos u shqetësoni shumë! Më të rrezikuarit nga mungesa e kësaj vitamine janë vegjetarianët dhe të moshuarit, kështuqë nëse i takoni kësaj kategorie është e domosdoshme të mbani evidencë për futjen e sasisë së nevojshme.

    1. Na jep më shumë energji (dmth. na mban të gjallë)

    Nëse jeni përpjekur të bëni gjithçka vetëm e vetëm të rrisni energjinë tuaj, por thjeshtë nuk mund të gjeni një mënyrë për tu ndjerë përplot energji, nxitja e vitaminës B12 mund të jetë ajo që ju nevoitet!

    Lorraine thotë, “Kjo vitaminë ndihmon trupin të konvertojë ushqimin dhe acidet yndyrore në lëndë djegëse. Trupi pastaj e përdor këtë lëndë djegëse për të prodhuar energji. Pa këtë, niveli juaj i energjisë bie dukshëm dhe ju ndiheni të dobët dhe të lodhur shumicën e kohës”.

    Por ka gjëra që ju mund të bëni për ta luftuar këtë. Çështja kryesore është që të ushqeheni me një dietë të larmishme. Sigurohuni që të përdorni shumë vezë, mish të shpezëve, produkte të qumështit. Nëse keni sasi të ulët dhe shqetësoheni për këtë, gjëja më e mirë që mund të bëni është të flisni me mjekun tuaj i cili do të jetë në gjendje të ju këshillojë në bazë të shëndetit tuaj individual.

    1. Ndihmon në krijimin e qelizave të kuqe të gjakut

    Pa vitaminën B12, trupi juaj nuk do të jetë në gjendje për të prodhuar qelizat e gjakut! E cila përfshin trombocitet, qelizat e kuqe të gjakut si dhe qelizat e bardha të gjakut. Kështuqë ju mund të imagjinoni se sa të rëndësishme janë vetëm për ne që të funksionojnë.

    Vitamina B12, së bashku me hekurin dhe acidin folik krijojnë qeliza të shëndetshme të gjakut. Qelizat e kuqe të gjakut janë të nevojshme për të bartur oksigjenin nëpër trup. Nëse nuk keni mjaftueshëm qeliza të tilla, trupi juaj nuk mund të prodhojë mjaft oksigjen dhe ju ndiheni të lodhur gjatë tërë kohës”, thekson Lorraine.

    Përveç testit të gjakut, mënyra e vetme e vërtetë që të dini nëse keni mangësi të B12 është duke njohur trupin tuaj dhe mënyra se si ndiheni. Provoni të mbani një ditar të ushqimit për tri javë dhe mbani në evidence se sa ushqime që përmbajnë B12 jeni duke konsumuar në mënyrë të rregullt – kjo do të ju tregojë se sa jeni duke marrë nga kjo vitaminë.

    1. Ju ndihmon kundër kancerit

    Studimet kanë treguar se vitamina B12 mund të mbrojë kundër të gjitha formave të kancerit. Sipas një studimi të kryer më 2003, është konstatuar se gratë që përdorin suplemente të vitamins B12 mund të kenë më pak gjasa të preken nga kanceri i qafës së mitrës.

    1. Ndihmon në mbrojtjen e zemrës suaj

    Marrja e mjaftueshme e vitaminës B12 është aq e rëndësishme kur bëhet fjalë për mbrojtjen e zemrës suaj.

    Gjatë konsumit, vitamina B12 ndihmon në uljen e nivelit tuaj të homcisteinës (e cila është një amino acid që mendohet se rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës). Sipas studimeve, B12 së bashku me acidin folik ndihmojnë në uljen e nivelit të homocisteinës.

    1. Ju ndihmon të bëni gjumë të mirë

    Me kalimin e moshës trupi juaj prodhon më pak vitamin B12, gjë që e shpjegon faktin se pse të moshuarit nuk arrijnë të bëjnë gjumë të mirë dhe të rehatshëm.. por këto nuk janë të vetmit që vuajnë.

    Tre në dhjetë britanikë vuajnë shumë nga pagjumësia. Lajmi i mirë? Studimet kanë gjetur se ruajtja e niveleve të mjaftueshme të vitaminës B12 mund të ndihmojë në regullimin e triptofanit, një amino acid i menduar që të nxisë gjumin e mirë.

    1. Ju bën lëkurën të shëndetshme dhe me shkëlqim

    Nëqoftëse se lëkura juaj shkëlqen, kjo është nga fuqia e vitaminës B12.

    “Vitamina B12 ndihmon në futjen e vitaminës A në indet e trupit tone duke ndihmuar në përthithje. Kur ne kemi nivele të mjaftueshme të vitamins A, ajo na ndihmon për të pasur një lëkurë të butë, të shëndetshme dhe me shkëlqim”, thekson Lorraine.

    Dhe, kur bëhet fjalë për lëkurë të bukur, kimisti ekspert, Dr. Joe Cincotta thotë se të aplikoni direkt vitaminën B12, në fakt është më e dobishme se ta konsumoni atë. Përdorimi konsekuent i vitamins B12 mundëson lëkurë të trashë, të forte dhe redukton shenjat e plakjes në lëkurë, duke rritur prodhimin e fibrave të proteinave thelbësore siç është kolagjeni dhe elastini si dhe acidi Hyaluronik.

    Dhe, kjo nuk përfundon këtu. Vitamina B12 është përgjegjëse edhe për thonjtë tanë të shëndetshëm si dhe për flokët gjithashtu!/kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...