Çokollata e zezë, aleate e zemrës

spot_imgspot_img

Nëse gjatë pandemisë të është shtuar nepsi për çokollata, kjo e ka një arsye dhe ju e keni një justifikim. Një studim të cilit i referohet Agroweb ka zbuluar se njerëzit që hanë një ose disa racione çokollate të zezë  në javë, kanë 10% më pak gjasa të preken nga sëmundjet e zemrës.Çokollata dhe shëndeti i zemrës

Çokollata e zezë është e pasur me antioksidantë, hekur, kalçium dhe vitaminat e kompleksit B. Antioksidantët janë të duhur për të luftuar inflamacionin dhe rritur kolesterolin e mirë. Një katror i vetëm i çokollatës së zezë plotëson 24% të dozës së rekomanduar ditore të magnezit.

Magnezi është një mineral thelbësor. Ai ndihmon trupin të rregullojë përthithjen e vitaminave dhe mineraleve të tjera si kalciumi, kaliumi, bakri, zinku dhe vitamina D Për përfitime të mëdha konsumoni kakao të papërpunuar që ka sasi më të mëdha të magnezit. Nëse kombinoni një dietë me yndyrna të pakëta dhe me ushqime të pasura me magnez, ju do të përfitoni tension të ulët të gjakut dhe rrjedhimisht një rrezik më të ulët të shfaqjes së sëmundjeve që i kanosen zemrës.

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Pandora: Kujdes i butë për flokët pas ekspozimit në diell dhe nxehtësi

Udhëzime praktike dhe të buta për t’i rikthyer flokët pas ekspozimit në diell dhe vapë, duke u mbështetur në këshillat për freskim, hidratim dhe mbrojtje në ditët e nxehta.

Te‑zgjedhura: Si të organizoni një mbrëmje me muzikë shqiptare në shtëpi për familje dhe diasporë në Zvicër

Udhëzues praktik për të organizuar në Zvicër një mbrëmje me muzikë shqiptare në shtëpi, me fokus te atmosfera, teknika, aktivitetet për familje dhe lidhjet me diasporën.

Trend: Ndërto gardërobën kapsulë praktike për punë dhe përditshmëri

Udhëzues praktik për të ndërtuar një gardërobë kapsulë funksionale dhe të qëndrueshme për punë dhe jetën e përditshme, me fokus tek zgjedhja e materialeve, mirëmbajtja dhe kombinimet bazë.

Ushqim: Sallatë sezonale për drekë — 3 versione të plota me proteina lokale për familje në Kosovë dhe Zvicër

Tre receta të thjeshta e sezonale me proteina lokale — mish pule, pulëbardhë të ziera dhe kombinim me bishtajore — të përshtatura për drekë familjare në Kosovë dhe Zvicër, me këshilla për ushqyerje të balancuar dhe higjienë ushqimore.