9.2 C
Priština
More

    Mos më gjykoni nga gërvima (tingulli) i zërit tim

    spot_imgspot_img

    Gërvimë – Tingull i zgjatur gjatë të folurit, shprehi lazdruese (tek femrat)

    Do të dëshiroja që mos të brengosesha se çfarë mendojnë njerëzit tjerë për mënyrën sesi flas, mirëpo e vërteta thotë ndryshe. Shkenca ka vërtetuar se dridhja e zërit, zgjatja e tingujve të ulët, mënyra e lazdruar e të folurit në fakt e pamundëson bashkëbiseduesin që të koncentrohet në përmbajtjen e fjalëve tona. Andaj, kur flas në ndonjë mbledhje apo bëj ndonëj prezentim, kur takohem me prindër të miqve, zakonisht kur flas filloj të paramendoj një faqe të zbrazët të Word-it dhe filloj të procesoj fjalët që të dalin me zë të barabartë dhe monoton pa dridhjen, thellimin dhe zgjatjen e zakonshme.

    Njerëzit milenialë, që kanë lindur në mileniumin e ri, kanë dy identitete: ata që mendojnë se do jenë përjetësish beqarë dhe ata të cilët janë të inspiruar për arritje akademike dhe avansime në karrierë. Përderisa në pop kulturë jemi të privilegjuar nëse shprehemi me mënyrën që konsiderohet “cool”, në botën akademike nënvlerësohemi për shkak të shprehive tona të të folurit.

    Personalisht mendoj se për shkak të kësaj njerëzit më paragjykojnë, ndërsa kjo gjë më bën tepër të nevrikosur dhe të lodhur nga sjellja e tillë.

    Shpeshherë kam të bëj me njerëz që bëjnë mimika në llogari timen rreth mënyrës se si flas, dhe kjo gjë më humb vetëbesimin dhe më bën të ndryshoj mënyrën e shprehjes. Nëse do imitoja dikë tjetër që është influencial, me ndonjë zë të këndshëm sikurse narratorët e filmave, a do më kishin dëgjuar njerëzit më mirë?

    Femrat janë të lodhura nga paragjykimet që vijnë si pasojë e stilit të tyre, dhe në këtë rast, stilit të të folurit. Kjo gjë është frustruese, pasiqë nuk e di kur duhet të flasësh si vetvetja e kur të aktrosh dhe të provosh ndonjë zë të ri.

    Shpresoj që një ditë do e kam vetëbesimin të flas me autoritet për pasionet e mia dhe punën time pa u brengosur se në çfarë tonaliteti nxjerr çdo fjalë nga goja ime./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...