Cilat janë ushqimet që e përmirësojnë humorin tonë?

spot_imgspot_img

Mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë. Kjo thënie e romakëve të lashtë, është vërtetuar prej disa kohësh edhe nga shkenca. Dieta e duhur ushqimore, veçanërisht ajo mesdhetare, mund ta ndihmojë vërtet mendjen tonë që të mendojë pozitivisht.

Ndërkohë ushqimet e pashëndetshme, ku kryesisht futen ato të gatshme, duket se janë të shijshme për momentin, por në një periudhë afatgjatë mund të ndikojë negativisht në ekuilibrin tonë psikofizik. Duke iu referuar disa studimeve, ne kemi zgjedhur 10 ushqime që falë përbërjes së tyre, promovojnë një humor të mirë.

Banania

E pasur me vitamina B, kripëra minerale (sidomos kalium), probiotikë dhe triptofan, banania na jep shumë energji dhe ndihmon në lehtësimin e stresit, duke nxitur një ndjenjë të përgjithshme të mirëqenies.

Çokollata e zezë

Ajo përmban prebiotikë, antioksidantë dhe triptofan, duke stimuluar çlirimin e hormoneve të lidhura me emocionet (endorfina, feniletilamina, serotonina), duke kryer në mënyrë efektive një funksion anti-depresiv, siç theksohet edhe në një studim të vitit 2019 nga Kolegji Universitar në Londë.

Thjerrëzat

Përveç acidit folik dhe magnezit, thjerrëzat përmbajnë tirozinë (një aminoacid që stimulon dopaminën) dhe acidin gama-aminobutirik (që redukton ankthin). Kjo është arsyeja pse një studim i botuar në vitin 2017 në “Science of Food and Agriculture”, thekson se thjerrëzat nxisin humorin e mirë tek njerëzit.

Boronica

E pasur me antioksidantë dhe vitamina, boronica e ndihmon trurin të aktivizojë hormonet që frenojnë stresin. Jo vetëm kaq. Siç e thekson një hulumtim i botuar në “Journal of Agricultural and Food Chemistry”, ky fryt stimulon aftësitë njohëse, duke përmirësuar ndjeshëm kujtesën.

Arrat

Arrat sigurojnë mirëqenien tonë psikologjike falë pranisë së neuroprotektorëve (vitaminës E, folateve, magnezit, melatoninës dhe Omega 3),të cilat e përmirësojnë performancën intelektuale, dhe sipas një studimi të botuar në vitin 2012 e reduktojnë tensionin emocional.

Patatja e ëmbël

Sikurse dëshmohet nga një studim i “Center of Science in the Public Interest” në SHBA, patatja e ëmbël është një karbohidrate komplekse që garanton mirëqenie fizike dhe mendore duke nxitur një rritje të niveleve të dehidroepiandrosteronit dhe serotoninës, hormonet e humorit të mirë.

Domatja

Një burim i vitaminave, fosforit dhe kaliumit, domatet janë gjithashtu shumë të pasura me likopen, një substancë që e mbron trurin duke nxitur ndjenjat e mirëqenies, aq sa përbën një anti-depresant të vërtetë, siç tregohet edhe nga një studim i publikuar në vitin 2013 në “Journal of Affective Disorders”.

Spinaqi

Siç nënvizohet nga një hulumtim i botuar në vitin 2018 në “Journal of Clinical Medicine”, spinaqi është i pasur me lëndë ushqyese, dhe mbi të gjitha përmban vitaminë C dhe magnez, substanca shumë të çmuara për prodhimin e serotoninës dhe dopaminës, hormonet përgjegjëse për humorin e mirë tek njeriu.

Veza

Është shumë ushqyese, por edhe shumë e pasur me vitamina të grupit B. Ajo përmban gjithashtu Omega 3, vitaminë D, zink dhe triptofan, substanca që garantojnë mirëqenien e organizmit duke nxitur mendimet pozitive, siç dëshmohet nga një studim i Institutit Leiden për Trurin dhe Njohjen në Holandë.

Kosi

Kosi është i pasur me kalcium (që e ndihmon shumë funksionimin e sistemit nervor) dhe probiotikë (të cilët stimulojnë prodhimin e hormoneve “pozitive”):Për këtë arsye, shpjegon një hulumtim i vitit 2015 i botuar në “Food Research International” (që rekomandon kosin me vanilje), konsumimi i tij e përmirëson ndjeshëm gjendjen shpirtërore.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Pandora: rutina të shkurtra për rikthim dhe hidratim të flokëve pas diellit

Udhëzues i shkurtër praktik për rikthim dhe hidratim të flokëve pas ekspozimit në diell, i bazuar në udhëzimet për të mbajtur trupin të ftohtë dhe të hidratuar gjatë ditëve të nxehta.

Te‑zgjedhura: ide praktike për një mbrëmje me muzikë shqiptare në shtëpi — atmosferë dhe lojëra

Udhëzues praktik për të organizuar një mbrëmje muzikore shqiptare në shtëpi: si të krijoni atmosferë, të zgjidhni repertorin dhe të përfshini lojëra që lidhin gjeneratat — pa nevojë për emra artistësh.

Food: recetë sallate sezonale për drekë me përbërës vendorë dhe përgatitje të shpejtë

Recetë e lehtë për sallatë sezonale drekë me përbërës vendorë, udhëzime të shpejta për përgatitje dhe këshilla për sigurinë ushqimore dhe vlerat bazë nutricionale sipas udhëzimeve ndërkombëtare.

Trend: Gardërobë kapsulë praktike për punë dhe përditshmëri — baza funksionale për gra dhe familje

Si të ndërtoni një gardërobë kapsulë funksionale për punë dhe përditshmëri: parime të qëndrueshmërisë, përzgjedhje të bazës dhe hapa praktikë për kombinime që duhen testuar në dritë natyrale dhe për përshtatje klimatike.