Çrregullimi emocional stinor, çfarë është dhe si ta kuptoni që vuani prej tij?

spot_imgspot_img

Fundi i verës dhe fillimi i vjeshtës shoqërohet me një ndjenjë të thellë trishtimi dhe melankolie për disa njerëz. Rënia e temperaturave, shkurtimi i ditës, gjethet që bien e të gjitha këto paralajmërojnë ardhjen e stinës së ftohtë dhe me të, edhe të depresionit dimëror ose siç njihet ndryshe çrregullimi emocional stinor. Ky çrregullim mbetet akoma i mistershëm për ekspertët.Sipas tyre, në shfaqjen e tij, përfshihen një sërë faktorësh, si:

Kimikatet e trurit

Jonet e ajrit

Genet

Sipas ekspertëve, njerëzit që vuajnë nga ky problem i bashkon një element i rëndësishëm: ndjeshmëria e madhe ndaj dritës apo mungesës së saj.

Shkaku kryesor i shfaqjes së depresionit dimëror

Ekspertët janë të mendimit se çrregullimi emocional stinor shfaqet si pasojë e mospërputhjes së orës së ditës me orën e brendshme të trupit. Për shembull, nëse ora e murit tregon momentin e nevojshëm për të marrë dritë, ora e brendshme thotë diçka tjetër. Sipas saj është koha për të pushuar apo për të fjetur. Sipas studimeve, ky çrregullim është i rrënjosur në biologji dhe nuk ka asnjë lidhje me kohën, por me qëndrimin aktiv ose pasiv.

Në Alaska, gjatë dimrit agimin dhe muzgun i ndan një fashë orari prej katër orësh. Natyrshëm mund të mendohet se të gjithë banorët e vendit vuajnë nga depresioni dimëror. Por, vetëm një përqindje e vogël e tyre vuajnë nga çrregullimi emocional stinor.

Këtë shkencëtarët ia atribuojnë aktivitetit fizik, duke marrë si shembull njerëzit që jetojnë në zona malore e të ftohta që pavarësisht mungesës së dritës nuk vuajnë nga ky problem sepse janë aktivë gjatë ditës.

Si ndikon pandemia te çrregullimi emocional stinor

Sipas ekspertëve, pandemia e COVID-19 mund të luajë një rol kyç në shfaqjen e hershme të çrregullimit emocional stinor. Pandemia ka shkaktuar ndryshime madhore në jetën tonë, përfshirë shumë traumë dhe stres, pa përmendur këtu problemet fizike. Njerëzit që janë të prirur të trishtohen me ardhjen e dimrit pritet ta ndiejnë trishtimin më shumë se herët e tjera. Gjatë muajve në vijim, distancimi fizik dhe social do të përbëjë një rrezik të shtuar për njerëzit që priren të preken nga ky çrregullim.

Shenjat kryesore të çrregullimit emocional stinor

Përveç tërheqjes në vetvete, disa prej simptomave më të forta të këtij çrregullimi janë:

Mungesa e energjisë

Gjumë me kohë të zgjatur

Ngrënie e tepruar

Shtim në peshë

Neps për karbohidrate.

Shenjat e këtij çrregullimi janë të ngjashme me depresionin, prandaj këshillohet trajtimi me një terapist për të shmangur probleme më të thella që shfaqen pas luhatjeve në shëndetin mendor.

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Trend: Si të njihni fibrat dhe të zgjidhni rroba që zgjasin — udhëzues praktik për gra dhe familje

Si të njihni fibrat dhe të blini rroba që zgjasin: një udhëzues praktik për të lexuar etiketat, inspektuar qepjet, bërë prova në dyqan dhe verifikuar politikën e riparimit — bazuar në udhëzimet e BE-së dhe analizat mjedisore evropiane.

Supë familjare e thjeshtë me perime sezoni — recetë dhe këshilla për drekë të shpejtë

Recetë e thjeshtë për supë familjare me perime sezoni, përgatitur shpejt dhe në mënyrë të sigurt. Përmban udhëzime për përbërës, përgatitje, këshilla ushqimore dhe higjienë në kuzhinë.

Shëndeti | Gruaja: simptomat e zakonshme dhe kufijtë kur duhet kërkuar kujdes mjekësor

Udhëzues i drejtëpërdrejtë mbi simptomat që gratë zakonisht vërejnë, sinjalet që nuk duhet injoruar dhe kufijtë se kur duhet kërkuar kujdes mjekësor, me këshilla parandalimi.

Horoskopi i ditës (argëtim) 19.09.2026 — 12 shenjat: dashuri, punë dhe mirëqenie

Horoskopi argëtues i ditës për 19 shtator 2026: një përmbledhje e shpejtë për dashuri, punë dhe mirëqenie për çdo shenjë. Lexoni më poshtë për sugjerime të përgjithshme dhe ide të thjeshta argëtuese.