9.5 C
Priština
More

    Çka nëse fëmija juaj ka virus të stomakut?

    spot_imgspot_img

    Gjatë temperaturave ekstreme, parashikimeve jostabile për ardhjen e pranverës, viruset e stomakut janë mjaft të zakonshme. Këtu po ju paraqesim disa këshilla në lidhje me çfarë duhet të bëni kur një fëmijë merr virusin e stomakut.

    Virusi i stomakut apo gastroenteritis është inflamacion i mukozës së sistemit të tretjes edhepse njihet si gripi i stomakut. Faktorët më të zakonshëm për virusin e stomakut janë rotavirus, adenovirus, calicivirus dhe astrovirus.

    Përveç këtyre virusëve që shkaktojnë virusin e stomakut, gripi mund të jetë edhe nga bakteriet e dëmshme të tilla si salmonella, staphylococcus, shigella, campylobacter, E.coli dhe disa lloje të parazitëve.

    Nëse fëmija juaj ka virus të stomakut, atëherë ka gjasa që ai të ketë diarre, të vjella, dhimbje barku, temperature…simptomat tek fëmijët janë kryesisht të ndryshme, mund të jenë më të forta dhe mund të zgjasin diku për disa orë për katër ditë në varësi të patogjeneve.

    Si e marrin fëmijët virusin e stomakut?

    Virusi i stomakut është shumë ngjitëse dhe transmetohet lehtë. Fëmija juaj mund të hajë ushqim të kontaminuar ose të ndajë një gotë me ujë me fëmijë të tjerë që janë të infektuar, dhe kjo mjafton për ta marrë virusin.

    Një mënyrv e zakonshme që fëmijët të marrin virusin në stomak është se prekin me duart e tyre gjëra që janë të infektuara dhe pastaj i vendosin ato në gojë. Tingëllon si diçka e pështirë por kjo ndodhë shumë shpesh dhe ndoshta është një nga mënyrat më të zakonshme që fëmijët të marrin virusin e stomakut.

    Sa është i shpeshtë virusi i stomakut?

    Virusi i stomakut është sëmundja e dytë më e zakonshme mënjëherë pas ftohjes, dhe para moshës trevjeçare fëmijët mesatarisht kapin virusin të paktën dy here në vit, dhe nëse shkojnë në kopësht fëmijësh kanë gjasa të sëmuren më shpesh.

    Pas vitit të tretë, imuniteti i fëmijëve forcohet shpejtë dhe sëmundjet rrallohen, por gjatë kësaj periudhe nuk është e pazakontë për fëmijët që të marrin virusin në stomak 2-3 herë në vit.

    Kur duhet vizituar mjeku?

    Vizitoni mjekun në rastet kur fëmija vjell më shumë se dy ditë, ka gjurmë gjaku në jashtëqitje apo vini re nëse fëmija është shumë nervoz. Vizitoni mjekun nëse vëreni këto simptoma të dehidrimit:

    • Urinim i zvogëluar (më rrallë se 6 orë)
    • Të qenët i përgjumur ose nervoz
    • Rrudhje e lëkurës
    • Sy të fundosur
    • Etje e tepërt
    • Buzë të thara
    • Qarje pa lot
    • Këmbë të ftohta dhe duar pa ngjyrë

    Nëse dyshoni se fëmija është i dehidratuar dhe pediatric nuk punon, dërgoni atë në urgjencë. Në këtë rast, fëmija duhet rehidratuar dhe duhet të ruhet për disa orë.

    Si trajtohet virusi i stomakut?

    Vetëm në rastin kur fëmija ka infeksion bacterial merr medikamente nga pediatric, ndërsa në rastet e virusit gastroenteritis, barnat nuk luajnë asnjë rolsepse si çdo virus tjetër edhe ky kalon vetvetiu. Për fëmijët nuk rekomandohen medikamente kundër diarresë, sepse zakonisht zgjasin sëmundjen dhe mund të kenë efekte anësore.

    Vetëm në rast temperature me shumë se 38,5C, fëmijës i jepet shurup për temperaturë duke iu përshtatur moshës së fëmijës.

    Problemi më i madh gjatë virusit në stomak është mundësia e ehidratimit dhe paaftësia e fëmijës për të mbajtur lëngjet e trupit. Prandaj, mjeku mund të përshkruajë shtojca të elektrolitëve që ndihmojnë fëmijën për të zëvendësuar lëngjet e humbura.

    Ushqimi gjatë sëmundjes duhet të jetë i lehtë – supë, oriz, banane, bukë e thekur, çajra. Është e rëndësishme që fëmija sa më shpejtë të jetë e mundur ti kthehet përsëri mënyrës standard të të ushqyerit, gradualisht duhet të fuse ushqimin normal, por jo ushqime me yndyrë dhe të rënda.

    Në shtëpi ju mund të bëni vet zgjidhjen tuaj kundër dehidratimit.

    Përbërësit e nevojshëm:

    • 6 lugë sheqer
    • ½ lugë çaji kripë
    • 1 litër ujë të vluar dhe të ftohur në temperaturë dhome

    Të gjithë përbërësit përzieni bashkë dhe hidhni në ujë dhe jepjani fëmijës gjatë ditës në sasi të vogla.

    Ilaç efikas për diarre:

    • ½ filxhan drithëra orizi për fëmijë
    • 2 gota ujë
    • ½ lugë çaji kripë

    Tërë përbërësit përzieni mirë dhe jepjani fëmijë me një lugë çaji për çdo pesë minuta. Fëmijëve mund tu jepni banane ose fruta tjera të pasur me kalium.

    Nëse jeni duke e ushqyer fëmijën me gji, vazhdoni pavarësisht virusit në stomak./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...