Pse ëndrrat gjatë shtatzënisë janë ndryshe

spot_imgspot_img

Njerëzit flasin shpesh për mënyrën se si do të ndryshojë rutina juaj e gjumit pas ardhjes së bebushit në jetë, duke harruar që netët gjatë shtatzënisë duken po aq të gjata sa ato pas.Mes pagjumësisë, të përzierave dhe idesë që një krijesë e jotja është rrugës, gratë e gjejnë veten në sfidë me gjumin.

Përpos rutinës së gjumit, shumë gra përballën me një tjetër ndryshim. Ëndrrat që shohin janë më të çuditshme se zakonisht!

Çfarë ka ndryshe me ëndrrat e shtatzënisë?

Të ëndërrosh është normale dhe pjesë e shëndetshme e gjumit, por gjatë shtatzënisë, mund të vini re një ndryshim në llojin apo shpeshtësinë e ëndrrave që shihni. Nuk do t’ju duket e pazakontë të kujtoni më mirë nga zakonisht, të përjetoni ëndrra shumë reale dhe gjithashtu të zgjoheni nga makthet e shpeshta.

Ndryshimet e zakonshme të ëndrrave gjatë shtatzënisë:

  1. Janë më reale

Gjatë shtatzënisë ëndrrat me situata, imazhe të qarta dhe njerëz realë janë më të shpeshta, aq sa ndonjëherë bëhet e vështirë për ta ndarë realitetin prej saj.

  1. Më të shpeshta

Shumë gra besojnë se kanë parë më shumë ëndrra gjatë shtatzënisë. Është e mundur, pasi disa gra flenë më shumë gjatë pritjes së ëmbël, gjë që rrit shanset për të parë më shumë ëndrra.

  1. Ëndrrat lidhen me shtatzëninë ose mëmësinë

Sigurisht ardhja e një fëmijë të bën të ndjesh emocione në çdo moment të ditës. Prej kësaj ndjesa dhe ndoshta prej frikës, pasigurisë apo ankthit të pritjes, është normale të shihni ëndrra me bebe. Shumica e grave ëndërrojnë sikur fëmija e tyre ka nisur të flasë, të tjera zbulojnë emrin në një ëndërr e ndërsa në pjesë gjininë.

  1. Ëndrrat ankthioze

Mos u surprizoni nëse shihni ëndrra që ju shkaktojnë ankth. Të bëhesh gati për një fëmijë kërkon kohë dhe shumë energji. Krahas emocioneve pozitive, vijnë dhe frikërat. Është krejtësisht normale që çfarë mendon truri juaj gjatë ditës të shfaqet nëpër ëndrra.

  1. Makthe

Ka shanse që gjatë shtatzënisë makthet gjatë natës të jenë më të shtuara. Ato vijnë në forma të ndryshme, por më të shpeshtat janë: ëndrrat që lidhen me humbjen e bebit, rrëzimin e tij, apo një abort spontan.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Trend: Veshje praktike për mot të ndryshueshëm Kosovë–Zvicër — udhëzime për gra dhe familje

Udhëzime praktike për gra dhe familje që jetojnë ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës: si të ndërtoni një garderobë fleksibël dhe më të qëndrueshme, duke marrë parasysh ndikimin ambiental të tekstileve dhe mjetet e reja që do të sjellë tregu.

Pilaf shtëpie me aromë moderne: receta tradicionale shqiptare për drekë familjare

Recetë e përditësuar e pilafit shtëpiak që kombinon shijen tradicionale shqiptare me zgjedhje më të shëndetshme: drithëra integralë, perime stinore dhe këshilla për higjienën dhe ruajtjen e vakteve.

Parashikim argëtues për 12 shenjat — 30 gusht 2026 (dashuri, punë, mirëqenie)

Parashikim argëtues për 12 shenjat më 30 gusht 2026: një lexim i lehtë për dashuri, punë dhe mirëqenie që synon vetëm argëtimin e ditës suaj.

Si të ripërshtatni rrobat verore për vjeshtë pa blerje: ide praktike për stil dhe mirëmbajtje

Udhëzues praktik për të shndërruar pjesët verore në kombina vjeshte pa blerje: si të zgjidhni, riparoni, shtresoni dhe kombinoni ngjyrat në mënyrë të qëndrueshme.