Mos luani në të sigurtë, mos i ngjyrosni muret me të bardhë, mos e ngarkoni hapësirën me shumë gjëra. Ja disa udhëzime se si ta rregulloni hapësirën tuaj …

1. Luani në të sigurtë

Në vend se t`i bindeni rregullave joformale ju duhet të jeni inovativ dhe dramatik, prandaj në një pjesë të murit ngjiteni një letër me shumë ngjyra, që ambient i juaj të ketë gjallëri. Është shumë më lirë të bëni eksperimente më gjëra të tilla në raport me hapësirat e vogla. Nëse mendoni se një gjë e tillë do ju mërzisë më vonë, atëherë bëjeni në ndonjë dhomë tjetër në të cilën kaloni më pak kohë.

2. Gjëra të shumta në hapësirë të vogël

Kur kemi të bëjmë me banesa të vogla, gabimi fillestar është t’i ngarkoni me gjëra të shumta në vend se të përzgjedhni ndonjë garniturë të madhe që do e bëjë banesën të duket më e madhe. Me rëndësi është gjërat e mëdha t’i vendosni mirë që hapësira të duket më e madhe.

3. Nuk keni strategji

Para se gjithash, mendoni për gjërat që do t’i vendosni vetëm në dhomë e më pastaj nisuni për të tjerat. Mendoni për gjërat se si do t`ju shërbejnë në çdo kënd të dhomës suaj, vendi ku do të pushoni, hani, fleni…

4. Nuk u kushtoni rëndësi ngjyrave të mureve dhe dyshemesë

Nuancat më të çelura të dyshemesë dhe murëve e japin shëmbëllinë e hapsirës më të madhe.

5. Orendi (mobilje) të dimensioneve të vogla dhe me ngjyra të lehta

Njerëzit mendojne se nëse blejnë garniturë të vogël dhe ngjyrosin dhomën me ngjyra të hapura, do të bëjnë që dhoma të duket më e madhe…Nuk është ashtu, por nëse vendosni një ulëse për tre dhe keni mure të errëta dhe rënditje të mirë të zbukurimeve, mund t’i shtojnë ambientit përshtypjen e luksit.

6. E injoroni hapësirën

Hapësirat e vogla zakonisht janë viktima të hapësirës së papërdorur, sepse shumica mendojnë se për shkak të kufizimit nuk mund të bëjnë asgjë. Në fakt, me disa ide të mira, dhoma e pashfrytëzuar e vogël, në të cilat ju keni të vendosura sende të vjetra, mund të konvertohet në vendin tuaj të preferuar në apartament.

7. Muret e bardha

Muret e ndritshme nuk janë të preferuara për hapësirat e vogla, përderisa dizajnerëve u pëlqejnë ngjyrat e errëta sepse mendojnë se në disa raste këto ngjyra e hapin hapësirën.

8. E madhja ndonjëherë nuk është ide e mirë

Kur kemi biseduar për mobiljet masive nuk kemi menduar të gjithë dhomën ta mbushni me ato. Dhomat e vogla nuk duhet të jenë të mbingarkuara me mobilje të fryra për mundësitë tuaja. Ju duhet të zgjidhni mobilje të përshtatshme, me lartësi dhe gjë rësi që do tu përshtaten më mirë nevojave tuaja. Shmangni mobiljet që janë dizajnuar për banesa salone.

kosovarja.ch