COVID-19 ndikoi në shtimin e gënjeshtrës

spot_imgspot_img

Situata e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19 nuk ka bërë gjë tjetër veçse i ka detyruar njerëzit të thonë më shumë gënjeshtra.

Gënjeshtra të thjeshta si: kam respektuar distancimin social gjatë gjithë kohës; kam respektuar të gjitha masat mbrojtëse; etj.

Sipas ekspertëve, një njeri gënjen mesatarisht 1-2 herë në ditë. Sidoqoftë kjo ishte para pandemisë. Të gënjyerit nuk është rritur domosdoshmërisht prej pandemisë, kjo situatë thjesht u ka dhënë njerëzve një fushë të re në të cilën kanë hapësirë për të gënjyer.

Gjithsesi gënjeshtra në një situatë të tillë është e kuptueshme. Njerëzit kanë qenë nën një presion të vazhdueshëm, të cilin nuk kanë ditur ta menaxhojnë me gjakftohtësi gjatë gjithë kohës.

“Ndonjëherë në kohë stresuese, njerëzit kërkojnë përgjigje të thjeshta kundrejt pyetjeve komplekse. Kjo i lejon ata të ndihen sikur kanë kontrollin kur në të vërtetë nuk është ashtu.”- thotë për Cosmopolitan, psikiatristi Pavan Prasad.

Edhe pse këto gënjeshtra mund të duken të panevojshme në pamje të parë, psikoterapistja Jennifer Pepper shprehet: “Njerëzit gënjejnë kur duan të shmangin reagimin që e vërteta do të sjellë”.

Ajo që ekspertët sugjerojnë në këtë rast është të merrni frymë thellë dhe të lini jashtë anën emocionale. Pyeteni veten se pse po e bëni këtë gjë, për të cilën më pas ju duhet të gënjeni.

Mendoni nëse ka një zgjidhje alternative për të marrë të njëjtat ndjesi duke bërë diçka të cilën nuk keni nevojë ta fshihni më pas.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Dashuri & Martesa: Zgjidhje pa zhurmë

Hapa praktikë për të zgjidhur keqkuptime pa ngritur zërin: përgatitje, dëgjim aktiv, kufij dhe shembuj nga jeta e çifteve në Kosovë, Shqipëri dhe Zvicër.

Rroba që zgjasin për familjen

Si të zgjedhësh materiale që zgjasin dhe t’i mirëmbash rrobat për një gardërobë familjare funksionale, me hapa të thjeshtë që kursejnë buxhetin dhe kohën.

Dhoma e fjetjes: Dekor sezonal me ripërdorim

Krijo ngrohtësi në dhomën e fjetjes me ripërdorim tekstilesh, rikrijim të kutisë së natës dhe sache aromatik me bimë vendore — me hapa të thjeshtë e të sigurt.

Fëmijët në kuzhinë: udhëzime praktike

Përfshi fëmijën në gatim me rregulla të thjeshta sigurie, higjiene dhe detyra sipas moshës. Krijo rutina që e kthejnë kuzhinën në lojë dhe mësim.