7.1 C
Priština
More

    Çfarë thotë shenja e juaj për mënyrën se si putheni

    spot_imgspot_img

    Mënyra se si putheni është tërësisht individuale, me gjasa e inspiruar nga komeditë romantike me të cilat jeni rritur si dhe këshillat e gocave më të mëdha kur ishit adoleshente, mirëpo ka gjasa që shenja astrologjike të ndihmojë në formësimin e mënyrës se si putheni.

    Dashi: Nuk jeni të interesuara të mendoni para se të veproni, zakonisht e bëni të kundërtën andaj edhe e kapni partnerin në befasi me ca puthje përplot me epsh.

    Demi: Jeni tepër sensuale dhe gjithçka bëni ngadalë, andaj koha nga puthjet e buta deri tek ato të lëngshmet është shumë e gjatë.

    Binjakët: Keni aq shumë për të bërë dhe aq shumë gjëra në mendje saqë është e vështirë të jeni të fokusuara. Puthjet e shpejta dhe të ëmbla të shoqëruara me ndonjë koment flirtues janë ëmbëlsira juaj. Sa më tepër që të bisedoni me partnerin aq më me epsh ndjeheni dhe aq më tepër rritet mundësia ta befasoni me puthje.

    Gaforrja: Keni natyrë sentimentale që reflektohet në puthjet, atë që e ndjeni e ktheni me po të njejtin intensitet.

    Luani: Asnjë shenjë tjetër nuk është aq dramatike sikurse ju, ju putheni sikur të jeni duke lozur ndonjë rol në film të ngjashëm me Titanikun.

    Virgjëresha: Truri juaj është i stërngarkuar andaj është e vështirë të koncentroheni dhe të kënaqeni në ndjenjat fizike të bashkimit të buzëve me partnerin. Nëse jeni e lidhur me të, ka gjasa të humbeni në puthjet e tij.

    Peshorja: Ju e përjetoni romansën dhe ëndërroni për lidhje tradicionale me letra dashurie dhe me darka me qirinj. Duke qenë aq pasionante, ju bën edhe një puthëse të shkëlqyeshme edhe në puthjet e shkurta edhe në ato të gjata dhe përplot emocione.

    Akrepi: Jeni e tensionuar natyralisht andaj edhe puthjet e juaja janë të mbushura përplot me ndjenja dhe keni një aftësi ta bëni partnerin të dehet me puthjet e juaja.

    Shigjetari: Jeni spontane edhe avanturiste andaj edhe dëshironi të eksperimentoni me puthje të ndryshme – nga ato të thella dhe françeze e deri tek puthjet delikate, mirëpo sidoqoftë puthjet e juaja janë të pasura me ndjenja.

    Bricjapi: Kur bëhet fjalë për gjithçka, madje edhe në dashuri, qëllimi juaj është të kënaqni palën tjetër. Puthjet e juaja e bëjnë partnerin të ndjehet i sigurtë në ndjenjat e tij dhe do i ndezni të gjitha shkëndijat e mundshme.

    Ujori: Jeni shumë miqësore me të gjithë saqë secili që e njihni ka qenë i bekuar me ndonjë puthje platonike nga ju. Puthjet e juaja janë të rehatshme dhe të lezetshme.

    Peshqit: Jeni romantikja ekstreme, e prirur për të shprehur gjithçka që gjendet në zemrën tuaj në një mënyrë tejet kreative. Puthjet e juaja janë lozonjare dhe do e përmbysin zemrën e partnerit tuaj me tërë atë pasion që e posedojnë.

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...