Pse dashuria e dytë do të jetë gjithmonë më e fuqishme se e para

Kur isha e re shpresoja për “Princin e hirshëm” që do të më ndalojë një ditë dhe do të më propozojë. Kjo ndjenjë bënte që të dridhet çdo qelizë brenda meje, nuk kishte fund kjo dashuri, dhe të gjitha këto kujtime i ruaja aty ku askush nuk mund të depërtonte.

Sikurse afroheshin vitet e adoleshencës fillova të jem më pak “përrallore” dhe më tepër “dramatike”. Filluam të zihemi dhe të mos flasim me javë derisa nuk ktheheshim tek njëri tjetri për të kërkuar falje. Çdo “ndarje” zgjaste më tepër se e mëparshmja, mirëpo prap ai kthehej te unë sepse besonte në të ardhmen e përbashkët.

Dashuria ime e parë në “princin e hirshëm” më mbeti përgjithmonë, përvoja me të më bëri që ta kërkoj “princin” në çdo mashkull që më afrohej, nëse ishte i mirë përbrenda atëherë ishte “princ”.

Shoqëria na mëson që kurrë mos t`a harrojmë dashurinë e parë, ta ruajmë gjithmonë.

Unë nuk e di se çfarë ndryshoi brenda tij dhe çfarë më bëri që të dorëzohem nga ajo lidhje. Ndoshta karakteret tona kokëforta përfundimisht e përfunduan lidhjen tonë duke na siguruar që asnjëri prej nesh nuk do të kërkojë falje i pari.

Pas një periudhe me dhimbje dhe lotë, dashuria ime e madhe hyri në jetën time, me gjithë sarkazmin që posedonte ai ishte një xhentëllmen i vërtetë.

Pas katër muajve zemra ime u shërua, fillova të lidhem shumë me të si dhe të kaloj më tepër kohë në shtëpinë e tij.

Tani jetojmë së bashku dhe kemi një lidhje normale, me ëmbëlsi dhe me zënka, andaj edhe më pëlqen.

Ndonjëherë interesohem për dashurinë e vjetër dhe i shikoj fotot në rrejtet sociale kur ndjehem nostalgjike, mirëpo rikthehem në realitet brenda pak sekondash. Tani jetoj në një botë reale me një princ real i cili nuk do të më shkaktonte traumë emocionale. E kuptoj se sa e lumtur dhe e fortë jam, e kuptoj se partneri do të ketë durim me mua derisa ecim së bashku drejtë ardhmërisë.

Dashuria e parë është e pafajshme, bëhesh e verbër dhe e pakuptimtë, pa standarde.

Dashuria e dytë është gjëja e vërtetë.

Vlerësojeni veten dhe partnerin tuaj, dhe më e rëndësishmja, vlerësoni kohën që e kaloni bashkë.

kosovarja.ch