Dafina pyet „A je pendu“ në këngën e re

Dafina Zeqiri po vazhdon të befasojë fansat e saj.

Që nga fillimi i masave të izolimit nga COVID-19, ajo këtë të premte publikoi këngën e tretë.

Dafina ka zgjedhur përsëri të bashkëpunoj me Cricket.

Për shkak të situatës, ka realizuar videoklip pa prezencën e saj reale.

Para këngës “A je pendu”, këngëtarja ka publikuar edhe versionin 8D audio të “Lule lule” dhe “Një herë në jetë”.

Ndërkohë gjatë kësaj jave, ajo ka bërë të ditur se është ndarë nga i dashur i saj DJ Geek.