Egoist i vërtetë: 5 shenjat se jeni me mashkull që nuk ju meriton!

Mashkulli vetjak apo egoist bie në kategorinë e meshkujve më të vështirë për lidhje, nëse nuk jeni e sigurtë a jeni me një mashkull të tillë, lexoni shenjat që e identifikojnë atë.

Nuk dëgjon

Nuk i intereson ajo çfarë ju dëshironi ta thoni, dhe këtë e tregon duke mos ju kushtuar aspak vëmendje derisa flisni. Qoftë edhe nëse jeni personi më i bezdisshëm në botë, mashkulli i vërtetë të paktën do të mundohet që të marrë pjesë në bisedën me ju, ndërsa ai vetjaku nuk do të mundohet as minimalisht.

Flet vetëm për veten

Pasiqë zakonisht nuk dëgjon, mashkulli vetjak në të shumtën e bisedave flet ekskluzivisht për veten. Gjërat e tjera nuk i interesojnë pasiqë ai është më i rëndësishmi, andaj edhe ju dini gjithçka rreth tij ndërsa ai nuk di asgjë rreth jush.

Vonohet rregullisht

Një herë apo dy është në rregull të vonohet, mirëpo nëse e prisni 15 minuta çdo herë, kjo nënkupton se dëshiron të duket i rëndësishëm para të tjerëve. Mashkulli i cili e lejon që ta prisni nuk është serioz dhe në çdo situatë do të mendojë vetëm për vetveten.

Bëni vetëm atë që ai e dëshiron

Në lidhje duhet të ekzistojë kompromisi e jo vetëm të veproni sipas dëshirës së tij, ndërsa në anën tjetër të lëshoni nevojat dhe dëshirat e juaja, andaj kjo lidhje me kohë shëndrrohet në diktaturë. Nëse i propozoni të bëni diçka që ju dëshironi, ai vazhdimisht rrefuzon, që e vërteton teorinë se ai është vetjak.

Seksi është vetëm për kënaqësinë e tij

Mashkulli i vërtetë do të ndjehej keq nëse e kupton se nuk e kënaq femrën sa duhet në shtrat, ndërsa ai vetjaku aspak nuk brengoset. Mashkulli vetjak e ka vetëm një qëllim – të kënaqë vetveten, e pas kësaj nuk i bëhet vonë se si ndjeheni ju. /kosovarja.ch/