Çka nëse vaksina e COVID-19 nuk krijohet?

spot_imgspot_img

Nga të gjitha anët e botës, sytë e veshët janë drejtuar tek shkenctarët që po punojnë në zbulimin e vaksinës kundër COVID-19.

Por sipas CNN, ekziston mundësia që ajo të mos zbulohet dhe ky nuk do të ishte rasti i parë.

“Ka viruse ndaj të cilëve ne ende nuk kemi zhvilluar një vaksinë”, thotë doktor David Nabarro, profesor i shëndetit global në Imperial College London, i cili gjithashtu shërben si një i dërguar i veçantë i Organizatës Botërore të Shëndetit për pandeminë e Covid-19.

“Ne nuk mund të bëjmë supozime absolute se vaksina do të shfaqet apo se do t`i kalojë të gjitha testet e efikasitetit dhe sigurisë”, shton ai. Një numër i madh specialistësh megjithatë janë të bindur se vaksina e Covid 19 do të arrijë të zhvillohet, e këtë bindje të tyre e ushqen dhe fakti që në ndryshim nga sëmundje si HIV-i apo malarja, koronavirusi nuk pëson mutacione aq të shpejta.

Në rast se kjo ndodh, atëherë shoqëritë, në vend që ta fshijnë Covid-19, mund të mësojnë të jetojnë me të. Qytetet do të hapeshin ngadalë dhe disa liri do të kthehen nëse ndiqen rekomandimet e ekspertëve.

Testimi dhe gjurmimi fizik mund të bëheshin pjesë e jetës sonë në periudhën afatshkurtër megjithëse një udhëzim i papritur për tu izoluar mund të mbërrijë në çdo kohë. Një mundësi e tillë, sipas gjigantit mediatik amerikan, po merret parasysh me shumë seriozitet nga mjaft ekspertët sepse diçka e tillë ka ndodhur më parë.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Dashuria & Martesa: Zgjidhje pa zhurmë

Zbulo si të zgjidhësh keqkuptime në çift pa ngritur zërin: përgatitje, dëgjim aktiv, kufij të qartë dhe hapa të vegjël që e mbajnë lidhjen të sigurt.

Materiale dhe shtresa për mot të ndryshueshëm

Zgjidh materiale që zgjasin dhe shtreso me mend për ditë me diell, erë dhe shi mes Kosovës e Zvicrës. Udhëzues praktik për rehat dhe jetëgjatësi.

COVID dhe shtatzënia: planifikim i sigurt

Po planifikon shtatzëni pas COVID-19? Ja si të zgjedhësh kohën, përgatitjen dhe bisedat e duhura me mjekun e partnerin, që të nisësh e sigurt.

Trupi‑Lëkura: ide vjeshtë për stilin e përditshëm

Shtresa, tekstura dhe kujdes minimal për lëkurën: si ta rifreskosh stilin e përditshëm në vjeshtë me rrobat që tashmë i ke, pa shpenzime të panevojshme.