10 ishujt më romantik në botë

Bora – Bora, grupi i ishujve të mbrojtura nga era, i cili i takon Ishujve Shoqërore të Polinezisë Franqeze, është ishulli më romantik në botë, të paktën sipas lexuesve të revistës turistike të Nju Jorkut „Travel and Leisure“.

Mbyllni sytë dhe rrutullojeni globin! Kudo që të shponi – nga Deti Mesdhe, deri në Oqeanin Indian – do të gjeni ndonjë ishull romantik që duket si një përrallë. A ka ndonjë gjë më të bukur për turistët se të kënaqen në një ishull të izoluar në shoqërinë e një personi të dashur?

Bora Bora – Polinezia Franceze

Imagjinoni veten me një të dashur në një shtëpi njëkatëshe mbi lagune bruz! Kjo është diçka që e bën të veçantë ishullin Bora – Bora. Një pjesë e arkipelagut të Polinezisë Franceze ku natyra ka dhuruar mjaft pasuri. Në mes të ishullit ngrihet maja e lartë e malit Oteman, ku rreth ishullit janë të shpërndara ishujt të shumtë të vegjël, dhe aty është edhe një gumë korale me botë shumëngjyrëshe nënujore.

Capri – Itali

I njohur për shkëmbinjtë e saj gëlqeror dhe vila me pamje nga deti, ky ishull i vogël në detin Tirren, me një sipërfaqe prej 10 kilometra katror, mishërim i jetës së luksit. (Paramendoni njrëzit që janë duke u rrezitur në shkëmbinj apo pijnë „mesatarisht“ në klubin joshës „La Fontelina“). Me anë të teleferikut mund të shkoni deri tek porti kryesor në qendër të qytetit Capri, me rrugët plot dyqane. Ata që preferojnë të jenë të vetmuar, mund të shkojnë duke ecur ose me autobus deri tek fshati i qetë Anakapri. Atje, ata mund të ecin në kopshtet e Villa San Michele nga shekulli 19, ku shoqëri do t’ju bëjnë vetëm statujat e mëdha me dredhkë.

Santorini – Greqi

Shtëpi të Bardha dhe kishat me kupola blu të shpërndara në shpatet e vullkanit të lashtë, janë tiparet dallues të këtij ishulli të bukur. Në kohën e perëndimit të diellit, Deti i Kretës shkëlqen me dritë të kuqrremtë. Por pa marrë parasysh se sa mbresëlënëse është natyra, bukuria magjepsese e Santorinit qëndron në bollëkun e atraksioneve të ndryshme si vera e shkëlqyer, plazhet e zeza, të kuqe, të bardha dhe vendet arkeologjike nga kohërat parahistorike.

Kauai – Hawaii

Më i vjetri ndër tetë ishujt të Hawaii-t, i pasur në kontraste – nga malet e gerryera nga era dhe kanionet me mure të kuqe deri tek xhungla dhe ujëvarat, të cilët janë motive të përsosura për të fotografuar. Mos e humbisni një turne gjashtë-orësh për këmbësorë nepër ishullin me një udhërfyes Chack Bley nga agjencisija, “ Kauai turne nejcer „, që do të ju tregojnë legjendën e çdo peme dhe lule që mund të gjeni.

Borakay – Filipine

Ishulli i gjatë tetë kilometra, dikur një strehë për udhëtarët me një çantë shpinde, tani konkurron me destinacionet më të famshme turistike aziatike, të tilla si Phuket dhe Koh Samui (Tajlandë). Nga Manila për 45 minuta me aeroplan do të arriini deri tek Kaliboa apo Katiklana, nga ku me anije mund të kaloni deri tek plazhi White, plazhi i njohur për rërën e bardhë, e cila rërë është konsideruar si me e buta në botë.

Maldive

Ky arkipelag në Oqeanin Indian i mirëpret turistët me plazhet e bardha, ishujt korale dhe hotele luksoze në vende të vetmuara. Ky është një vend ideal për pushime për ata që duan të shpëtojnë nga turmat, sidomos për personat e famshëm dhe çiftet në muajin e mjaltit. Për lidhjen e ngushtë në mes të detit dhe popullsisë së vendit me lartësinë më të ulët në botë, dëshmojnë edhe kultivimi i koraleve dhe klubet e natës nënujore.

Maui, Hawaii

Edhe pse ky ishulli Hawaiian është i njohur si një parajsë tropikale, ai në fakt jep më shumë se kaq: aty është koka e vullkanit Halekala, fusha me kallam sheqeri dhe O’o ferma, ku ju mund të kënaqeni në punën e kopshtit, pamjet e bukura, të mësoni diçka rreth ushqimit dhe sigurisht, të shijoni: mos e humbasni kremin nga çokollata me shtesa të llojllojshme! Në Makavaou, qytetin e kaubojve në fillim të shekullit të njëzetë, ju do të shihni se si kuajt ecin  rrugëve anësore. Nëse doni të fshiheni nga bota, qyteti Hana, në buzë të pyllit Shi, është vendi ideal për ju. Ju do të keni përshtypjen se ju keni udhëtuar prapa në kohë. Pas aventurave kërkimore, pushoni në hotelin luksoz Travasa Hana Maui, i cili është sipas kulturave dhe traditave të Hawaii (nga motivet indigjene nga pëlhura deri në orët e vallëzimit ukuleles dhe Hula).

Moorea – Tahiti

Sikur ishujt Bora-Bora, edhe Morea i takon arkipelagut të ishujve Shoqërore, por nuk është edhe aq e njohur. Xhungël xanxar, laguna të kaltërta dhe aromat e lules Tiare, vanile dhe grepfruta të cilët dehin shqisat, janë ato që e bëjnë këtë ishull të veçantë. Nga maja e malit Magjik ofron një pamje të mrekullueshme të gjirit e Opunohu dhe Kukut. Tahitasit janë shumë miqësor dhe të hapur, ku ata do t’ju dërgojnë deri tek plazhet e egra plot me arrë kokosi, në të cilin është filmuar filmi „Kryengritje në anijen Bounty.“

Vijekes – Portoriko

Ishulli Vijekes ka gjithçka që i nevojitet njerëzve romantik: Shumë gjire dhe plazhe të paprekura dhe ritmin e ngadaltë të jetës. Disa pjesë të ishullit i përkasin rezervës natyrore kombëtare, me breshka të detit, laguna dhe mangroves (bimë barishtore e cila rritet në ujë). Në këtë ishull, po ashtu ndodhet edhe gjiri bioluminent i njohur, përplotë me mikroorganizma që ndriçojnë me ngjyrë të kaltër dhe e ndriçoojnë ujin.

Bali

Bali është në krye të listës të ishujve më romantik për dekada të tëra, nëse jo edhe shekuj. Çiftet janë tërhequr në tempujt të mbështjellur me mjegull, zonat malore, artet indigjene dhe mikpritja e popullsisë lokale, me të cilën e bëjnë këtë ishull në gjithë botën të famshëm. Popullariteti i tij është rritur edhe më shumë pasi që  rëra e bardhë të plazhës Padang Padang-shërbeu si një sfond gjatë xhirimit të filmit „Eat, Pray, Love“.

kosovarja.ch