Çfarë (s’)duhet të hanë gratë shtatzëna?

spot_imgspot_img

Nëse jeni shtatzënë dhe jeni në dilemë se çfarë duhet dhe s’duhet të konsumoni, nuk jeni të vetmet. Për këtë arsye, BBC i ka kushtuar një artikull pikërisht ushqimeve që sduhet të mungojnë asnjëherë në dietën e një gruaje shtatzënë dhe ato të cilat duhet të zhduken menjëherë.

Një ligj për të gjitha gratë shtatzënë: dietë e shëndetshme me shumë fruta dhe perime, pak mish, fasule, thjerrëzat dhe shumë ujë.

Duhet të siguroheni që po merrni kalcium të mjaftueshëm, kështu që përpiquni të përfshini produktet e qumështit me yndyrë të ulët, si kos natyral apo qumësht.

Nuk është e thjeshtë që gjatë shtatzënisë të hash vetëm një copë të vogël me ëmbëlsirë, por mos u tundoni të hani më shumë. Rrini larg ëmbëlsirave dhe zgjidhni ushqime që ju japin shumë vitamina dhe minerale.

Ushqimet që duhet ti keni më shumë kujdes.

Peshku. Këshilla për gratë shtatzëna është që të hani jo më shumë se 140g në javë peshk. Mbani shënim: vetëm peshk të llojit salmon, sardele apo troftë. Llojet e tjera përbajnë sasi të mjaftueshme të mërkurit për të dëmtuar fëmijën tuaj.

Djathë. Kini kujdes me llojet e djathërave. Jo të gjitha janë të shëndetshme gjatë një shtatzënie. Shmangni djathërat e butë tip gorgonzola. Por nëse bëhet fjalë për djathërat e butë të cilët janë të bëra nga qumësht i pasterizuar, atëherë mund ti konsumoni. Djathërat e forta janë ato që këshillohen më shumë gjatë shtatzënisë pasi aciditeti i lartë dhe përmbajtja e ulët e ujit në këto djathëra bëjnë që të mos kenë baktere.

Veza. Deri në 2017 thuhej se nuk është e shëndetshme që një grua shtatzënë të konsumojë vezë. Por tashmë kjo ka ndryshuar. Por këshillohet që të gjitha llojet e vezëve të gatuhen mirë dhe jo gjysmë të ziera apo skuqura.

Kafeina. 200 mg në ditë kafeinë është e lejuar për një grua shtatzënë. Kujdes: një kapuçin e mesme mund të përmbajë deri në 195 mg kafeinë, një çaj deri në 75 mg kafeinë dhe një kafe 100mg kafeinë. Llogaritë bëjini vetë.

Mishi. Një rregull kryesor për gratë shtatzënë të cilat preferojnë konsumimin e mishit është që ai duhet të jetë i gatuar plotësisht mirë, pra shumë i pjekur ose shumë i zier. Kjo për shkak të disa parazitëve që përmban mishi. Nuk këshillohet të konsumohet mëlçia.

Disa gra vuajnë nga mungesa e hekurit gjatë shtatzënisë. Një dietë e pasur me mish të kuq, arra, fruta të thata dhe zarzavate mund të jetë e mjaftueshme për të siguruar hekurin që ju nevojitet.

 

Burim: (L.F) tiranapost.al

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Te‑zgjedhura: ide praktike për një mbrëmje me muzikë shqiptare në shtëpi — atmosferë dhe lojëra

Udhëzues praktik për të organizuar një mbrëmje muzikore shqiptare në shtëpi: si të krijoni atmosferë, të zgjidhni repertorin dhe të përfshini lojëra që lidhin gjeneratat — pa nevojë për emra artistësh.

Food: recetë sallate sezonale për drekë me përbërës vendorë dhe përgatitje të shpejtë

Recetë e lehtë për sallatë sezonale drekë me përbërës vendorë, udhëzime të shpejta për përgatitje dhe këshilla për sigurinë ushqimore dhe vlerat bazë nutricionale sipas udhëzimeve ndërkombëtare.

Trend: Gardërobë kapsulë praktike për punë dhe përditshmëri — baza funksionale për gra dhe familje

Si të ndërtoni një gardërobë kapsulë funksionale për punë dhe përditshmëri: parime të qëndrueshmërisë, përzgjedhje të bazës dhe hapa praktikë për kombinime që duhen testuar në dritë natyrale dhe për përshtatje klimatike.

Horoskopi ditor argëtues për 12 shenjat: dashuri, punë dhe mirëqenie

Një horoskop i lehtë dhe argëtues për ditën: ide të shkurtra për dashuri, punë dhe mirëqenie për çdo shenjë zodiacale.